AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 nuk sjell rritje të interesave të borxhit publik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Ministrisë së Financave. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Ankandet e fundit të bonove të thesarit dhe obligacioneve të zhvilluara pas fillimit të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit kanë dhënë vetëm një rritje të papërfillshme të interesave të borxhit publik.

Godina e Ministrisë së Financave. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Parashikimet për një trefishim të deficitit buxhetor të qeverisë gjatë këtij viti dhe rrjedhimisht, rritjes së pritshme të huamarrjes publike për të përballuar pasojat e paralizimit ekonomik të detyruar nga masat e distancimit social për shkak të pandemisë së koronavirusit duket se nuk kanë shkaktuar deri më sot ndonjë rritje të konsiderueshme të interesave të borxhit publik të vendit, të cilat janë aktualisht në nivelet më të ulëta në historinë e re të vendit.

Ankandi i obligacioneve dhjetëvjeçare i fundit i zhvilluar në datën 9 Prill, dha për interes vjetor çmimin 5.29%, rezultat ky i njëjtë me ankandin paraardhës të zhvilluar në 6 Janar të këtij viti.

Po kështu, ankandi i fundit i bonove të thesarit 12 mujore i zhvilluar më 31 Mars përfundoi me interes mesatar të ponderuar në masën 1.94%. Në një ankand të mëparshëm në 3 Mars 2020, pra afro dy javë para fillimit të paralizës ekonomike, interesi mesatar i ponderuar i pranuar ishte 1.92%.

Borxhi publik shqiptar ka pësuar rënie të fortë në normën e interesit gjatë viteve të fundit, pasojë kjo e ngadalësisë së rritjes ekonomike të vendit që para krizës së shkaktuar nga pandemia. Për shembull, interesat e bonove 12 mujore në vitin 2011 ishte rreth 7% ndërsa interesat e obligacioneve 10 vjeçare ishin mbi 9%. Tregu pësoi ndryshime të konsiderueshme pas asaj kohe, kur disa ndryshime në rregullat e menaxhimit të rrezikut detyroi disa banka të reduktonin pjesëmarrjen e tyre në tregun e borxhit publik për shkak të shembullit të krijuar nga falimenti i Greqisë. Por pas viteve 2015, ndërsa shpresat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike u venitën, volumi i kredisë së re ishte i paktë dhe konkurrenca për blerje titujsh borxhesh, relativisht e lartë.

Në vitin 2015, interesat e bonove të thesarit 12 mujore ranë në 3% ndërkohë që obligacionet dhjetëvjeçare vijonin të kishin interes vjetor mbi 9%. Pas vitit 2016, interesat e të gjitha llojeve të titujve filluan të bien më tutje ndërsa kreditimi i sektorit privat nga bankat ishte në nivele të ulëta dhe rrjedhimisht, mundësitë e bankave për të investuar depozitat ishin të pakta.

Interesat e ulëta të borxhit publik janë sot një nga argumentet kyçe në mbështetje të hipotezës së zgjerimit të mëtejshëm të borxhit publik pavarësisht se ai gjendet sakaq në nivel tepër të lartë, por me synimin që paratë e siguruara nga rritja e borxhit të përdoren për të lehtësuar ekonominë pas kapërcimit të krizës së COVID-19.

Mosrritja e interesave të borxhit pavarësisht pandemisë sugjeron se bashkë me zgjerimin e borxhit publik vendi do të vuajë edhe pakësimin e kërkesës për kredi nga sektori i ekonomisë reale private.

Etiketa: BankatblerjeBorxhiBorxhi publikCOVIDCOVID-19krediKrizaMASmbështetjeNensi BogdanipaktpandemiaParaTregu
Tjetri
Dy vatra të reja shtojnë numrin e pacientëve me COVID-19 në Shqipëri

Dy vatra të reja shtojnë numrin e pacientëve me COVID-19 në Shqipëri

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.