AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE paralajmëron socialistët për “anti-shpifjen”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun e delegacionit të BE në Tiranë ambasadorin, Luigi Soreca,| Foto : LSA

Pas shqetësimit të ngritur nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i kërkoi socialistëve të ndjekin rekomandimet e Venecias në tërësi dhe paralajmëroi se BE po e ndjek nga afër çështjen për t’u siguruar që “ndryshimet do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe Europiane”.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me kreun e delegacionit të BE në Tiranë ambasadorin, Luigi Soreca,| Foto : LSA

Një plan i shumicës parlamentare socialiste për të miratuar paketën anti-shpifje përmes ndryshimeve të cunguara dhe jotransparente duket se po has kundërshti jo vetëm nga organizatat për të drejtat e njeriut, por edhe nga Bashkimi Europian.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca paralajmëroi socialistët në një seri me mesazhe në Tëitter të enjten që të ndjekin në tërësi rekomandimet e Opinionit të Komisionit të Venecias nëse duan të bëjnë amendime në ligjin, të cilin socialistët e miratuan dhjetorin e kaluar në kundërshti me këshillat e Bashkimit Europian por që u bllokua më pas nga presidenti Ilir Meta dhe nga Këshilli i Europës.

“Çdo amendim në draftine ligjit antishpifje duhet të jentë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje,” shkroi Soreca.

“Ne nxisim autoritetet e Shqipërisë të ndërmarrin konsultimet e nevojshme me organizatat e medias dhe shoqërinë civile dhe të marrin parasysh opinionet e shprehura nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias,” shtoi më tej Soreca.

Javën e kaluar, pesëmbëdhjetë organizata shqiptare paralajmëruan se shumica parlamentare socialiste ka në plan të bëjë një rishikim të përciptë të ligjit aktualisht të bllokuar sipas kritereve të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit. Përdorimi i këtij neni, i cili përshkruan mënyrën se si parlamenti rishikon ligjet e kthyera për rishqyrtim parlamentar nga presidenti, mund t’i lejojë socialistëve të bëjnë ndryshime të përcipta të këtë ligj dhe ta vënë atë menjëherë në fuqi. Organizatat vendëse dhe ndërkombëtare thonë se edhe nëse parlamenti do të trajtojë të gjitha vërejtjet e presidentit, sërish ai do të dështojë të trajtojë disa vërejtje me rëndësi kritike të bëra nga Opinioni i Komisionit të Venecias, duke sjellë një ligj poshtë standardeve ndërkombëtare. Neni 86 i rregullores së Kuvendit i lejon parlamentit të bëjë ndryshime në një ligj të kthyer nga presidenti, por vetëm për ato çështje për të cilat presidenti ka shprehur vërejtje. Në çdo rast, parlamenti ka të drejtë ta injorojë dekretin e presidentit në tërësi ose në mënyrë të pjesshme. Organizatat kanë shprehur gjithashtu vërejtjen se kjo taktikë legjislative e përdorur nga shumica socialiste mund të prodhojë një ligj të pakonsultuar paraprakisht. Për këtë arsye, organizatat i kërkojnë parlamentit të heqë dorë nga  ky ligj dhe të nisë procesin nga e para.

Opinioni i Komisionit të Venecias vërejti se krijimi i një institucioni administrativ për të mbikëqyrur median online, siç dëshiron kryeministri Edi Rama, në kushtet kur vendi nuk ka një traditë institucionesh të pavarura, do të sjellë rrezikun e keqpërdorimit të këtij institucioni si mjet presioni ndaj gazetarëve. Komisioni vërejti gjithashtu që mënyra e formulimit të ligjit nga socialistët, mund t’i hapë rrugën përdorimit të këtij ligji nga oligarkët për t’i mbyllur gojën medias për çështje të interesit publik. Venecia i këshilloi Shqipërisë që fillimisht të trajtojë problemin e pavarësisë politike të Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ndërkohë, të nxisë vetërregullimin e medias si mjet për të luftuar shpifjet apo gjuhën e urrejtjes online.

Bashkimi Europian i ka vendosur kusht qeverisë shqiptare që të respektojë opinionet e Komisionit të Venecias si pjesë e detyrimeve për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në përgjithësi Brukseli ka pëlqyer që të dërgojë mesazhe në takime private te qeveria mbi atë që mundet dhe që nuk mundet të bëhet ndërsa deklaratat publike, si kjo e ambasadorit Soreca, zakonisht vijnë pasi kanalet diplomatike nuk arrijnë rezultat.

“Ne do të vijojmë të ndjekim shumë afër zhvillimet në lidhje me këtë ligj të rëndësishëm, në mënyrë që paketa të sillet në përputhje me të gjitha standardet e rëndësishme ndërkombëtare dhe Europiane,” deklaroi Soreca.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBrukseliEdi RamagazetarhasIlir MetaKëshilli i EuropësKomisioni i VeneciaskonferenceKryeministri Edi RamaLigjLuigi SorecaMetaOligarkëParaQeveriaRamarishikimShpifjeshqipshqiptare
Tjetri
Kapet duhan kontrabandë, rreth 100 milion lekë doganë e papaguar

Kapet duhan kontrabandë, rreth 100 milion lekë doganë e papaguar

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.