AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz për lirinë e medias

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto:LSA

Ekspertë të lirisë së shprehjes dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut mbi çështje të medias, theksojnë se kërkesa për të sekuestruar kompjuterat dhe mjetet e punës së gazetarëve të Lapsit është një përpjekje për frikësim të medias dhe cënon parimin e mbrojtjes së burimit.

Gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaëme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila i ka thirrur drejtuesit e portalit Lapsi.al, lidhur me hetimin për të dhënat e 920 mijë votuesve që përdoreshin nga Partia Socialiste (PS).

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të miratuar një kërkesë të SPAK për sekuestrim të kompjuterëve, celularëve dhe çdo pajisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al, shihet prej ekspertëve të jurisprudencës mbi mediat si përpjekje për frikësim të gazetarëve dhe shkelje e drejtave të njeriut dhe vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.

“Ndërhyrja e prokurorisë dhe gjykatës në të drejtën e Lapsi.al që të raportojë për një çështje që është qartësisht në interes të publikut është tentimi i radhës i pushtetit që të frikësojë mediat,” i tha BIRN Flutura Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias.

Të dielën më 18 prill, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Iliriana Olldashi miratoi një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në të cilën kërkohet sekuestrimi i paisjeve elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Vendimi u mor pas fillimit formal të hetimeve dhe kallëzimit të Partisë Demokratike, pas publikimit të informacionit mbi një databazë që besohet se është krijuar nga Partia Socialiste dhe që përmban emrat e 910 mijë votuesve të qarkut Tiranë, krahas të dhënave të shumta personale.

Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve.

“Në vend që prokuroria të hetojë shkeljen e privatësisë nga ana e Partisë Socialiste, ata tentojnë që të frikësojnë gazetarët dhe burimet,” tha Kusari, duke komentuar kërkesën e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës.

Sipas Kusarit, përpjekjet për të zbuluar burimet e gazetarëve të Lapsi.al janë në kundërshtim flagrant me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shprehet se pa burime nuk do të kishte gazetari, ndërsa shton se publikimi i investigimit mbi databazën ishte një shërbim të interesit publik.

“Falë tyre, publiku në Shqipëri ka kuptuar për cënimin më të rëndë të privatësisë në historinë e re të saj,” theksoi ajo.

Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme ka pranuar arsyetimin e prokurorisë që këmbëngul në vënien në dispozicion të databazës, duke e cilësuar këtë të domosdoshme për hetimin.

Avokati Dorjan Matlija, drejtues i Qendrës Respublica, i tha BIRN se ky arsyetim i gjykatës ishte i gabuar.

“Prokuroria kishte mundësinë të hetonte në mënyra të tjera dhe në rrugë të tjera për të zbardhur rrethanat për interesat e kallëzimit të Partisë Demokratike kundër kryeministrit e të tjerëve,” tha Matlija.

Ai shtoi se para se të miratojë kërkesën e prokurorit, gjykata duhet të marrë në konsideratë mbrojtjen e burimit, një detyrim që rrjedh prej një sërë vendimesh të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në vendimin e fundit të kësaj natyre, i bërë publik në prill të këtij viti – Sedletska kundër Ukrainës, GJEDNJ arsyeton se një urdhër që mund të zbulojë burimin e gazetarit mund të lëshohej vetëm nëse do ishin ezauruar të gjitha mundësitë  e tjera për të kryer hetimet.

Matlija thotë se kjo në këtë rast nuk ka ndodhur, ndërsa shton se në vend kishte raste të ngjashme kur gjykata e kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë pikërisht me arsyetimin se hetimi kishte mënyra të tjera për të gjetur shkeljen penale nëse një të tillë ekziston.

Avokati shtoi se vendimi kishte shkelje të tjera, pasi gazetarët nuk ishin njoftuar dhe nuk u ishte dhënë mundësia të arsyetonin qëndrimin e tyre. Ai tha se masa po ashtu ishte jopropocionale dhe mund të cënonte më shumë se një burim informacioni.

“Rrezikon edhe ta mbyllësh praktikisht median, se po i merr mjetet e punës, po e sekuestron,” theksoi Matlija.

Botuesi i Lapsi.al, Andi Bushati i tha BIRN se Prokuroria e Posaçme nuk kishte ndërmarrë akoma veprime ndaj tyre. Bushati tha se u ishte lënë kohë dy-tre ditë me marrëveshje me gojë që ata të mund të konsultoheshin me avokat. Ai tha se Lapsi.al e kishte ankimuar në Apel vendimin e gjyqtares Olldashi.

Në ankim, Lapsi.al i kërkon gjykatës të shfuqizojë vendimin për sekuestro, duke arsyetuar ndër të tjera se prokuroria kishte një sërë mjetesh të tjera në dispozicion për të hetuar çështjen “pa cënuar  mbrojtjen që i jep ligji dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, burimeve të informimit të gazetarit profesionist”.

Në ankim po ashtu thuhet se dukej që “prokuroria ka orientuar hetimet deri në këtë fazë vetëm në identifkimin e burimit të informacionit”, ndërsa nuk janë pyetur të identifikuarit si “patronazhistë” apo persona të tjerë që mund të kishin dijeni për databazën.

Bushati i tha BIRN se shihte një sfond politik pas veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

“Veprimet e gjykatës dhe prokurorisë janë të ngjashme me ato të lakejve të nënshtruar ndaj partisë në pushtet,” tha ai, ndërsa i akuzoi institucionet e drejtësisë se sheqetësoheshin të gjenin atë “që ka tradhëtuar nënën parti” dhe jo ata që kishin grabitur të dhënat.

Ndërkohë, Kusari i tha BIRN se Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias do të sigurohej që situata të bëhej e njohur për partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresojmë që do të ketë trysni ndërkombëtare që të ndalet presioni ndaj mediave,” përfundoi ajo.

Etiketa: AnkimApelArmand ShkullakuBIRNdetyrimFlutura KusarigazetarGJEDNJGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHetimetIliriana OlldashiLapsi.almarrëveshjeMasanatyreParaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e PosaçmePSPunëResPublicarrjedhjeSHshqipShqipëriSPAKUkrainëVendimi
Tjetri
Gentiana Xhelili përballet me pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Gentiana Xhelili

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.