AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Albchrome hedh në gjyq aktivistin për një status kritik në Facebook

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Biznesmeni, Samir Mane, zotërues i Albchrome gjate konferences vjetore me teme: Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”. Foto LSA

Kompania e minierave, nën pronësinë e Samir Manes, njeriu i cilësuar si më i pasuri në Shqipëri,  pretendon se aktivisti Jani Marka i ka cenuar imazhin me thënie të pavërteta në lidhje me numrin e minatorëve të vdekur në aksidente në punë në minierën e Bulqizës.

Biznesmeni, Samir Mane, zotërues i Albchrome gjate konferences vjetore me teme: Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”. Foto LSA

Një nga kompanitë e Samir Manes, pronari i grupit të kompanive Balfin, me aktivitet në fushën e minierave, tregtisë me pakicë, bankave dhe ndërtimit, ngriti padi për shpifje ndaj aktivistit Jani Marka duke kërkuar një dëmshpërblim në masën 1 milionë lekë me pretendimin se një status në profilin e tij personal në Facebook përmban të dhëna të pavërteta dhe si të tilla, i cenojnë imazhin. Padia është ngritur nga kompania AlbChrome, e cila është nën pronësinë e grupit Balfin, ndërsa kjo e fundit është nën pronësinë 100% të Samir Manes.

Marka kreu postimin më 30 janar 2020 në profilin e tij personal ku ankohej për heshtjen e medias ndaj ngjarjeve në Bulqizë, ku një grup minatorësh tentuan të krijojnë një sindikatë të re por u pushuan nga puna shpejt pas krijimit të sindikatës.

“Si shpjegohet se pakkush guxon të përmendë emrin e Samir Manes?,” shkroi Marka në Facebook. “A mos është i parëndësishëm fakti se në pesë vjet janë vrarë në punë 43 minatorë? A mos jemi duke i rënë në qafë kot se është burrë i mirë? Arsyeja pse emri i Samir Manes nuk dëgjohet nga gojët e gjithollogëve është sepse Samir Mane përfaqëson nervin e sistemit ekonomik i cili është konsoliduar në këto 30 vjet kapitalizëm: oligarkisë.”

AlbChrome në aktpadinë e dorëzuar në gjykatë thotë se në minierat e kontrolluara nga grupi Balfin nga viti 2013 kur ky grup bleu koncesionin minerar Albchrome e deri në vitin 2019, në aksidente në punë kanë vdekur 8 minatorë.

Aksidente fatale (me humbje jete) nga 2013 deri në 2019 (ose sot) në Minierën e Kromit Bulqizë kanë qenë 8 punonjës, duke përfshirë edhe 4 punonjësit e nënkontraktorit të huaj kinez të quajtur Wenzhou”, shkroi kompania në aktpadi.

“Deri më sot, nga momenti kur miniera është marrë në administrim nga pala paditëse, kanë ndodhur 8 (tetë) aksidente me pasojë vdekjen (njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë pas aksidentit) dhe jo 43 sikurse kuptohet nga postimi i palës së paditur,” vijon më tek aktpadia.

Për këto shkaqe, AlhChrome kërkon që i padituri të përgënjeshtrojë deklaratën e tij në profilin e tij në Facebook si dhe të dëmshpërblejë dëm jopasuror në masën 1 milionë lekë.

Pas marrjes së padisë, Organizata Politike, një grupim i të majtës, publikoi të dhëna nga raporte të ndryshme të inspektoratit të punës si dhe të dhëna të grumbulluara prej tyre nga deklaratat e policisë për aksidentet, në të cilat tregohet se 45 është numri i minatorëve të vdekur në punë në të gjithë industrinë minerare të vendit mes viteve 2013 dhe 2019, duke sugjeruar se pyetja retorike e Markajt i referohej industrisë minerare në tërësi dhe jo kompanisë AlbChrome në veçanti.

Kompania AlbChrome operon pjesën më të madhe të kompleksit minerar të Bulqizës ku krahas kësaj kompanie, operojnë edhe disa dhjetëra kompani të tjera më të vogla.

Një zëdhënës i Balfin i tha BIRN se kompania AlbChrome është e gatshme të tërheqë padinë në rast se Marka pranon të përgënjeshtrojë vetveten në faqen e tij në Facebook.

“AlbChrome bën me dije se do te mjaftonte edhe një përgënjeshtrim i drejtpërdrejtë i z. Marka apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor (nëse ka vendosur të ketë), ndaj kompanisë AlbChrome, që kjo e fundit të tërhiqte padinë e saj,” tha zëdhënësi.

Marka i tha BIRN se e shikonte padinë si një formë presioni ndaj aktivistëve me synimin për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit.

Padia pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi përballet në procese gjyqësore për shpifje apo cenim imazhi me aktivistët.

Më herët, kompania Gener 2, një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike për ndërtimin e rrugëve, hodhi në gjyq aktivistët që luftojnë kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Valbonë nga kjo kompani. Gener kërkoi 200 milionë lekë dëmshpërblim për cenim imazhi. Gjykata e Tiranës e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj.

Një vendim i gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut i njohur si Steel dhe Morris kundër Mbretërisë së Bashkuar i vitit 2005 konsiderohet gjerësisht si një referencë që ka mbyllur mundësitë për korporatat që të ngrenë pretendime për shpifje ndaj aktivistëve, duke i dhënë të drejtë këtyre të fundit, jo vetëm që të protestojnë, por edhe të ekzagjerojnë.

Në këtë çështje ligjore, kompania McDonalds e rrjetit të hamburgerëve iu drejtua gjykatave britanike kundër një organizate mjedisore vendëse, e cila kishte publikuar një pamflet në të cilin McDonalds akuzohej si shkaktar kanceri dhe vdekjeje dhe sëmundjesh, si korporatë imperialiste, si fajtore se pse në botë ka varfëri dhe pse njerëzit në vendet e botës së tretë vuajnë nga uria. Ajo u akuzua gjithashtu si fajtore për shkatërrimin e pyjeve tropikale.

Gjykatat britanike gjetën fajtorë aktivistët duke i dënuar ata t’i paguanin dëmshpërblim korporatës ndërkombëtare, e cila në atë kohë ishte simbol i kapitalizmit. Por ndryshe nga gjykatat britanike, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) shkarkoi aktivistët nga përgjegjësia dhe i akordoi atyre një dëmshpërblim për stresin e pësuar nga procesi gjyqësor dhe padrejtësia që u ishte shkaktuar nga gjykatat britanike.

GJEDNJ gjeti se ligjet e Britanisë së Madhe mbi shpifjen ishin të padrejta dhe se korporatat duhej të ishin të hapura ndaj kritikave, veçanërisht për çështje të interesit publik të tilla si ushqimi dhe mjedisi. Gjykata gjeti gjithashtu se sistemi britanik i drejtësisë ishte treguar i padrejtë duke ngarkuar me përgjegjësi gjyqësore dy aktivistët si dhe i dha shpërblim aktivistëve për stresin që duhet të kenë pësuar nga vetë ekzistenca e padisë.

Britania e Madhe u dënua në këtë rast edhe për faktin që nuk kishte ofruar ndihmë ligjore falas për të paditurit që përballeshim me një korporatë me burime të pafundme. Gjykata përcaktoi se pavarësisht seriozitetit të të dhënave të pamfletit, gjykatat britanike kishin dështuar t’i ngarkonin Mc Donalds detyrën që të provonte se nga shpërndarja e fletushkës kishte pësuar dëm ekonomik, fjala vjen, i kishin rënë shitjet apo fitimet. [Link]

Etiketa: aksidenteAksidentetaktivistAktivistëAlbchromeBalfinBIRNBritania e MadheBulqizëdëm ekonomikEmriFacebookGener 2GJEDNJGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqGrupi BalfinIntegrimiLigjMASMinatorMinieraMjedisiOrganizata PolitikepadiPunaPunëSamir ManeSHShpifjeshqipShqipëriTiranëVendim
Tjetri
Mësimi me katër turne; një sfidë e re për vitin e ri akademik

Mësimi me katër turne; një sfidë e re për vitin e ri akademik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.