AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mësimi me katër turne; një sfidë e re për vitin e ri akademik

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndarja e nxënësve nëpër turnet përkatëse do bazohet në rendin alfabetik, pa marrë parasysh pengesat që mund të krijojnë këto orare në rutinën e prindërve apo të familjeve | Foto : Nensi Bogdani

Pak javë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021, stafi akademik i shkollave të Tiranës ka filluar përgatitjet për procesin mësimor, i cili ndryshe nga çdo vit tjetër do të zhvillohet me turne dhe nën kushte të pazakonta ndikuar nga risku dhe frika që solli pandemia e COVID-19.

Ndarja e nxënësve nëpër turnet përkatëse do bazohet në rendin alfabetik, pa marrë parasysh pengesat që mund të krijojnë këto orare në rutinën e prindërve apo të familjeve | Foto : Nensi Bogdani

Para pak ditësh Ministria e Arsimit, Sportit  dhe Rinisë (MASR) publikoi një draft udhëzues me direktiva mbi skenarët e nisjes së vitit të ri akademik 2020-2021.

Me virusin ende në qarkullim dhe nën kushtet e një realiteti te ri, shkollave u duhet të hartojnë grafiqet e tyre duke ndarë nxënësit në grupe deri me 17 veta në klasë, në mënyrë që të ruhen distancat e sigurisë.

Megjithëse stafet e shkollave publike në Tiranë shprehen se janë gati, ata nuk mund të thonë asgjë konkrete deri në momentin kur ky plan udhëzimesh do të vihet në veprim.

“Mësimi tek ne do të zhvillohet me 4 turne, me klasa nga 15 fëmijë, me orët mësimore nga 30 minuta; mund të zgjasë deri në orën 17.30 ose 18.00,” shpjegoi Besa Tarka, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Emin Duraku.

“Vetëm një derë në pjesën e pasme na mungon, që të dalin nxënësit për të mos u krijuar grumbullim tek pjesa e hyrjes, por edhe këtë na kanë premtuar se do a e vënë,” shtoi ajo.

Pas mbylljes së shkollave në muajin mars si pjesë e masave të distancimit social që kishin qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, procesi mësimor u zhvendos online dhe u zhvillua me anë të platformave të ndryshme virtuale, por një pjesë e konsiderueshme e nxënësve dhe studentëve nuk patën akses në to, ndërsa një pjesë e pedagogëve nuk pati përgatitjen e duhur për përdorimin e teknologjive përkatëse.

Udhëzuesi i publikuar nga Ministria e Arsimit parashikon tre skenarë kryesorë të zhvillimit të procesit mësimor. Sipas skenarit të parë mësimi do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur distancën fizike nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme; skenari i dytë parashikon një mësim të kombinuar në klasa dhe në distancë nga shtëpia; ndërsa skenari i tretë parashikon vetëm mësimin nga shtëpia nëse situata përkeqësohet ndjeshëm.

Pas udhëzimeve të mbrojtjes nga tërmeti, tanimë shkollave u shtohen dhe udhëzimet për mbrojtjen ndaj COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

“Skenarët do të zbatohen në varësi të infrastrukturës së shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit,” shkruhet në draftin e publikuar prej MASR.

“Shkollat do të ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës; ndajnë çdo klasë në dy grupe: grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15; grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.45-15.00. Ora e mësimit do të jetë 30 minuta”, vijon draft udhëzuesi i MASR.

E pyetur se në çfarë baze do të ndahen fëmijët nëpër oraret e turneve përkatëse, stafi drejtues i shkollës 9-vjeçare Emin Duraku tha se do të ndiqet rendi alfabetik që përkon dhe në regjistër.

Ndërkohë ndryshim i orareve të mësimit pritet të sjellë andralla për disa prindër, të cilët për arsye të ndryshme mund ta kenë të pamundur t’i çojnë fëmijët në shkollë në orët e vona.

“Nuk kemi komunikuar akoma me prindërit për ndarjen e fëmijëve sipas orareve. Nuk kemi në dorë diçka në lidhje me këtë, nëse dikujt do i duket orari i papërshtatshëm, pasi e tillë është edhe situata”, tha Besa Tarka.

“Pas 1 shtatorit do ua komunikojmë dhe prindërve skemat e ndarjeve së fëmijëve nëpër klasa,” shtoi ajo.

Udhëzuesi vë theksin mbi inkurajimin e bashkëpunimit midis shkollave dhe prindërve të nxënësve.

“Inkurajimi i shkollave që të bashkëpunojnë me prindërit dhe me komunitetin për të zhvilluar dhe për të zbatuar strategji në përputhje me nevojat e tyre specifike. Suksesi do të arrihet vetëm falë përpjekjes kolektive të të gjithë aktorëve”, thuhet në draftin e publikuar nga MASR.

“Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi, është shtesë me afërsi 7 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare ose orët mësimore shtesë mund të realizohen me mësues shtesë”, citohet në draft udhëzim.

Shkollat kanë nisur përgatitjen për rifillimin e vitit të ri akademik ku mësimi do të kryhet me 4 turne deri në orët e vona të pasdites | Foto : Nensi Bogdani

Tarka së bashku me nëndrejtoreshën e shkollës, pohuan se lëndët kryesore do të bëhen në klasa dhe vetëm disa lëndë do të bëhen online, në mënyrë që të lehtësohet sadopak ngarkesa.

Përsa i përket stafit mësimor dhe përballimit të kësaj situate, drejtoresha Tarka tha se shkolla “Emin Duraku” ka mjaftueshëm personel.

“Ne kemi staf, por ka pasur dhe shkolla që kanë punësuar staf te ri,” tha Tarka. “Ndoshta edhe stafi ynë do të ngarkohet pak,  por sigurisht për këtë do të shpërblehen,” përfundoi ajo.

Etiketa: COVIDCOVID-19Ministria e ArsimitNensi BogdanipandemiaPandemia e COVID-19ParaPunëSHshkollastudentTiranë
Tjetri
Banesat e fundit të hershme të Durrësit po humbasin vlerat historike

Banesat e fundit të hershme të Durrësit po humbasin vlerat historike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.