Një grup punonjësish nga partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU në Bashkinë Dibër dhunuan së paku katër zyrtarë të Partisë Socialiste mëngjesin e së mërkurës. Policia arrestoi zëvendëskryetarin që i përket PDIU ndërsa kryetari socialist i quajti aleatët e tij nga PDIU “një bandë horrash”.
Katër zyrtarë të Bashkisë Dibër u dërguan në spital me plagë të rënda nga rrahja si pasojë e dhunës së ushtruar nga aleatët e tyre të vegjël nga PDIU, bëri të ditur policia dhe zyrtarët.
Kryebashkiaku i Dibrës Muharrem Rama shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook se rreth 20-30 persona, disa prej të cilëve të punësuar në bashki, militantë të PDIU, të udhëhequr nga zëvendëskryetari i bashkisë Olti Cani, rrahën dhe goditën punonjësit e bashkisë. Cani, 34 vjeç, u arrestua më vonë nga policia.
Partia Socialiste dhe aleatët e tyre ia dolën të fitojnë ngushtë me pak vota diferencë bashkinë e Dibrës më 2015, pas dy dekadash dominimi nga Partia Demokratike. Gjithsesi, fituesi i zgjedhjeve Shukri Xhelili u pushua nga puna dhe u arrestua në vitin 2016 pasi u regjistrua në kamera duke kërkuar seks në shkëmbim të rritjes së rrogës dhe promovimit të një punonjëseje 20 vjeçare.
Pavarësishts kandalit, Partia Socialiste arriti ta rifitojë bashkinë Dibër në zgjedhjet e parakohëshme që u zhvilluan në shtator 2016 dhe madje i rritën votat në krahasim me vitin 2015, falë një aleati të ri të pazakontë, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
PDIU thotë se përfaqëson kërkesat e bashkësisë çame, disa dhjetëramijëra shqiptarë që u përzunë nga Greqia në dy valë masive në vitet 1930 dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe që u vendosën më së shumti në Shqipërinë jugore dhe qendrore. Pavarësisht kësaj, kjo parti rezultoi me një elektorat të konsiderueshëm në qarkun Dibër në veri në vitin 2016 dhe 2017 ndërsa Partia Demokratike në opozitë i akuzoi si ata ashtu edhe socialistët për përdorim në masë të taktikës së blerjes së votave, politikës së votave për vende pune dhe dhunës së hapur për të kthyer rezultatin në këtë zonë tradicionalisht të djathtë.
Dukshëm i revoltuar nga ngjarjet e së mërkurës, kryetari socialist i bashkisë Dibër Muharem Rama shkroi: ” Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike”.
” Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin,” shtoi Rama duke e konsideruar “fatkeqësi” faktin që politika ka rënë në këtë llum.
Eahte nje ndarje influencash ne qarkun e Dibres PDIU ka mbajtur. Dibren LSI Bulqizen dhe mercenaret e PS Burrelin .Jan ndarje qe I kan bere para fushates. Te tre keto grupe jan mic shoke bejne coka njeri tjetrit dhe nuk nderhyne me punet e njeri tjetrit. Kan dominuar ne te gjitha fushat ne emerime ne polici gjykata dhe prokurori. Jan njerez me procetend penal si dhe me influence ne qerqet shteterore. Kurse ne popull jan me intekritet te dobet. Kan ekonomi dhe mbahen prej saj.Duhet patjeter nderhyrja e shtetit me rast te kundert do te kete shum probleme.