AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ambasadori i SHBA: Raportime për presione serioze dhe rryshfet ndaj gjyqtarëve për çështjen Tahiri

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Dhjetor 2017 | Foto : LSA

Ambasadori i SHBA Donald Lu në një deklaratë për Ballkanweb pohoi se kishte raporte serioze për presione dhe rryshfet para shqyrtimit në apel të masës së sigurisë për ish-ministrin Saimir Tahiri. Lu kërkoi që vendimi të jepej “mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presionet”.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Dhjetor 2017 | Foto : LSA

Ambasadori i SHBA Donald Lu deklaroi të dielën pasdite për mediat se kishte raportime për presion dhe rryshfet ndaj gjykatësve që do të shqyrtojnë apelin e masës së sigurisë së ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deklarata e Lu u dha për faqen Ballkanweb, e cila citoi se ambasadori kërkonte vëmendje më të madhe të gazetarëve dhe shoqërisë civile ndaj çështjes, që do të shqyrtohet në apel këtë të hënë.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe rryshfete që u janë ofruar gjykatësve”, citohet Lu. Ai po ashtu ka thënë se vendimi për këtë çështje duhet që të bazohet “mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para”.

“Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para”, citohet Lu.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri nuk që i arritshëm përmes telefonit. Avokati i tij Maks Haxhia i tha BIRN se nuk e besonte që këto ishin deklarata të ambasadorit.

Ambasadori i SHBA në Tiranë ka mbajtur shpesh qëndrime të ashpra publike sa i përket politikanëve të akuzuar për abuzim me detyrën apo lidhje me krimin. Lu më herët ka përshëndetur apo mbajtur qëndrim edhe për rastet e disa ish-deputetëve apo zyrtarëve të lartë që humbën mandatin apo u gjykuan për çështje të ndryshme, ndërsa ka këmbëngulur në gjykimin e atyre që i pagëzoi si “peshqit e mëdhej”.  Më herët Lu përshëndeti heqjen dorë prej Tahirit nga mandati i deputetit, ndërsa kërkoi që çështja e tij të shqyrtohej nga drejtësia dhe jo nga politika.

Pasi Saimir Tahiri la mandatin e deputetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masë sigurie “arrest me burg” ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për trafik narkotikësh si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të vëllezërve Habilaj, të arrestuar në Itali. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-ministrin, ndërsa prokuroria paraqiti disa prova të reja rreth kontakteve mes tij dhe vëllezërve Habilaj. Ndërkohë Tahiri ka mohuar akuzat dhe e cilësoi prokurorinë keqdashëse.  Të dy palët vendosën të apelojnë çështjen dhe shqyrtimi për të do të bëhet të hënën.

Etiketa: abuzimApelArrestArrest me burgarrest shtëpieBIRNBurgdeputetDrejtësiagazetarGjykataGjykatëgjyqtarHabilajItalimandati i deputetitMASNarkotiknarkotikëParaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndarryshfetSaimir TahiriSHSHBATrafikVendimi
Tjetri
Partia qeverisëse e Malit të Zi fiton zgjedhjet lokale

Partia qeverisëse e Malit të Zi fiton zgjedhjet lokale

zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.