AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ambasadori Lu: Është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori amerikan, Donald Lu gjatë një aktiviteti. Foto:Ambasada Amerikane

Ambasadori amerikan, Donald Lu kritikoi paaftësinë e institucioneve në përballjen me figurat kryesore të krimit të organizuar në Shqipëri, ndërsa kërkoi arrestimin e “peshqve të mëdhenj” dhe shpëtimin e vendit nga rreziku i vazhdueshëm i pastrimit të parave.

Ambasadori amerikan, Donald Lu gjatë një aktiviteti. Foto:Ambasada Amerikane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu zgjodhi ceremoninë e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës për të folur mbi krimin e organizuar në Shqipëri dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në vend.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu i kërkoi qeverisë shqiptare që t’i shpallë luftë krimit të organizuar, ndërsa e cilësoi këtë si sfidën më të madhe dhe më të vështirë që qëndron përpara vendit.

“Besojmë se është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar,” tha ambasadori Lu përpara të diplomuarve të rinj të Magjistraturës.

“Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen,” shtoi ai.

Duke iu referuar raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Lu theksoi se Shqipëria është qendër e aktiviteteve të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, të armëve dhe prostitucionit, ndërsa shtoi se vendi është në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe sistemit të dobët ligjor.

Për të ilustruar paaftësinë e institucioneve, ambasadori amerikan mori si shembull tre figura të krimit të organizuar, të cilët i kanë shpëtuar së fundmi drejtësisë.

“Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë,” tha Lu.

Një rast tjetër është Klement Balili, të cilit ambasadori iu referua si “magjistari”e që sipas tij ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj “falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”.

Sipas Lu, katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale në Shqipëri, të cilat menaxhojnë operacione të trafikut të drogës dhe atij njerëzor, shantazhe, vjedhje të makinave apo të pastrimit të parave. Ai theksoi gjithashtu se vendi ka një treg të zi jo të vogël të mallrave kontrabandë dhe mbetet nën rrezikun e vazhdueshëm të pastrimit të parave.

Mos arrestimi dhe dënimi i krerëve të organizatave kriminale në vend përgjatë dy viteve të fundit  është konsideruar nga ambasadori amerikan një shqetësim i madh për sistemin e drejtësisë. Ai përmendi se ndonëse në 2016 u bënë 1349 arrestime për krime të trafikimit të drogës, vetëm 100 nga këto raste u pasuan me dënime në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe mes tyre nuk gjendej asnjë personazh i ashtuquajtur si “peshk i madh”.

“Edhe më shqetësues është fakti që kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim të organizatave të trafikut të drogës gjatë vitit 2016. Edhe në vitin 2015 ishin zero,” theksoi ambasadori.

Duke i quajtur të diplomuarit e shkollës së Magjistraturës si “ushtarët e rinj” të luftës kundër krimit të organizuar, Lu paralajmëroi se kjo luftë me gjasë ka për të qenë e egër dhe se për rezultatet duhet durim, guxim dhe sakrifica.

Ambasadori amerikan paralajmëroi gjithashtu nisjen e procesit të vetingut në javën e ardhshme, një proces që sipas tij do të bëhet siç duhet.

“Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë javën që vjen. Ka qenë rrugë e gjatë për të arritur deri këtu, por ky proces do të bëhet si duhet dhe me profesionalizëm, duke iu dhënë shpresë shqiptarëve se do mund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre,” përfundoi ambasadori Lu.

Etiketa: ArmëarrestimearrestimiBurgDrogeEmiljano ShullaziFamiljefinancimGjykatëgjyqtarKanabisiKlement BaliliKrimeMediaPastrimi i paraveprokurorQeveriarrezikrryshfetSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikësShullaziTrafikTrafik DrogeTregVetinguvjedhje
Tjetri
Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe (Video)

Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe (Video)

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.