AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

Një grup aktivistësh dorëzoi në SPAK librin ‘The Albanian Files: Freedom and Architecture’ si provë kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura në favor të oligarkëve të ndërtimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
40 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 07 01 10 22 02
Protestuesit në SPAK | Foto: LSA

Një grup protestuesish dhe aktivistësh dorëzuan të mërkurën më 1 korrik pranë ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme, librin “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, e autorit Anneke Abhelakh, duke cilësuar si dokumentin ose armën e krimit me të cilin kryeministri Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë.

“Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme, disa prej të cilave të ndërtuara tanimë, të tjera në ndërtim e sipër dhe një pjesë e tyre në plan për t’u ndërtuar. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të këtij vendi dhe të këtij modeli qeverisjeje. Në këtë libër del qartë se kryeministri Rama dhe qeveria e tij e kanë shmangur në çdo moment konsultimin publik, duke iu mbivendosur shoqërisë përmes fuqisë së pushtetit dhe përmes marrëdhënies me arkitektë të huaj, ndërtues, biznesmenë e oligarkë të cilët kishin interes në ndërtim”, deklaroi për mediat aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila e dorëzoi librin në SPAK.

Sipas saj, në këtë libër del qartë se ligji nr.21 i vitit 2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2017 ‘Për zonat e mbrojtura’”, është miratuar për shkak të projekteve të ndryshme, të cilat gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshojë ligji.

“Aty gjenden edhe projektet e Zvërnecit që kryeministri Rama tha që nuk ekzistojnë. Datojnë që në vitin 2022, edhe më përpara se ligji të ndryshohej. Pra, për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi, sepse projektet kanë ekzistuar përpara se ligji të ndryshohej”, deklaroi ajo dhe shtoi se bashkëngjitur librit kanë vendosur dhe një kallëzim penal adresuar kryeministrit Rama, eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste, arkitektëve dhe biznesmenëve për të cilët shkruhet në këtë libër.

Sipas aktivistëve dhe protestuesve, për shkak se kryeministri Edi Rama është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe vendos në miratimin e gjithë këtyre projekteve, del qartë se ai ka konflikt interesi me arkitektët dhe biznesmenët e ftuar për të investuar, të cilët përmenden në libër.

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë akuzat rreth librit, duke i cilësuar ato si “inkuizicion”.

Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës, duke e cilësuar të panegociueshme.

“Ne, qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu përpara institucionit të Prokurorisë së Posaçme për të sjellë provën që sipas nesh dëshmon disa prej shkeljeve më të rënda të bëra nga kryeministri i vendit Edi Rama”, tha ndër të tjera aktivistja Sidorela Vatnikaj.

Libri “The Albanian Files: Freedom and Architecture” që u botua në qershor të këtij viti, ka ngjallur debat të gjerë publik. Aktivistët e cilësojnë si një dosje të betonizimit të Shqipërisë, duke mos kursyer as zonat e mbrojtura si Divjaka dhe Zvërneci, si dhe se mjaft projekte janë miratuar pa transparencë publike, bazuar në marrëdhëniet personale të kryeministrit.

Një ndër projektet që gjendet në këtë libër për një kullë në qendër të kryeqytetit, Mali i Tiranës që është në fazën fillestare të ndërtimit, po realizohet nga kompania “Nova Construction”, 91% të aksioneve të së cilës zotërohen prej biznesmenit Ilir Shtufi, i akuzuar për pastrim parash e grup të strukturuar kriminal. Ai është një ndër të proceduarit e dosjes së quajtur “Aruba”, ku nga hetimi janë ngritur dyshime për planet e bëra nga anëtarë të krimit të organizuar, për pastrimin e parave të drogës në projektet e mëdha të ndërtimit të qeverisë “Rama”, në Tiranë dhe bregdet.

 

Tjetri
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
‘Luftë me polici e të fortë’; kandidatët e Roskovecit shkëmbejnë akuza të ndërsjellta

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi shpallet e pafajshme

11:39 | 01/07/2026
505691928 1271786280980470 5855986568948535913 n

Reagimi i Edi Ramës ndaj protestave shkakton pakënaqësi edhe në radhët e Partisë Socialiste

09:08 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.