AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit caktoi gjobë ndaj tre avokatëve të të pandehurve për aferën e incineratorit të Fierit, duke e cilësuar këtë sjellje të përsëritur me ndikim në procesin e rregullt ligjor.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
39 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
lefter koka
Ish-ministri Lefter Koka gjatë procesit gjyqesor.

Procesi penal që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe 16 të pandehurve të tjerë për aferën e incineratorit të Fierit, mbahet pezull prej muajit mars, për arsye të mungesës së avokatëve. Në seancën e të mërkurën më 1 korrik, mungonin avokatët Julian Mërtiri, Marash Ibraj dhe Ergys Hysi. Hysi dhe Ibraj kishin depozituar kërkesë për shtyrje të seancës. I pari kishte dorëzuar një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, dnërsa Ibraj kishte parashtruar se nuk mund të paraqitej në seancë për arsye se një familjar i tij ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Për avokatij Mërtiri nuk u konstatua ndonjë arsye lidhur me mungesën e tij.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi u shpreh se në këtë situatë nuk mund të vijohej seanca. Pasi u tërhoq, kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Tereza Merkaj vërejti se mungesat e avokatëve dhe kërkesat e tyre për shtyrje janë të përsëritura duke sjellë shtyrje të procesit, pavarësisht justifikimeve për arsye shëndetësore.

Sipas gjykatës, për shkak të sjelljes së avokatëve po cënohet procesi i rregullt ligjor. Gjyqtarja Merkaj deklaroi se, me qëllim garantimin e vijimit të procesit, u vendos që të merren masa ndaj avokatëve që mononin, duke caktuar ndaj tyre gjoba në shmuat 20 mijë lekë për secilin.

Po ashtu, u caktua një avokat kryesisht, me qëllim që të mundësohet vijimi seancës së ardhshme, që u shty për më datë 15 korrik, në orën 09:00.

Prej datës 17 mars kur është caktuar seanca e parë, kanë dështuar të zhvillohen nëntë seanca në këtë çëeshtje. Tetë prej seancave janë shtyrë për arsye të mungesës së avokatëve, ndërsa një për pamundësinë e formimit të trupit gjykues.

Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Posaçme e Skallës së Parë në shtator të vitit 2023. Apeli e riktheu për rigjykim në dhjetor të vitit 2024, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimarrje. Gjykata e Lartë e riktheu në Apelit, duke vlerësuar se çështja duhej të zgjidhet drejtëpërdrejtë në Shkallën e Dytë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë “Rama” për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë u akuzuan sit ë përfshirë, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

 

Tjetri
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
‘Luftë me polici e të fortë’; kandidatët e Roskovecit shkëmbejnë akuza të ndërsjellta

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi shpallet e pafajshme

11:39 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.