AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

Disa prej anëtarëve të KLGJ-së shprehën paqartësi lidhur me kriteret ligjore të përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave, duke gjetur si zgjidhje asistencën nga ekspertët ndërkombëtarë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
31 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën të shtyjë për të tretën herë shqyrtimin e projektvendimeve për verifikimet e kritereve të kandidimit për kryetarët e gjykatave, pasi anëtarët e Këshillit shfaqën qëndrime të ndryshme për mënyrën se si kuptonin legjislacionin.

Diskutimet u zhvilluan më së shumti rreth përcaktimeve të parashikuara në shkronjat (b), (i) dhe (ii) të pikës 6 të nenit 47 “Kriteret minimale të përvojës profesionale për ngritjen në detyrë”, në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, për ngritjen në detyrë të magjistratëve në shkallë të parë ose të dytë, ndër të tjera duhet që një kandidat të përmbushë treguesit e kërkuar për aftësi organizative dhe drejtuese, të tilla si përvoja si zëvendëskryetar, kryetar i një seksioni ose magjistrat për çështjet e shtypit; përvoja në pozicione drejtuese në administratën publike ose të drejtësisë, ose përvoja si anëtar i Këshillit, që ka përfunduar të paktën në tre vjet më parë.

Disa prej anëtarëve u shprehën se ishin të paqartë nëse kërkoheshin si kriter aftësitë organizative dhe drejtuese së bashku, apo mjaftonte vetëm një prej tyre. Një prej anëtarëve, u përpoq të bënte të qartë përcaktimet ligjore duke argumentuar edhe mbi bazën e gramatikës së gjuhës shqipe. Po ashtu, një tjetër anëtar anëtar theksoi se në ligj ishte e shkruar e ‘zeza mbi të bardhë’.

Megjithatë, në përfundim u pranua propozimi i një prej anëtarëve, i cili kërkoi që, përpara se të përcaktohen kriteret për ngritjen në detyrë në këtë proces, të merret opinioni i projektit “JUSTAL”, i cili sipas tij ka dhënë kontribut në hartimin e legjislacionit.

Përveç mbledhjes së të mërkurës, shqyrtimi i këtyre projektvendimeve është shtyrë dhe në mbledhjet plenare të datave 24 dhe 16 qershor.

Kandidatët në garë janë: gjyqtarja Ermira Dedja për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; për pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Posaçmet ë Apelit kandidojnë gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbi; Erjon Çela ka kandiduar për pozicionin e kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe gjyqtari Ramiz Lala për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative.

 

Etiketa: Këshilli i Lartë GjyqësorKryetaret e gjykataveligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëvePromovimi ne detyre
mbledhje e klgj

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

18:49 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.