AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Anulohet koncesioni Thumanë-Kashar

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Projekti i autostradës Thumanë-Fushë Krujë – Kashar

Koncesioni më i shtrenjtë dhe më i debatuar i dhënë nga qeveria aktuale është anuluar, deklaroi ministrja e re e Transportit Belinda Balluku pa shpjeguar shkaqet e anulimit.

Projekti i autostradës Thumanë-Fushë Krujë – Kashar

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri të ditur publikisht vendimin për anulimin e koncesionit më të madh dhe më të debatuar të qeverisë, atë që parashikonte ndërtimin e afro 21 kilometrave autostradë për një kosto që mund të shkonte deri në 54 miliardë lekë.

“Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë,” deklaroi Balluku për mediat të hënën më 21 janar, pa dhënë shpjegime për shkaqet që sollën anulimin.

Kompania Gener 2 fitoi koncesionin vitin e kaluar pasi mori paraprakisht një bonus nga qeveria “Rama” për “propozim të pakërkuar”. Dokumentet e tenderit sugjeronin një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin mbi kostot e kontratave koncesionare flet për një kosto të përgjithshme prej 54.4 miliardë lekësh (435 milionë eurosh). Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Negociatat nuk u përmbyllën.

Parashikimi i Ministrisë së Financave ishte që pagesa e kontratës koncesionare të fillonte në vitin 2020 me një këst vjetor prej afro 2.5 miliardë lekësh.

Qeveria u vu në siklet dhjetorin e kaluar kur një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri duke përdorur dokumente të falsifikuara. Dokumente të zbuluara nga media sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

Media bëri të ditur gjithashty se Balluku ka kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci. OST ishte institucioni ku DH Albania fitoi njërin prej tenderëve me dokumente të falsifikuara.

Sipas Ballukut, fondi i koncesionit do të shkojë për të ashtuquajturin “pakt për universitetin”, por buxheti i shtetit nuk ka planifikuar shpenzime për këtë koncesion për vitin 2019 pasi pagesat për të fillojnë në vitin 2020.

Etiketa: 21 janarautostradBelinda BallukubuxhetiBuxheti i ShtetitDH AlbaniaEuroGener 2KoncesionKoncesionikostoMediaOSTpaktQeveriaRamaRaportiSHshpenzimeshqipShqipëritender
Tjetri
KLP kundër Arta Markut, rikthen në detyrë prokurorët e Krimeve të Rënda

KLP kundër Arta Markut, rikthen në detyrë prokurorët e Krimeve të Rënda

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.