AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli i hap rrugë ndërtimit të “Velierës” në zonën arkeologjike “A”

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtimet e deri tanishme të projektit Velierën Foto: Gëzim Kabashi

Gjykata Administrative e Apelit vendosi në dhomën e këshillimi t’i hapi rrugën ndërtimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës, që kishte ndaluar kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A”.

Punimet për ndërtimin e Velierës. Foto: Geri Emiri.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapi rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës. Dispozitivi i vendimit të Apelit lë të kuptohet se ndryshe nga gjykata e Shkallës së Parë është lejuar edhe ndërtimi në zonën arkeologjike “A”, gjë që u kontestua fort prej aktivistëve të shoqërisë civile.

Një trup gjykues me relator Kastriot Selitën, anëtar Bernina Kondi dhe Enkeljeda Metaliaj (Softa) vendosi “Prishjen e vendimit nr. 71, datë 13.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit të çështjes. 2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse” (Dispozitivi).

Vendimi 71 i Gjykatës Administrative në Durrës pati lënë të pakënaqur të dyja palët në proces. Gjykata vendosi atëherë të bllokonte punimet në zonën arkeologjike “A” duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskopetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.

“Detyrimin e të paditurve që, në kuadër të zbatimit të projektit të rivitalizimit të sheshit publik para hyrjes së portit, Durrës, të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, me përjashtim të punimeve që lejohen sipas nenit 2 të Vendimit nr. 237, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave”, thuhej në vendimin e Shkallës së Parë.

Sazan Guri i cili përmes “Menvgroup” ka bërë padinë kundër ndërtimit të objektit i tha BIRN në një bisedë telefonike se nuk ishte në dijeni të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Guri tha se në atë gjykatë po zhvillohej një gjyq me tjetër trup gjykues me relator Arjan Qafën, por të njëjtën padi dhe paditës, i cili ishte në vijim dhe seanca e rradhës ishte më 19 mars.

Bashkia Durrës nga ana e saj refuzoi të komentonte vendimin. Një zyrtar i saj i tha BIRN se do të prisnin zbardhjen e vendimit dhe pastaj do të reagonin.  Vendimi i të enjtes u mor në dhomë këshillimi.

Lexo edhe:

  • Çështja “Veliera”, ekspertët shprehen se projekti i ndryshuar nuk cënon gjetjet arkeologjike
  • Zbulimet ndryshojnë historinë antike të Durrësit, por jo projektet e infrastrukturës
  • ‘Veliera’ zgjon nga gjumi durrsakët në mbrojtje të trashëgimisë

Gjyqe në seri

Ky është vetëm një nga proceset gjyqësore që Shoqata “Menvgroup” si përfaqësuese e shoqërisë civile ka ngritur ndaj Bashkinë Durrës dhe kompaninë ndërtuese “Everest” sh.p.k, më 23 mars të vitit 2017, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të projektit, si ndërtim të paligjshëm, ku ishte falsifikuar kufiri i Zonës Arkeologjike A (që nuk i lejon ndërtimet) që të ndërtonin “Velierën”, si edhe kërkuan anulimin e projektit dhe të kontratës së lidhur me kompaninë private.

Ndërkohë Guri informoi BIRN se do të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj një vendimi  të gjykatës dhe prokurorisë së Apelit Durrës për të pushuar hetimet penale ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako.

Prokuroria e Durrësit dhe më pas ajo e Apelit dhe gjykatat përkatëse vendosën pushimin e hetimeve për Dakon duke argumentuar se në rastin konkret nuk kishte çështje penale. Guri i tha BIRN se ai do të kërkonte prishjen e këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Apelit Durrës vendosi në janar të këtij viti mospranimin e ankimit të shoqërisë civile ndaj vendimit të Gjykatës së Durrësit, që miratoi kërkesën dhe pushimin e çështjes penale nr. 236, datë 16.02.2017 të Prokurorisë së Durrësit, ndaj Bashkisë Durrës, me argumentin se; “nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i çështjes penale, rezultoi se nuk jemi përpara veprave penale të ‘Shpërdorimi i Detyrës’”, shkruhet në kërkesën e prokurorisë që BIRN disponon.

BIRN gjeti se po ashtu në Gjykatën Administrative të Apelit u zhvilluan dy gjyqeve paralele një me padi të rregjistruar më 7 maj 2018 dhe një tjetër me padi me të njëjtin objekt, por me palë të paditur veç bashkisë e kompanisë “Everest Shpk” edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës.  Sazan Guri i tha BIRN se kjo padi e rregjistruar në prill 2018, po shqyrtohej dhe seanca e rradhës ishte caktuar në 19 mars. Ai tha se kishte dijeni vetëm për këtë gjykim me relator gjykatësin Arjan Qafa.

Lexo më shumë:

  • “Veliera” përballë arkeologjisë, shansi i fundit për bashkëjetesën e antikes me modernen
  • Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit
Arkeologët te Veliera. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Vendimi i  i rrëzuar Gjykatës Administrative Durrës

Gjatë zbatimit të projektit ‘Veliera” në mars 2017 me vlerë 6 milion dollarë dolën në dritë objekte arkeologjike që datojnë që nga periudha qytetare ilire dhe gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit. Qytetarët dhe shoqëria civile protestuan për muaj me radhë kundër dëmtimit të objekteve arkeologjike.

Në mars 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv,…duke mos lejuar vazhdimin e punimeve për pjesën e projektit që shtrihet në zonën A” të rriskut arkeologjik në Durrës.

Në një padi në Gjykatën Administrative Durrës shoqëria civile e përfaqësuar në këtë proces nga “Menvgroup”, Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo, kërkoi ndër të tjera shpaljen e paligjshëm të projektit, duke akuzuar se ai kishte cënuar monumente të arkeologjisë.

Një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera” u betonizua. Sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, struktura ishte një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit) dhe një pjesë e mureve të zbuluara të bastionit osman u shpuan me sondë.

Megjithatë tre ekspertët që thirri Gjykata Administrative Durrës vlerësuan se dëmet nga projekti Veliera ishin sipas tyre të rikuperueshme dhe se ndryshimet në projekt krijojnë mundësinë e ruajtjes dhe ekspozimit të gjetjeve arkeologjike, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Durrësit të vijojë me ndërtimin, tashmë që ka edhe një projekt të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, që muret e zbuluara të integrohen me projektin e ri.

Pas një sërë seancash në shkurt 2018 një vit pas fillimit të punimeve Gjykata Administrative Durrës vendosi ndalimin e punimeve në Zonën Arkeologjike “A”. Në vendim u cilësua me “rëndësi të madhe” të shpallë “pacënueshmërinë e objekteve arkeologjike” dhe “të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike A të qytetit të Durrësit”.

Gjykata rrëzoi  nga ana tjetër padinë e shoqërisë civile për bllokim tërësor të projektit me argumentin se paditësi “nuk u mbështet në një koncept të qartë rreth asaj se çfarë përbën projekt”. Gjykata shpalli moskopetencë për disa pika të padisë, përfshi akuzat për “falsifikim dokumentesh” e moszbatim të vendimit të gjykatës.

Ky vendim nuk kënaqi asnjë nga palët. Bashkia e Durrësit që pretendoi se tashmë kishte marrë masat për të ruajtur objektet arkeologjike përmes një projekti të ndryshuar njoftoi Apelimin e tij.  Apelim njoftoi atëhërë edhe organizata e shoqërisë civile që bëri padinë, duke pretenduar se pezullimi i punimeve në zonën “A” ishte i pamjaftueshëm.

Nga ana tjetër prishja e këtij vendimi nga Gjykata Administrative e Apelit këtë të enjte i lejon bashkisë dhe ndërtuesit të ndërhyjë pa kufizim në zonë, përfshi edhe zonën arkeologjike “A” e cila ishte cilësuar si e “pacënueshme” në vendimin e Shkallës së Parë.

Etiketa: AdministrativeaktivistApeliApelimArjan QafaarkeologArkeologjiBashkiaBashkia DurrësBashkia e DurrësitBashkisë DurrësBernina KondiBIRNbllokimDakoDurrësGeri EmiriGjurmëtGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykata e ApelitGjykata e Apelit DurrësGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimetKëshillit të MinistravembrojtjepadiParaProkuroriaPunëSazanSeancaSHVangjush DakoVelieraVendimVendimi
Tjetri
Bota s’ka qenë kurrë një vend më i mirë për të jetuar

Shtirje në ndryshimin klimatik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.