AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Autoriteti i Komunikimeve kërcënon me mbyllje faqet e internetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përqendrimi i medias | Foto Ilustruese

Pas “paketës antishpifje” të kryeministrit Edi Rama dhe pa asnjë bazë ligjore, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare publikoi një listë me 44 faqe interneti dhe një afat 72 orësh me ultimatumin për mbyllje “nëse nuk regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, përfshirë Reporter.al, publikimin në shqip të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.

Përqendrimi i medias | Foto Ilustruese

Pa asnjë referencë konkrete në ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e vet të internetit, AKEP renditi faqe interneti nga Shqipëria, Kosova, SHBA e vende të tjera, përfshirë Reporter.al, publikimin shqiptar të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.

“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online,” thuhet në njoftim.

“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.

Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.

“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.

BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. Reporter.al është një faqe interneti e publikuar në Shqipëri dhe forma e saj e kontaktit përfshin të dhënat mbi ponësinë e faqes si dhe adresat e kontaktit online dhe ato fizike.

Është e paqartë se çfarë procedure ka ndjekur AKEP për të përgatitur listën e faqeve të internetit, të cilat sipas saj, duhet të Regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit.”

AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.

Një nga faqet e internetit të përfshira në listë, insajderi.com, është aktualisht një faqe interneti në Kosovë.

Parim Olluri, redaktor në Insajder, tha se ishte i habitur nga fakti që edhe faqja e tij e internetit ishte në listë.

” Po habitem me dëshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore,” shkroi Olluri në Facebook.

“Ne jemi biznes që operojmë dhe paguajmë taksa në Kosovë. Nuk kemi nevojë që të njëjtën ta bëjmë edhe në Shqipëri. Kjo është normale. The Guardian, New York Times, BBC, New Yorker etj., nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen,” shtoi ai.

Neritan Sejamini, publikues i Exit.al, e konsideroi njoftimin për shtyp të AKEP si tregues të mënyrës së përgjithshme me të cilën qeveria funksionon aktualisht.

“Urdhri i AKEP nuk bazohet në asnjë ligj dhe lista dukshëm tregon dëshirën për të mbyllur faqet e internetit të kritikëve të qeverisë,” tha Sejamini.

“Exit.al është një organizatë jofitimprurëse dhe është regjistruar si e tillë në autoritetet fiskale. Si organizatë, nuk jemi të angazhuar në asnjë aktivitet komercial dhe rrjedhimisht nuk mund të regjistrohemi si të tillë,” tha Sejamini.

Blendi Fevziu, publikues i Opinion.al, tha se përfshirja e faqes së tij në listë duhet të jetë gabim. “Opinion.al është një kompani e regjistruar dhe ka NIPT. Ne nuk mund të shesim reklama pa fatura fiskale,” tha ai.

Formalisht një institucion i pavarur që rregullon tregun e telekomunikacioneve, drejtuesi aktual i AKEP, Ilir Zela, është një ish-deputet i Partisë Socialiste. Teknikisht AKEP mund të urdhërojë ofruesit e shërbimit të internetit të bllokojnë aksesin e faqeve të internetit në territorin e Shqipërisë si dhe ka kontroll mbi regjistrin e adresave me prapashtesat .al.

Etiketa: AKEPBIRNBIRN AlbaniaCensuradeputetEdi RamEdi RamaFacebookfushataGjykatëKosovaLigjNeritan SejaminiPartisë SocialistePortaletQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaRamareklamareporterreporter.alSHSHBAShpifjeshqipShqipëriShqipëriataksaThe GuardianTiranë
Tjetri
Qeveria e Rumanisë kritikohet për dekretin e ri në drejtësi

Qeveria e Rumanisë kritikohet për dekretin e ri në drejtësi

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.