Nga lëvizja #MeToo deri te nismat politike që synojnë zbulimin e hendeqeve gjinore në ekonomi dhe reduktimi i pabarazisë gjinore në paga, narrativa globale mbi barazinë gjinore midis publikut të gjerë dhe politikëbërësve u zhvendos ndjeshëm gjatë gjithë vitit 2018.
Për shembull, ka pasur dëshmi në rritje se hendeqet e ndjeshme të pabarazisë gjinore në paga vazhdojnë dhe se ato janë shkaktuar nga një shumëllojshmëri faktorësh; nga dallimet gjinore në punësim nga profesioni dhe industria, deri te dallimet gjinore në detyrimet e kujdesit dhe praktikat diskriminuese të pagave dhe paragjykimet.
Një qasje për të mbyllur hendeqet e pabarazisë gjinore në paga do të ishte vlerësimi më i lartë i cilësive tipike femërore dhe profesioneve të dominuara nga fmerat. Profesionalizimi i sektorëve joformalë, siç ekonomia e kujdesit, dhe rritja e vlerës së sektorëve kritikë dhe atyre kryesisht për femra, siç është arsimi, do të ndihmonte në rritjen e barazisë gjinore në ato profesione dhe sektorë.
Por është një çështje zgjedhje apo këmbëngulje e normave shoqërore dhe pengesave që shpjegojnë hendeqet e vazhdueshme gjinore në profesione dhe sektorë? Gratë në profesione fitimprurëse, siç janë inxhinieria e softuerit, kanë mungesë modelesh dhe dëshmitë sugjerojnë se punësimi, ruajtja dhe promovimi i femrave profesioniste janë të mbushura me paragjykim. Leja e lindjes nga nënat është ende më e zakonshme sesa leja e lindjes nga baballarët dhe gratë vazhdojnë të marrin një rol më aktiv si kujdestare për anëtarët e familjes. Dhe ndërkohë që këto role mbështesin familjet, komunitetet dhe ekonomitë, paga femërore merr një goditje dhe barra e kujdesit vazhdon të bjerë mbi gratë.
Në të gjithë botën, sipas të dhënave të Forumit Ekonomik Botëror, për çdo dollar që fiton një burrë, një grua fiton 45 cent. Ka shumë faktorë pas pabarazisë në pagë midis burrave dhe grave. Një faktor është fakti se gratë në të gjithë botën kanë më shumë gjasa të punojnë me kohë të pjesshme dhe puna me kohë të pjesshme edhe për të njëjtin profesion dhe sektor ka një pagë më të ulët për orë, me më pak mbrojtje sociale sesa puna e krahasueshme me orar të plotë.
Një faktor tjetër që qëndron pas pabarazive gjinore të pagave është penaliteti i “amësisë” për pagat e femrave; ka një marrëdhënie negative midis pagës së një gruaje dhe numrit të fëmijëve që ajo ka. Sipas të dhënave të OECD-së, penaliteti i amësisë për gratë përbën një reduktim prej 7% në pagë. Një hap i rëndësishëm drejt mbylljes së hendekut gjinor të pagave do të ishte ndarja më e drejtë e përgjegjësive prindërore midis burrave dhe grave. Politikat e lejeve prindërore të paguara që ofrojnë leje lindje si për nënat ashtu edhe baballarët ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi, duke rritur pjesëmarrjen e prindërve në kujdesin ndaj fëmijëve dhe reduktimin e stereotipeve gjinore në kujdesin ndaj fëmijëve dhe përgjegjësitë familjare që lidhen me to.
Mungesa e barazisë gjinore në paga është vetëm një nga disa hendeqe gjinore në sferat ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe politike. Sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror, në shkallën aktuale të progresit, do të duhet më shumë se një shekull për të mbyllur hendekun e përgjithshëm gjinor.
Sipas shifrave të publikuara nga Standard & Poor (S&P) në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në fillim të këtij viti, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore do të ishte e barabartë me normën e pjesëmarrjes së meshkujve, ekonomia amerikane do të ishte 8.7% më e madhe sesa ajo e sotmja, ekonomia franceze do të ishte 17% më e madhe dhe ekonomia japoneze do të ishte 14% më e madhe. Ekonomistët tani thonë se në SHBA, rritja e barazisë gjinore do të çonte gjithashtu në fitime më të mëdha në tregjet financiare. Në SHBA, efekti i barazisë më të madhe mund të nxisë një zgjerim prej 3.6%.
Marrë me autorizim nga Weforum.org. Gender parity can boost economic growth. Here’s how