AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE dënon dhunën ndaj romëve, mirëpret hetimin për rastin e policëve bashkiakë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pyetur nga BIRN në lidhje me thirrjen e bërë nga organizatat e të drejtave të njeriut për delegacionin e BE-së në Tiranë në lidhje me dhunën e filmuar me celular nga dy policë bashkiakë të Tiranës ndaj një romi grumbullues mbeturinash, Delegacioni deklaroi se dënon “të gjitha format e diskriminimit” dhe se “mirëpret hetimin” e kësaj çështjeje.

Fragment nga video e policëve bashkiakë që keqtrajtojnë qytetarin.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi të Mërkurën dhunën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e një romi grumbullues mbeturinash në Tiranë që u filmua nga një kalimtar ndërsa dy policë bashkiakë e dhunonin. Pas publikimit të videos në faqen e një grupimi aktivistësh në Facebook, një numër organizatash të të drejtave të njeriut dënuan dhunën në një deklaratë dhe i kërkuan partnerëve perëndimorë të Shqipërisë të reagojnë ndaj asaj që e quajnë “dhunë sistematike” nga policët bashkiakë të Tiranës ndaj ricikluesve, të cilët janë në shumicë dërrmuese nga komuniteti rom.

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi delegacioni për BIRN.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Për organizatat, dhuna e Policisë Bashkiake të Tiranës është sistematike dhe e paligjshme. Një hetim i mëparshëm i Avokatit të Popullit ka konkluduar se Policia Bashkiake e Tiranës vepron të tejkalim të kompetencave të saja ligjore në lidhje me ricikluesit individualë.

Lexo më shumë: Organizatat dënojnë dhunën e policisë bashkiake ndaj ricikluesit

Etiketa: aktivistAktivistëAvokati i PopullitBashkiaBashkimit EuropianBEBIRNDelegacioni i Bashkimit EuropianDelegacioni i BEdhunaDhunëFacebookHetimkomuniteti romPoliciapolicia bashkiakePunëromromëSHshqipTiranëvideo
Tjetri
Fushatë mbledhje fondesh për të vendosur panele diellore në fshatin që përmbytet nga HEC-i i Poçemit

Fushatë mbledhje fondesh për të vendosur panele diellore në fshatin që përmbytet nga HEC-i i Poçemit

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.