AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Çështja Shullazi” dhe huatë ngrenë pikëpyejte mbi prokurorin Ened Nakuçi

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit Ened Nakuçi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 6 qershor 2019. Foto: Vladimir Karaj/BIRN

Prokurori i Krimeve të Rënda Ened Nakuçi u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pikëpyetje mbi disa hua nga të afërmit dhe probleme të profesionalizmit përfshirë largimin nga gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe dyshimet për largim nga një vend aksidenti. Nakuçi kërkoi konfirmim në detyrë.

Seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit Ened Nakuçi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 6 qershor 2019. Foto: Vladimir Karaj/BIRN

Seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndaj Prokurorit të Krimeve të Rënda Ened Nakuçi u fokusua kryesisht në kriterin profesional. Nakuçi sipas një raporti të përpiluar nga eprorët e tij dhe të lexuar në KPK “braktisi pa njoftuar” çështjen penale ndaj Emiliano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesë e grupit të tij dhe më pas paraqiti një raport shëndetësor 45 ditësh.

Gjatë seancës u bë e ditur se Nakuçit i ishte kaluar barra e provës edhe për dyshimet se ishte larguar nga një vend aksidenti. Sipas relatorit Roland Ilia ky ishte cënim i etikës profesionale. Prokurorit iu edhe kërkuan prova shtesë sa i përket pasurisë, kryesisht për të provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të 3 huadhënësve dhe po ashtu sqarime shtesë për një pagesë me vlerë 5600 dollarë që ishte e paqartë nëse ishte bërë prej tij apo prej babait.

Nakuçi në fjalën e tij nuk dha detaje shtesë rreth çështjeve për të cilat i ishte kaluar barra e provës dhe nuk foli për largimin nga çështja ndaj Shullazit para seancës së leximit të konkluzioneve. Ai tha se kishte sjellë dokumente për të provuar të ardhurat e ligjshme të xhaxhait, i cili i kishte dhënë hua 5 mijë euro në vitin 2003 dhe dokumente të tjera.

Ai kundërshtoi se kishte braktisur vendin e aksidentit dhe tha se kishte qenë pala tjetër që ishte larguar, ndërsa tha se kishte qenë ai që kishte referuar aksidentin në policinë rrugore.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Nakuçin përbëhet nga Xhensila Pine kryesuese, Valbona Sanxhaktari anëtare dhe Roland Ilia relator.

Ened Nakuçi e ka nisur karrierën nësistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2003, ai është emëruar Prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë prej 16 vitesh. Nakuçi është një ndër 25 kandidatët që po vazhdojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, e cila njihet më së shumti me akronimin e saj SPAK.

Braktisja e çështjes dhe problemet profesionale

Në një raport të përpiluar nga eprorët e Nakuçit, ky i fundit akuzohej se kishte “braktisur pa njoftuar dhe pa u lënë dosjet kolegëve” çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë.  Sipas relatorit Roland Ilia në raport përmendet po ashtu fakti që kjo braktisje krijoi probleme në organizimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në shqyrtimin gjyqësor të çështjes.

Çështja ndaj Emiljano Shullazit dhe disa të akuzuarve të tjerë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, u fut në konfuzion pasi një nga prokuroret e çështjes u transferua në krye të prokurorisë së Tiranës, ndërsa Nakuçi u largua për arsye shëndetësore.

Rishortimi i çështjes dhe procesi i caktimit të prokurorëve solli përplasje mes prokurorëve të Krimeve të Rënda, Drejtueses Donika Prela dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Disa prokurorë u ndëshkuan me masa disiplinore për shkak të kësaj përplasjeje. Dosja u përfaqësua më pas në gjykatë nga 4 prokurorë dhe Shullazi dhe të akuzuarit e tjerë u dënuan me 55 vjet burg. Dosja po shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Nakuçi nuk foli gjatë shqyrtimit në KPK rreth kësaj pike. Relatori tha se ai kishte paraqitur qëndrimet e tij me shkrim dhe se ato do të shqyrtoheshin.

Ndërkohë gjatë shqyrtimit të kriterit të profesionalizmit u bë me dije se Nakuçit i kishte kaluar barra e provës edhe për mosfillimin e një hetimi pasuror ndaj disa të akuzuarve për trafik narkotikësh dhe pushimit të një çështje ndaj një grupi të dyshuar po për trafik narkotikësh.

Sipas relatorit çështja e parë ishte mbajtur për 4 vjet në hetim duke tejkaluar afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Ndërkohë në rastin e dytë relatori tha se nuk ishte e qartë se cilat ishin veprimet hetimore dhe si ishte vendosur pushimi i çështjes.

Po ashtu atij iu tërhoq vëmendja për mosfillimin e një hetimi ndaj disa gjyqtarëve pas denoncimit nga një qytetar dhe për shkelje të etikës e për teprim në cilësimin e gjendjes mendore të denoncuesit në arsyetimin e pushimit të çështjes.

Nakuçi pretendoi se sa i përket rastit të parë dosja ishte shqyrtuar nga prokurorë të tjerë dhe se ai e kishte pasur atë vetëm për 1 vit e një javë.

Ndërkohë në rastin e dytë ai tha se pushimi ishte bërë pasi në numrat e përgjuar nuk pati biseda që mund t’i implikonin të dyshuarit, prokurori tha se pasi ishin gjetur numra të rinj që ishin sipas tij “numrat e punës” së të dyshuarve, procedimi u hap dhe qe një procedim i suksesshëm.

Megjithatë për këtë rast Nakuçi u përball me disa pyetje nga vëzhguesi i ONM Theo Jacobs, i cili e pyeti atë nëse kishte kryer veprime të tjera veç përgjimeve, kur ishte parë që nga përgjimet nuk po kishte rezultate. Edhe pas Jacobs e përsëriti disa herë pyetjen, Nakuçi nuk qe në gjendje të jepte një përgjigje të qartë se pse ishte kufizuar vetëm në përgjime.

“Prokurori duhet të ketë kreativitet në veprimet hetimore”, tha Jacobs, duke i kërkuar në mënyrë të përsëritur Nakuçit të thoshte nëse kishte tentuar apo menduar të kryente veprime të tjera përpos përgjimeve. Jacobs po ashtu kritikoi Nakuçin për mos mbajtje shënimesh të veprimeve hetimore.

Nakuçi pretendoi se kjo vinte si pasojë e ngarkesës me mbi 50 dosje në vit dhe sqaroi se në hetimet proaktive prokurori drejtonte oficerët duke biseduar apo duke marrë kontakt me ta edhe çdo ditë.“Duhet të kesh një supermendje, për të mbajtur mend detyrat që ke lënë”, tha Jacobs, ndërsa shtoi “Unë do preferoja një prokuror që mban shënime dhe shënon urdhrat verbalë”.

Sa i përket cilësimit jo etik të një denoncuesi Nakuçi tha se i ishte referuar një vendimi të mëparshëm gjykate. Ai po ashtu tha se denoncimi i këtij personi ndaj gjykatësve dhe një denoncim ndaj vetë Nakuçit ishin ende në proces.

Nakuçi po ashtu u përpoq të sqaronte barrën e provës në lidhje me dyshimet se ai ishte larguar nga një vend aksidenti ku ishte përfshirë, që sipas relatorit ishte cënim i figurës së prokurorit, megjithëse një hetim për këtë rast kishte arritur në përfundimin që nuk kishte vepër penale.

Nakuçi tha se ai nuk ishte larguar nga vendi i aksidentit. Ai pretendoi se kishte lënë makinën në të cilën ndodhej një koleg për të marrë të bijën në kopsht, por ishte kthyer dhe kishte njoftuar policinë rrugore. Ai pretendoi se denoncuesja ishte larguar nga vendi i aksidentit kur ai ishte kthyer.

Problemet me pasurinë të Nakuçit nuk u diskutuan gjatë nga KPK dhe as vetë prokurori nuk u kushtojë rëndësi kundër argumenteve. Sipas relatorit Ilia, Nakuçit i kishte kaluar barra e provës kryesisht mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të motrës, prindërve të bashkëshortes dhe xhaxhait.

Sipas KPK motra dhe prindërit e bashkëshortes i kishin dhënë në vitin 2003 nga 2500 euro hua Nakuçit, ndërsa xhaxhai kishte dhënë 5 mijë euro. Paratë ishin përdorur për të blerë një apartament 136 metra në Tiranë. KPK tha se në këtë rast ishte kërkuar burimi i ligjshëm i të ardhurave të personave që kishin dhënë hua dhe po ashtu dokumentim i marrëdhënies së marrjes dhe kthimit pas të këtyre huave.

Po ashtu Nakuçit iu kërkuar dokumentim i një shume të marrë për një bursë të financuar nga Fondacioni Për Shoqëri të Hapur, pasi sipas relatorit nuk ishin paraqitur dokumente. Pjesa tjetër e pasurisë së Nakuçit nuk u gjet me probleme, por KPK vuri në dukje se në varësi të dokumentimit prej prokurorit të burimit të huave do të bëhej edhe analiza financiare. Vendimi për Nakuçin jepet të premten.

Etiketa: Arta MarkuBIRNBurgDenoncimDonika PrelaDosjadosjeEned NakuçiEuroGjyqGjyqigjyqtarHetimHetimethuakandidatëtKEKESHkonfirmimKPKMasaONMParaprocedimProcedimiprokurorProkuroriraportRaportiRoland IliaSeancaSHShullaziSPAKTHeo JacobsTiranëTrafikValbonaValbona SanxhaktariVendimiXhensila Pine
Tjetri
turned-on flat screen television

Televizionet nxjerrin në shitje hapësirën editoriale në fushatë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.