AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dekriminalizimi, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit edhe për deputetin Prenga

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se deputeti socialist ka qenë i proceduar në Itali për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh dhe i dënuar me vendim të formës së prerë në Shqipëri, ndërsa ka nisur procedim për KQZ për fshehjen e fakteve mbi të kaluarën kriminale të Prengës.

Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi të enjten se ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të  deputetit Armando Prenga dhe se ka regjistruar procedim penal ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për “fshehjen e fakteve mbi të kaluarën e tij kriminale”.

Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Prenga rezulton me rekorde kriminale në Itali për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Prokurorisë nuk e ka kallëzuar atë.

Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se deputeti i qarkut të Lezhës, i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur ndryshe si ligji i “Dekriminalizimit”.

Prokuroria sqaroi se Prenga, ndaj të cilit po zhvillohet edhe një proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit për akuzën e plagosjes, nuk ka deklaruar rekordet kriminale të kryera gjatë viteve 1996-1997 në shtetin fqinj, Itali.

“Armando Prenga rezulton i proceduar për vjedhje, fshehje identiteti dhe falsifikime, vepra penale këto të kryera në qytetin verior të Italisë, Milano.  Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos,” thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe  autoriteteve italiane. Një tjetër dënim që  Prenga nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit është një vendim i  formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, për të cilin është dënuar me 450 000 lekë gjobë.

Paralelisht me Prengën, Prokuroria denoncoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mospërmbushje të detyrimeve që i lindin këtij institucioni nga ligji i dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme e akuzon KQZ-në se nuk ka kallëzuar penalisht deputetin Prenga pasi ka konstatuar fshehjen nga ana e tij të dënimit të formës së prerë nga Gjykatës së Kurbinit.

“Këtë informacion, KQZ e ka disponuar në 27 maj 2016 me anë të një vërtetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në Maj 2016, pasi subjekti ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Deri më sot, KQZ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor,” thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Prenga, sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka sqaruar opinionin se deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit sipas këtij ligji.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, verifikimet për deputetin demokrat nisën pas kërkesës së bërë nga një grup deputetësh, të cilët i kërkuar prokurorisë  të  verifikonte  informacionin lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj Nokës në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave.

Prokuroria sqaron se në: “në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Armando Prenga është deputeti i tretë  për të cilin Prokuroria ka kërkuar  ndërprerjen e mandatit për shkak të së shkuarës së tij kriminale. Në dhjetor 2016, prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

 

 

Etiketa: 1997Armando PrengaDekriminalizimideputetdetyrimElvis RoshiFlamur NokaGjykataGjykatëGjykatësGjyqItaliKodit PenalKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKurbinLezhëLigji i dekriminalizimitmandati i deputetitMASMilanoPartisë DemokratikePartisë SocialisteprocedimProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSPunëSHshqipShqipëriSigurimiVendimvjedhje
Tjetri
Si duhet të sillet Europa me Trump

Si duhet të sillet Europa me Trump

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.