AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si duhet të sillet Europa me Trump

Wolfgang IschingerngaWolfgang Ischinger
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Wolfgang Ischinger. Foto: Twitter.

“Europa nuk ka përse lexon me frikë postimet në Twitter të presidentit amerikan Trump për të kuptuar të ardhmen e partneritetit transatlantik, por liderët tanë duhet të ndërmarrin masa për të bërë të qarta vlerat e BE-së te SHBA-ja,” shkruan Wolfgang Ischinger.

Wolfgang Ischinger. Foto: Twitter.
Wolfgang Ischinger. Foto: Twitter.

Presidenca e Donald Trump paraqet një test rezistence për Europën, për marrëdhëniet transatlantike dhe për botën në tërësi. Në fakt, në shumë mënyra, politika “Amerika e para” e Trump është përkufizuar si kundërshtim i politikave të jashtme ndërkombëtariste të SHBA në këto tetë dekadat e fundit.

Si fillim, Trump thotë se ai ka besim të barabartë te kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin. A nënkupton kjo se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin një politikë të baraslarguar nga BE-ja dhe Kremlini?

Kjo nuk është një pyetje boshe. Trump e ka bërë të qartë se partneritetet, aleancat, rregullat dhe protokollet e krijuara tashmë kanë pak kuptim për të. Në postimet e tij, ai ankohet për median, sulmon gjyqtarë të pavarur, shënjestron individë dhe kompani dhe poshtëron organizatat ndërkombëtare.

Por edhe nëse SHBA-ja nën udhëheqjen e Trump është një aleat jotërheqës për Europën, fshirja e SHBA-së si një partner europian – ç’ka është ajo që disa njerëz në Europë duan ta bëjnë herët ose vonë – do të qe një gabim.

Europa nuk duhet të shpërfillë shumicën e amerikanëve të cilët nuk votuan për Trump. Zotimi i shoqërisë civile amerikane dhe përgjegjësia e gjyqësorit u tregon europianëve se SHBA-ja që ata njohin dhe vlerësojnë nuk humbet lehtë. Në vend që të largohemi nga SHBA, ne duhet të bashkëpunojmë me amerikanët për të ruajtur angazhimin në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të komunitetit transatlantik. Kjo përfshin anëtarë të administratës së re që kanë shprehur mbështetjen e tyre të qartë për partneritetin transatlantik dhe vazhdimësinë e tij, pa folur për kundërshtarët e Trump – si demokratë dhe republikanë – në Kongres.

Për më tepër,  ata që favorizojnë ndërprerjen e lidhjeve duket se besojnë se ka partnerë kudo në botë në rresht për të mbrojtur rendit liberal global bashkë me Europën. BE-ja mund të bjerë dakord me Kinën që një epokë e re e proteksionizmit do të ishte e dëmshme. Por përtej kësaj, ata kanë pak të përbashkëta. Në kuptimin afatgjatë, rendi global liberal do të rezistojë vetëm nëse mbështetet nga të dyja shtyllat e partneritetit transatlantik.

Së fundmi, thirrjet që Europa të bëhet një kundërpeshë strategjike ndaj SHBA janë thjesht aspirata; në realitet nuk ekziston një opsion i tillë. Në kuptimin afatshkurtër dhe afatmesëm, europianët nuk mund të bëjnë pa garantimin e sigurisë nga SHBA. Si rezultat, ne duhet të punojmë të bindim administratën e re për rëndësinë e një Europe të bashkuar dhe paqësore.

Spekulimi rreth ndarjes së sigurisë europiane nga SHBA-ja po sjell pasiguri, reflektuar në debatin që po shfaqet rreth një bombe bërthamore europiane – apo gjermane. Është një debat i kotë, sepse merr për të vërtetë atë që duhet vënë në pikëpyetje: është vërtet në interes të europianëve të ndërpresin lidhjen proaktive, përpara se të na paraqitet ndonjë vendim konkret amerikan që na prek neve?

Opsioni i vetëm i mirë i Europës është të angazhohet me administratën amerikane aq ngushtësisht sa të jetë e mundur – që nuk nënkupton shqetësim i thellë ndaj deklaratave të Trump. Kur zv.presidenti Mike Pence, sekretari i mbrojtjes james Mattis dhe disa senatorë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të vizitojnë Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë fundjavë, delegatët europianë duhet t’ia bëjnë pritshmëritë e tyre të qarta përballë administratës amerikan. Angazhimi dhe ndikimi është lloji i politikës për të cilën kemi nevojë tani, edhe nëse shumë europianëve nuk u pëlqen kjo ide.

Kjo nënkupton komunikim, me qartësi totale, që prishja e interesave jetësore europiane do të shkaktonte një krizë të madhe transatlantike. Skenari më i keq për Europën është një administratë amerikane që ndjek politika – për shembull, mbështetje aktive për populistët e krahut të djathtë – që synojnë të sjellin shpërbërje të BE-së. Është po kaq e rëndësishme të sigurohemi që çdo marrëveshje mes Rusisë dhe SHBA-së nuk i sjell të këqija Europës. Sa për marrëveshjen bërthamore me Iranin, administratës Trump duhet t’i bëhet e qartë se Europa nuk do të ndjekë asnjë sanksion të ri nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme.

Europa mund dhe duhet të vlerësojë veten ekonomikisht. Nëse Trump do vërtetë të prezantojë një lloj taksimi të bazuar te origjina për të promovuar mallrat e prodhuar në SHBA, BE-ja mund të kërcënojë me të njëjtën gjë. Nëse çështja qëndron te vënia e taksave apo e ardhmja e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, BE-ja duhet t’i kujtojë faktin e thjeshtë se Europa është tregu më i rëndësishëm i importit amerikan. Vëllimi tregtari i Amerikës me BE-në është rreth 37 herë më i lartë sesa me Rusinë, me investime direkte të përbashkëta që mbajnë bashkë ndërvarësinë e partnerëve transatlantik.

Nëse Trump refuzon të marrë në konsideratë fakte të tilla, ai duhet të mendohet dy herë se sa larg do ta provokojë Europën. Në një pikë të caktuar, fushatat zgjedhore anti-Trump në Europë do të jenë me gjasa shumë të suksesshme; ai vështirë se do të arrijë ndonjë nga planet e tij pa partnerët e afërt dhe të fortë në Europë – dhe sigurisht që s’do t’i ketë nëse vepron kundër Europës.

Por qartazi, Europa duhet të fokusohet te vetja tani. Kemi nevojë të rrisim më shumë sigurinë tonë. Ndërsa ndryshimi i rëndëishëm po ndodh, përfshirë rritjen e integrimit të forcave të armatosura të Europës, rruga drejt bashkimit mirëfunksionant të mbrojtjes europiane është e gjatë. Dhe përballë situatës globale të pasigurt, Gjermania, në veçanti, duhet të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, si dhe në ndihmën për zhvillim.

Bashkërendimi i BE-së dhe siguria e brendshme dhe e jashtme e saj nuk mund të arrihen pa kosto. Shmangia e deficiteve buxhetore, siç po kërkon Gjermania të bëjë, jo vetëm që nuk do t’i sjellë përfitime brezave të ardhshëm, por do të gërryejë themelin kryesor të begatisë sonë: një Europë paqësore dhe të begatë.

Në vend që të presim me frikë postimin e ardhshëm të Trump, ne europianët duhet të shtrojmë themelet e një Europe të fortë, të aftë për veprim dhe të angazhuar ndaj vlerave perëndimore. Nga ky pozicion, mund të mbrojmë me besim interesat tona përballë SHBA-së. Kjo është përgjigjja më e mirë që Europa mund të japë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How Europe Should Deal With Trump

Etiketa: AmerikaAngela MerkelBEbesimDonald TrumpEuropaGjermaniaGjyqgjyqtarinvestimeIshëmJames MattiskongreskostoKremliniMarrëveshjamarrëveshjeMasambështetjeMerkelMike PenceParapasiguripopulistPresidencaProject SyndicatePutinSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaTreguTrumpTwitterVendimVladimir Putinzhvillim
Tjetri
Oliver Ivanoviç: Mjeshtri i karatesë mposhtet në gjykatë

Kosova dërgon për rigjykim liderin serb Oliver Ivanoviç

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.