AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjin Gjoni ankohet në Apel kundër pushimit të çështjes me Shqiptarja.com

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Lajme, Media Watch, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë ankimuar vendimin e pushimit të padisë nga Gjykata e Tiranës, me argumentin se avokati i tij mungoi në seancë pasi ishte me raport mjekësor 1-ditor për “laringit acut”.

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjyqtari Gjin Gjoni kundërshtoi në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila pushoi më 23 mars padinë për shpifje që ai dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi kishin ngritur ndaj gazetës Shqiptarja.com dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.

Gjoni, i cili është njëherazi gjyqtar në Apelin e Tiranës dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkon përmes ankimimit të tij prishjen e vendimit të pushimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

Gjyqtarja Alma Kolgjika Hoxha vendosi pushimin e padisë së çiftit Gjoni-Çaushi pasi avokati i tyre mungoi në seancën e prezantimit të konkluzioneve përfundimtare pa paraqitur “ndonjë shkak të arsyeshëm”.

Por sipas ankimimit të dorëzuar në Apel, avokati i paditësve, Ledio Braho pretendon se mungesa e tij ka pasur si arsye gjendjen jo të mirë shëndetësore, për të cilën ishte diagnostikuar me “laringit acut” dhe i është dhënë një ditë pushim nga mjeku i familjes.

“Qendra shëndetësore nr.2 në Tiranë është në një largësi të konsiderueshme nga vendondodhja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë [3.5 kilometra], për më tepër që mëngjesi i datës 23.03.2018 ka qenë një mëngjes me rreshje…” argumentohet në ankimim.

Më tej shtohet se asistentja e ka dorëzuar kërkesën për shtyrje bashkë me raportin mjekësor në orën 8.45 minuta, por nuk ishte pranuar nga sekretaria e gjykatës me arsyetimin se ishte tej orarit të caktuar të seancës.

Me pretendimin se seanca gjyqësore ka nisur një minutë pas dorëzimit të raportit mjekësor dhe moskoordinit mes sekretarisë dhe gjyqtares së çështjes, ankimuesit i kërkojnë Gjykatës së Apelit që të prishë vendimin e pushimit të padisë dhe të rikthejë çështjen për rigjykim.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij ngritën padi ndaj Shqiptarja.com dhe gazetarëve Qyno e Doçi në qershor të vitit të kaluar, me pretendimin se raportimet e tyre mbi hetimet e pasurisë u kanë shkaktuar cënim të personalitetit dhe shqetësim. Akuzuesit kërkonin përgënjeshtrim dhe një dëmshpërblim financiar prej 2 milionë lekësh nga Shqiptarja.com dhe nga 1 milionë lekë nga secili prej gazetarëve.

Ngritja e aktpadisë është kritikuar nga organizatat e medias brenda dhe jashtë Shqipërisë si një përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për t’i shtyrë ata drejt heshtjes.

Gjoni ka ngritur padi gjithashtu edhe ndaj Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative Shqipëri (BIRN Albania) dhe gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bodgani. Çështja ndaj tyre vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës.

 

Etiketa: AdriatikApelBIRNBIRN AlbaniaElton QynogazetarGjin GjoniGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetLedio BrahoMjekmjekëpadiQendra shëndetësoreraportSeancaSHShpifjeshqipShqipëriShtyrjeTiranë
Tjetri
Pranvera i kthen diellin dhe gjelbërimin Tiranës (Fotogaleri)

"Bota nuk po përmbyset"

726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.