AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“I hetuar edhe nga DEA”, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA për kryebashkiakun Rroshi

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish- kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit, 2015.

Prokuroria dyshon se një nga emrat e përdorur nga kryebashkiaku i Kavajës është edhe Enver Rroshi-i hetuar nga DEA në vitin 2015 për trafik droge dhe pastrim parash. Për të verifikuar këtë fakt, Prokuroria ka nisur letër-porosi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës dyshohet të jetë hetuar nga Agjencia Amerikane e Antidrogës, DEA në vitin 2015 për implikim në trafik droge dhe pastrim parash. Byrime zyrtare të Prokurorisë i thanë BIRN se organi i akuzës ka dërguar letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po pret përgjigjen për të vendosur nëse ka ose jo vend për hetime të reja ndaj kryebashkiakut të Kavajës.

Në janar të vitit 2016,  prokuroria shqiptare nisi hetimet mbi të shkuarën e Roshit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Pas pesë muajsh hetime, Prokuroria urdhëroi arrestimin e tij me akuzën e “falsifikimit…” në formularin e vetëdeklarimit.

Sipas Prokurorisë, Rroshi kishte përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të Europës. Hetuesit kanë dyshime se një nga emrat e përdorur është edhe Enver Roshi-njeriu që është  hetuar nga DEA.

“Në vitin 2015, DEA/US  ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash,” tha të martën në një deklaratë për mediat drejtoresha e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Fjorida Ballauri.

I kontaktuar me telefon dhe adresën elektronike, Rroshi nuk iu përgjigj në kohë  pyetjeve të BIRN mbi akuzat që rëndojnë mbi të.

Elvis Rroshi është një nga tre të zgjedhurit, të cilët Prokuroria i cilëson në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit për shkak se kanë deklaruar të dhëna të rreme në funksion të ligjit të dekriminalizimit. Bashkë me të, Prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit edhe për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami.

Sipas Prokurorisë, Roshi nuk ka deklaruar një dënim të vitit 1995 në Itali, një dëbim nga Zvicra në vitin 1993 pasi është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe një dëbim të dytë nga Zvicra në vitin 1997. Sipas Prokurorisë, ai ka fshehur gjithashtu faktin se ka përdorur pesë emra të ndryshëm në lëvizjet e tij në Europë.

Elvis Rroshi vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së  Kavajës, ndonëse në maj të vitit 2016 ai deklaroi publikisht dorëheqjen, që nuk u zyrtarizua asnjëherë. Pas arrestimit me akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, gjykata vendosi hetimin e tij në gjendje të lirë. Rroshi u rikthye në krye të Bashkisë pas shuarjes së masës së arrestit.

Elvis Roshiu zgjodh kryebashkiak në vitin 2011 si kandidat i Partisë Socialiste. Që nga koha që ai garoi për bashkinë e Kavajës, Rroshi u akuzua nga Partia Demokratike se kishte të shkuar kriminale dhe se kishte ndërruar emrin nga Ervin në Elvis.

Në qershor 2015, një investigim i BIRN zbuloi se Rroshi qe arrestuar për drogë dhe më pas i dëbuar nga Zvicra në mesin e viteve ’90. Si Rroshi ashtu edhe kryeministri Rama e mohuan këtë fakt, duke deklaruar se ndryshimi i emrit të tij kishte lidhje me emigrimin e tij të paligjshëm.

Debati mbi pastrimin e politikës nga elementë me të shkuar kriminale lindi gjatë vitit 2014, kur Partia Demokratike në opozitë denoncoi se në radhët e mazhorancës ka deputetë dhe zyrtarë të lartë me rekorde kriminale. Pas një marrëveshjeje politike të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, ligji i dekriminalizimit u votua me konsensus në parlament.

Etiketa: 1997BIRNDEAdeputetDrogeElvis RroshiGjykatahetimeHetimetInvestigimItaliKryebashkiakkryetarLigji i dekriminalizimitMASparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePastrim parashPoliciaProkuroriaRamaSHBAshqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësShteteve të Bashkuara të AmerikësTrafikTrafik DrogeZvicra
Tjetri
Grekët e marrin shëndetin në duart e tyre

Grekët e marrin shëndetin në duart e tyre

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.