AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Koleksionistët privatë vuajnë të gjejnë hapësira publike ekspozimi

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luan Jaupi me abetaren e vitit 1872 | Foto: G. Kabashi

Thesaret e grumbulluara në koleksione private rrallë herë eskpozohen në galeri dhe muze publikë për shkak të indeferencës së institucioneve.

Edi Shuka ne galerine e tij Dyrrah | Foto : G. Kabashi

Edi Shuka ka gjetur një zgjidhje për ta bërë të vizitueshme galerinë private, për të cilën punon prej më shumë se 10 vitesh.

“Një pjesë të mjediseve do ti kthej në bar-restorant dhe klientët mund të shohin edhe objektet që kam mbledhur prej kohësh në galerinë ‘Dyrrah’,” thotë Shuka për BIRN.

“Shpresova se bashkia e Durrësit do ta mbështesë nismën time, por fatkeqsisht prej tyre askush nuk ka ardhur të interesohet, as për objektet dhe as për qëllimin e saj,”  shton me trishtim 68-vjeçari që e ka kthyer koleksionin në qëllim të jetës së tij.

100 metra më larg, ngjitur me muret mesjetare të qytetit, Muzeu Etnografik i Durrësit i ka myllur dyert, pasi tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë muret afro dyshekullore të banesës që kategorizohet  “Monument kulture”.

Kanë kaluar 15 muaj nga tërmeti shkatërrimtar, por askush nuk e di se kur do të restaurohet godina, ku ishte instaluar edhe muzeu kushtuar aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu.

Përveç muzeut Arkeologjik ku ende mungojnë pavijonet e mesjetës dhe ai i arkeologjisë nënujore, si dhe galerisë së arteve pamore, e cila po amortizohet me shpejtësi nga lagështira, në Durrës nuk ka asnjë sallë publike ekspozimi.

Ndërkohë koleksionistët ndjehen të pafuqishëm përballë indiferencës së pushtetit vendor.

Luan Jaupi e ka kthyer një nga mjedisete shtëpisë së tij në një sallë ekspozimi. “Këtu vijnë plot miq e shokë,” thotë Luani për BIRN, ndërsa shton se kaq i mjafton për tu ndjerë mirë.

Qindra objekte janë grumbulluar që nga rinia e hershme në të gjitha skajet e vendit, si dhe mjaft të tjera, për të cilat ndjehet borxhli ndaj marinarëve, të cilat i kanë sjellë nga vende të ndryshme, nga Afrika e Jugut deri në Kinë.

Pasioni i koleksionistit nuk shuhet në vite, përkundrazi ai shtohet.

“Tani që kam dalë në pension kërkimi i objekteve të rinj dhe bisedat me njerëzit ma zbukurojnë ditën,” thotë sinqerisht Luani, duke shtuar se nuk ka menduar asnjë herë të hapë një ekspozitë me këto objekte.

Luan Jaupi me abetaren e vitit 1872 | Foto: G. Kabashi

Në raftet e koleksionistit durrsak, i cili i thërret të gjithë “djalosh” pavarsisht nga mosha, mund të dallosh elemente unikë, siç është “abetari shqip” i vitit 1872; tablotë e punuara nga kompozitori Pjetër Dungu dhe një foto e hershme e Fan Nolit.

“Do më pëlqente nëse hapet një ekspozitë me aparate fotografike apo me radio të kohës, me pjesmarrës nga e gjithë zona,” thotë 67-vjeçari.

Pasioni i koleksionistit e ndihmoi Luan Jaupin në punën e tij disavjeçare si arkivist i teatrit të qytetit.

Arkiva e dëmtuar ndër vite u rikrijua falë dokumenteve dhe fotove që vunë në dispozicion familjarët e artistëve që nuk jetojnë më, por edhe falë profesionalizmit të njeriut që iu përkushtua punës nga pasioni i hershëm për artin dhe kulturën.

Lulzim Perati nga Shijaku ku banon dhe punon ka hapur ekspozita në qytetet të ndryshme të vendit dhe aktualisht përgatitet të paraqesë një grup me stoli  nga treva të ndryshme të vendit.

Perati tha për BIRN se pjesa që kërkon më shumë kohë për një koleksionist është katalogimi dhe studimi i objekteve.

71-vjeçari që nga viti 1991 i është përkushtuar grumbullimit të objekteve me vlera për trashëgiminë tonë mendon se ekspozitat e hapura në Tiranë, Berat apo në Durrës kanë gjetur mbështetjen e institucioneve lokale në qytete të ndryshme.

Ndërsa gjetja e një salle private të përhershme për këtë lloj krijimtarie është mjaft e vështirë.

Lulzim Perati nuk është larguar kurrë nga Shijaku, por pengesat për të gjetur një hapësirë personale ekspozimi janë të shumta.

Të njejtin mendim ndan edhe Luan Shabani, i cili një pjesë të jetës e ka kaluar në det.

Që nga ajo kohë ai rikrijon anijet e flotës sonë tregtare, duke shfrytëzuar dokumentacionin e viteve të shkuara.

“Modelet e anijeve të para që janë përgatitur nga skicat origjinale, i  përkasin periudhës kur punoja në Byronë Teknike të Portit, dhe kur për afro 10 vjet puna e lidhi me inxhinjerët projektues të Kantierit Detar,” tha Shabani.

Lulzim Perati | Foto : G. kabashi

I diplomuar në vitin 1968 si navigator në Shkollën e Marinës në Vlorë, Luani ia ka trashëguar mjeshtërinë e tij të birit Neltonit, si dhe nipave e mbesave.

Tashmë që ka rikrijuar një flotë me gati 100 mjete lundruese të tipeve të dryshme mjeshtri tregon vështirësitë e punës së përditshme.

“Kjo është Biga për të cilën kam punuar shtatë muaj,” tregon ai.

“Mjeti lundrues-simbol në portin më të madh të vendit, nga viti 1954 u bë mjaft i njohur për ngarkim-shkarkimin e makinerive dhe pajisjeve me volume të mëdha,” shpjegoi Luani.

“Nëse do të kishte një Muze të Detarisë në Durrës apo në Vlorë, maketet e anijeve do ta kishin vendin në esponatet e tij, por deri atëhere duhen pritur vendimet e atyre që e kanë për detyrë nxitjen e këtyre nismave,” përfundoi ai.

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutAleksandër MoisiuBashkiaBashkia e DurrësitBeratBIRNDurrësFanGaleriKultureLokaleMarinarëMjaftMonument KultureMuzeuParaPiSPunaPunëSHShijakushqipVendimet
Tjetri
Pandemia sjell vonesa vdekjeprurëse në depistimin dhe diagnostikimin e kancerit

Pandemia sjell vonesa vdekjeprurëse në depistimin dhe diagnostikimin e kancerit

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.