AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Koncesionari i HEC-eve kërcënon aktivistët e Valbonës me padi penale

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Catherine Bohne. Foto: LSA

Në përballjen para gjykatës mes aktivistëve të paditur të Valbonës dhe kompanive koncensionare të dy HEC-eve në zonë, paditësit mbrojtën planet hidroenergjetike në parqe kombëtare dhe paralajmëruan aktivistët se liria e shprehjes“ka kufi”.

Aktivistja mjedisore e Parkut Kombëtar në Valbonë Catherine Bohne. Foto: LSA

Në seancën e radhës në gjyqin mes kompanive ‘Gener 2’ dhe ‘Dragobia sh.p.k’, kundër aktivistes Catherine Bohne dhe shoqatës Toka, palët paraqitën dhe arsyetuan provat, ku bazohet padia e ngritur në gjykatën e Tiranës nga dy kompanitë ndërtuese të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Në fillim të shkurtit, kompanitë koncensionare dhe zbatuese të dy HEC-eve në Valbonë paditën aktivisten Bohne dhe Shoqatën Toka duke kërkuar një dëmshpërblim 20 milionë lekë për dëmtim imazhi.

Paditësit, të përfaqësuar nga avokatja Mine Proganati i parashtruan gjykatës provat e tyre të veprimeve të pretenduara të kundraligjshme nga aktivistët mjedisorë në mbrojtje të Valbonës – ku përfshiheshin dalje televizive, intervista dhe postime në Facebook , si dhe korrespondenca të kompanisë me aktivistët ku jepeshin informacione për projektin.

Gener 2 dhe Dragobia sh.p.k pretenduan se aktivistja Bohne dhe shoqata Toka e drejtuar prej saj, kishin shpifur dhe kishin krijuar fushata denigruese ndaj kompanisë ‘Gener 2’ duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve dhe shërbimeve të tyre në treg, si dhe kishin vënë në rrezik reputacionin e kompanisë në tregun vendas dhe ndërkombëtar duke shkaktuar dëm jopasuror.

Avokatja e kompanive tha para gjykatës se punimet për 2 HEC-et në Valbonë ishin drejt përfundimit dhe se ato ishin kryer sipas lejeve të dhëna nga qeveria shqiptare, ndërsa mbrojti HEC-et në parqe kombëtare duke thënë se ishin përdorur për zhvillim edhe nga Norvegjia.

Avokatja e paditësve tha në gjyq se nëse aktivistët donin të mbronin Valbonën le ta bënin pa sulmuar kompanitë, të cilat janë pajisur nga qeveria me lejet e nevojshme, dhe i paralajmëroi ata se “opinioni ka kufi”.

“Si mund të arrijë ta ketë kurajon[Catherine Bohne] -se është dhe shtetase e huaj , të thotë që…kompania është e pistë,” u shpreh avokatja e paditësve.

Kompanitë koncensionare të HEC-eve gjithashtu  kërcënuan me padi penale ndaj të paditurve për këto deklarata.

Avokati i të paditurve Ergest Milo, nga ana tjetër tha se paditësit ende nuk kishin arritur të provonin para gjykatës ndonjë dëm real të shkaktuar dhe katër elementët e dëmit që duhet të ekzistojnë për t’u marrë parasysh, ndërsa shtoi se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton lirinë e shprehjes për aktivistët.

Mbrojtja gjithashtu tha se marrja e lejes nga autoritetet për HEC-e nuk nënkupton se askush nuk duhet t’i kundërshtojë ato, dhe përmendi kanionet e Osumit si një rast të ngjashëm me Valbonën, ku reagimi i aktivistëve arriti të kthente lejet e qeverisë, të cilat rezultuan të dhëna në mënyrë të parregullt.

Pala e paditur nuk paraqiti prova mbrojtëse, duke argumentuar se paditësit nuk kanë mundur të provojnë pretendimet e tyre, por kërkoi rrëzimin e padisë nga gjykata. Gjyqtarja e çështjes në gjykatën e Tiranës, Eneida Civici caktoi 13 qershorin si datën e seancës së radhës.

Beteja për Valbonën

Këngëtaret Eda Zari (majtas) dhe Elina Duni (djathas) gjatë një koncerti proteste në Valbonë. 29 tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, është një nga pikat më të bukura natyrore të veriut të Shqipërisë dhe një atraksion turistik, që çdo vit i sjell të ardhura banorëve të zonës përmes vizitorëve dhe turistëve. Ai gëzon mbrojtje të veçantë nga ligji, ku ndalohen veprimtaritë ndërtimore që mund të dëmtojnë biodiversitetin.

Planet e qeverisë shqiptare gjatë dekadës së fundit për të përdorur rezervat hidroenergjetike të vendit përmes ndërtimit të HEC-eve parashikuan ndërtimin e 14 HEC-eve në zonën e mbrojtur të Valbonës, ku aktualisht janë ndërtuar vetëm tre.

Banorët e Valbonës, mbështetur nga aktivistët mjedisorë kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve në zonë me argumentimin se u është shkelur e drejta e konsultimit, si dhe duke i cilësuar projektet hidroenergjetike si shkatërrimtare për mjedisin dhe turizmin në zonë.

Catherine Bohne, një shtetase amerikane e cila prej vitesh jeton në veri të Shqipërisë duke kontribuar përmes një bujtine në Valbonë në përpjekjet për shtimin e turizmit malor në zonë ka kryesuar përpjekjet e banorëve për t’i thënë’jo’ HEC-eve në parkun kombëtar të Valbonës.

Në nëntor 2017, padia e banorëve për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve në Zemrën Blu të Alpeve shqiptare u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Tiranës, megjithatë ata u shprehën se nuk do të dorëzohen në përpjekjen e tyre për të mbrojtur Valbonën.

Në fund të janarit 2018, shoqata Toka, paraqiti në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë padi ndaj Këshillit Kombëtar të Territorit për të shfuqizuar vendimin e KKT për lejen e ndërtimit të HEC Dragobia.

Etiketa: AdministrativeaktivistBanorëBIRNCatherine BohneDragobiaEneida CiviciFacebookfushataGener 2GjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e TiranësGjykatësGjyqHECHEC DragobiaIvana DervishiKKTKoncesionKufiLiriaLiria e ShprehjesMbrojtjambrojtjeMITpadiParapostimeprotesteQeveriarrezikSHshqipshqiptareTiranëTokaTregturistValbonazhvillim
Tjetri
Pakicat fetare në Ballkan ndihen endë të përjashtuara, thotë raporti i DASH

Raporti i SHBA-së vëren fërkime të ulëta fetare në Ballkan

rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.