AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA tërhiqet për të marrë vendim për Kastriot Selitën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik që deklaroi se kërkonte shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit e kundërshtoi arsyetimin e Komisionerit.

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Përgjigjet e dërguara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në funksion të kërkesës së drejtuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndonjë ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita.

Në seancën e zhvilluar më 31 maj, kur pritej që Kolegji të shpallte vendimin lidhur me ankimin e Komisionerit ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të Selitës, u njoftua se, me shumicë votash, ishte vendosur revokimi i vendimit për mbylljen e hetimit duke e riçelur atë me qëllim administrimin e informacioneve nga institucionet kompetente lidhur me tatimin e shumave monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit.

Gjatë seancës së të enjtes më 17 qershor, kryesuesja e trupit gjykues Albana Shtylla bëri me dije se pranë KPA-së kishin mbërritur dy përgjigje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku informohej se në legjislacionin për tatimet përcaktohet lista me llojet e të ardhurave personale që janë objekt tatimi dhe se në rastin konkret, nuk është e përcaktuar në mënyrë eksplicite se dhurimet janë të tatueshme. Sipas Shtyllës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shprehur se individi përfitues i dhurimit, nuk tatohet.

I pyetur nga Kolegji lidhur me qëndrimin e tij, Komisioneri Ballhysa renditi parashikimet kushtetuese, sipas të cilave, përjashtimet nga taksat përcaktoheshin me ligj.

Ai solli në vëmendje të KPA-së se në legjislacionin për tatimin është parashikuar një numër burimesh të ardhurash, por i pakufizuar. Sipas Ballhysës, nga ana tjetër legjislacioni ka përcaktuar listën e të ardhurave të përjashtuara nga tatimi, por se aty nuk është parashikuar edhe përjashtimi i të ardhurave nga dhurimi.

Ballhysa vijoi arsyetimin e tij duke argumentuar se në të ardhurat bruto personale parashikohen edhe ato të përfituara nga dhurimi. Komisioneri konstatoi se edhe në aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë sanksionohet se, nga subjekti deklarues, për dhurimet duhet të paraqitet justifikimi i burimit të të ardhurave dhe mandati pagesës së tatimeve.

Ai shtoi se dhe Kolegji tashmë ka jurispudencën e tij lidhur mbi tatimin e të ardhurave të siguruara nga dhurimi. Ballhysa përfundoi se u qëndronte konkluzioneve përfundimare dhe rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM.

Gjyqtari Kastriot Selita e kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit. Duke iu referuar informacioneve të mbërritura në Kolegj dhe legjislacionit për tatimet, Selita tha se çdo e ardhur e tatueshme përfshihej në listën e përcaktuar në ligj.

“Çdo e ardhur tjetër është e patatueshme. Duke qenë se Komisioneri Publik bëri analizë përtej ligjit, refuzon ligjin”, theksoi Selita.

Sipas tij, të ardhurat e përjashtuara nga tatimi, janë ato të ardhura që janë të tatueshme, por që ligjvënësi ka vendosur t’i përjashtojë. “Por këto janë të ardhura të pa parashikuara për t’u tatuar”, argumentoi Selita lidhur me vlerën që vjehrri i ka dhënë bashkëshortes, dhe përfundoi se u qëndronte gjithë parashtrimeve në Komision e në KPA, si dhe bisedimeve përfundimtare të paraqitura prej tij.

Trupa gjykuese e KPA vendosi të administrojë si prova dokumentet e mbërritura së fundmi dhe u tërhoq për marrjen e vendimit që do ta shpallë të premten më 18 qershor, ora 12:00.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 19 maj, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa deklaroi se qëndronin të njëjtat rrethana të faktit dhe të interpretimit ligjor të ngritura në ankim lidhur me banesën 124.9 m2 në Tiranë, të krijuar me burim të pjesshëm të ardhurat e krijuara nga shitja e një shtëpie banimi 2 kate + papafingo, me sipërfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i subjektit, i cili ia ka dhënë të bijës një pjesë të vlerës.

Gjithashtu, Komisioneri konstatoi se nuk ishte arritur të provohej përfitimi i të ardhurave të bashkëshortes së subjektit nga një fondacion për vitet 2002 – 2003, si dhe ligjshmëria e tyre për gjithë periudhën tjetër.

Ballhysa vërejti se, sipas jurisprudencës së mëparshme të KPA, përjashtimi i dhurimeve nga detyrimet tatimore bëhej vetëm bazuar në ligjin specifik.

Gjyqtari Selita këmbënguli gjatë konkluzioneve të tij se familja e bashkëshortes kishte pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për shtëpinë, një pjesë e vlerës së shitjes së të cilës ka shërbyer për blejen e apartamentit 124.9 m2.

Selita tha se bashkëshortes nuk i janë dhuruar shuma parash nga familjarët, por i është dhënë pjesa e saj takuese pas shitjes së pasurive, pasi ajo kishte kontribuar në ekonominë e përbashkët familjare. Ai theksoi se ishin paguar detyrimet tatimore për të ardhurat e përfituara nga shitja dhe se nuk mund të paguhej sërish tatim për vlerën e marrë prej bashkëshortes.

Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit edhe për një apartament Duplex dhe truall në Lalëz të Durrësit për të cilët Ballhysa konkludon se nuk janë provuar burimet e ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.

Duke iu referuar denoncimeve, Ballhysa deklaroi në seancën e mëparshme se Selita ka shfaqur mangësi ligjore, zvarritje të proceseve dhe raste kur për të njëjtën situatë, ka dhënë zgjidhje të ndryshme. Në përfundim ai kërkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të Selitës,

Selita i kundërshtoi edhe konkluzionet e Komisionerit për profesionalizmin, i cili konstatoi mangësi ligjore dhe zvarritje të proceseve.

Etiketa: AdministrativeAlbana ShtyllaAnkimDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveFlorianFlorian BallhysaGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësgjyqtarKastriot SelitaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioneriKomisioneri PublikKPAkushtetueseLigjMinistria e FinancaveONMSHTaksatVendim
Tjetri
Më shumë punë, më pak pagesë: COVID-19 përkeqëson vuajtjen e reporterëve të stresuar të Ballkanit

Pas vendimit të parlamentit, Shqipëria përballet me një tjetër goditje ndaj lirisë së medias

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.