AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kryebashkiaku i Tiranës gjobitet për shkelje të kodit zgjedhor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në Tiranë më 9 shkurt 2021. Foto: LSA

Erion Veliaj u gjobit për shpërdorim të postit të kryetarit të bashkisë për fushatën elektorale të Partisë Socialiste ndërsa deklaroi se nuk kishte dijeni që ekziston një ligj që e ndalon dhe paralajmëroi se do ta apelojë vendimin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në Tiranë më 9 shkurt 2021. Foto: LSA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjeti fajtor dhe gjobiti me 75 mijë lekë për shkelje të kodit zgjedhor pas një ankese të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Veliaj deklaroi për Report TV se ai do ta apelojë vendimin ndërsa argumentoi se nuk kishte dijeni që një ligj aktualisht në fuqi e ndalonte atë të bënte propagandë elektorale.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara nga KQZ, vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës në shumën 35. 000 për shkelje të nenit 92, pikat 1, 2 të Kodit Zgjedhor për mos raportim të aktiviteteve publike dhe në shumën 40. 000 lekë për shkelje të nenit 3, paragrafit 1.3, shkronja “b”, të vendimit nr. 9/2020 të komisionit Rregullator për zhvillimin e veprimtarive të ndaluara,” deklaroi KQZ në një njoftim për shtyp.

Veliaj u shfaq në një video duke dorëzuar çelësat e një shtëpie të rindërtuar pas tërmetit në zonën e Baldushkut, një aktivitet që sipas kodit zgjedhor përbën keqpërdorim të parave publike në funksion të propagandës elektorale të një partie politike.

“Gjoba do të apelohet,” deklaroi Veliaj në faqen e tij në Tëitter ndërsa në një prononcim në Report TV shprehu habinë për ekzistencën e një ligji që sipas tij e ndalon atë të punojë.

“Nuk na ka informuar kush që ka një ligj që të mos punohet që të fitojë Luli,” deklaroi Veliaj.

Karta e Kopenhagës, e cila ka vendosur kriteret për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka sanksionuar ndarjen e shtetit nga partia, duke nënkuptuar që ndërtimi i një shtëpie me paratë e taksapaguesve pas një fatkeqësie natyrore është një aktivitet i pavarur nga përkatësia politike e kryetarit të bashkisë dhe për rrjedhojë, prezantimi i këtij aktiviteti si propagandë elektorale përbën cënim të ndarjes së shtetit nga partia.

Marrëveshja politike e qershorit 2020, e cila u firmos dhe u miratua në parlament nga Partia Socialiste e Veliajt sanksionon në nenin 92 të Kodit Zgjedhor që aktivitete të tilla si përurime apo shpërndarje certifikatash pronësie të jenë të ndaluara për një periudhë katër mujore para datës së zgjedhjeve.

Etiketa: AnalizëErion VeliajIlirjan CelibashiKomisioneriKQZkryetarLigjliraLuliMarrëveshjaParaparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialisteReport TvTiranëvideozgjedhje
Tjetri
Prokurorja Marjeta Zaimi ballafaqohet me pikëpyetjet mbi pasurinë në KPK

Prokurorja Marjeta Zaimi ballafaqohet me pikëpyetjet mbi pasurinë në KPK

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.