AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Prokurorja Marjeta Zaimi ballafaqohet me pikëpyetjet mbi pasurinë në KPK

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokurorisë së Tiranës pas seancës dëgjimore në KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi kalimin e barrës së provës për një seri transaksionesh financiare të prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi, ndërsa kjo e fundit këmbënguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Prokurorja Marjeta Zaimi e Prokurorisë së Tiranës pas seancës dëgjimore në KPK.

Relatori Olsi Komici përsëriti një duzinë episodesh të kalimit të barrës së provës, ndërsa prokurorja Marjeta Zaimi e Prokurorisë së Tiranës pranoi disa pasaktësi në deklarime, por këmbënguli se pasuria e saj kishte burime të ligjshme.

Seanca dëgjimore me Zaimin u zhvillua mesditën e së martës përballë trupës gjyqësore të drejtuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko. Relacioni u fokusua tek kriteri i pasurisë, ndërsa për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk u konstatuan probleme.

Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Fierit dhe Tiranës. Sipas hetimit të kryer nga KPK, ajo zotëron një apartament banimi në Selitë të blerë në vitin 2011 për 87,750 euro, një depozitë bankare me vlerë 8014 euro si dhe një automjet.

Rrezja e hetimit pasuror përfshiu gjithashtu  edhe një apartament të shitur në Fier, depozitat e hapura dhe të tërhequra ndër vite si dhe përdorimin pas transferimit në Tiranë të një apartamenti në pronësi të kunatit përmes një kontrate qiraje prej 10 mijë lekësh/muaj –dhe për disa muaj pa qira.

Për pasurinë kryesore –apartamentin e blerë në Selitë të Tiranës, prokurorja Zaimi dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar si burim një kredi të butë bankare prej 5 milionë lekësh, pakësimin e tre depozitave me vlerë rreth 3.8 milionë lekë së bashku si dhe kursime në cash prej 2.4 milionë lekësh.

Por Komisioni ka gjetur deklarime kontradiktore dhe mospërputhje si për kohën e pagesave ashtu edhe për vlerat e kësteve të paguara. Komici tha se Zaimi nuk kishte deklaruar pagesën e këstit të tretë prej 23 mijë eurosh dhe as një ndihmë familjare për plotësimin e këtij kësti në vlerat e 8 mijë eurove dhe 250 mijë lekëve.

Mospërputhje janë gjetur edhe me deklarimet për çmimin e shitjes së apartamentit në Fier; fillimisht në vlerën e 3.1 milionë lekëve dhe më pas rreth 1.9 milionë lekë. Por Zaimi e ka shpjeguar mospërputhjen me përmbytjen e shtëpisë pas shitjes nga vërshimi i lumit Gjanica –çka i detyroi ata që të ulnin çmimin e paracaktuar dhe të kthenin diferencën e parave tek blerësi.

KPK i ka konsideruar kontradiktore deklarimet për hapjen dhe tërheqjen e disa depozitave bankare si dhe deklarimet e kursimeve në cash për disa vite radhazi. Zaimit iu kalua gjithashtu barra e provës për të justifikuar me dokumentacion aftësinë blerëse të kunatit për apartamentin e marrë prej saj me qira në Tiranë.

Gjatë relatimit, Komici tha se nga analiza financiare rezultonte mangësi burimesh në vlerën e 2.3 milionë lekëve. Ai shtoi disa herë radhazi se subjekti kishte dorëzuar shpjegime, të cilat do të vlerësoheshin para marrjes së vendimit.

Prokurorja Zaimi u ndal në secilin episod të përmendur në relatim gjatë fjalës së saj, të cilën e filloi duke thënë se ‘pasuria ime më e madhe është familja’.

“Pasuria materiale pas 28 viteve punë të miat dhe 35 të bashkëshortit është 1 apartament për të cilin vazhdoj të paguaj kredinë, një autoveturë dhe një depozitë,” shtoi Zaimi.

Ajo shpjegoi se për apartamentin në Selitë kishin paguar 4 këste në muajt qershor dhe tetor 2011; kapari prej 2.5 milionë lekësh me cashin e akumuluar, kredia prej 5 milionë lekësh, këstin prej 23 mijë eurosh dhe pagesën e fundit të mbetur.

Zaimi shtoi se qëllimi i familjes pas transferimit në Tiranë ishte blerja e apartamentit, ndaj kursimet në cash të deklaruara më herët nuk ishin konsumuar. Ajo e shpjegoi mosdeklarimin e këstit prej 23 mijë eurosh me harresën dhe ngarkesën e lartë në punë, ndërsa për ndihmën familjare tha se ishte shlyer brenda vitit.

“Jam përpjekur të deklaroj me vërtetësi sipas kërkesave të formularit dhe ka pasur disa probleme në vitin 2010 për shkak të ngarkesës së punës. Por të gjitha janë para të ligjshme dhe me detyrime tatimore,” shtoi ajo.

Lidhur me apartamentin e shitur në Fier, Zaimi tha se blerësi kishte vendosur si kusht ose uljen e çmimit, ose revokimin e kontratës pas dëmtimeve të shkaktuara nga përmbytja. Ajo shtoi se nuk kishte mundur ta gjente blerësin, që sipas saj kishte emigruar në Gjermani, por kishte siguruar një deklaratë noteriale nga nëna e tij që konfirmonte këtë version.

Zaimi kërkoi që KPK mos ta konsideronte kunatin si person të lidhur dhe e quajti përdorimin e shtëpisë së tij një rast të pastër qiramarrjeje. Megjithatë, ajo shtoi se kishte dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për pagesat e kryera prej tij për apartamentin në Tiranë dhe se një pjesë e dokumenteve kishin qenë të pamundura për t’u siguruar për shkak të pandemisë.

Prokurorja kontestoi edhe analizën financiare dhe kërkoi që të ardhurat e bashkëshortit nga puna si ekspert topograf në disa gjykata të llogariteshin.

“Kam sjellë dokumente që vërtetojnë se këto janë të ardhura nga një pune të ligjshme dhe nëse merren parasysh, diferenca është shumë më e vogël. Ndaj kërkoj që të ndiqet parimi i proporcionalitetit,” shtoi ajo.

Duke marrë shkas nga mospërputhjet në deklarata, Komici e pyeti prokuroren Zaimi për konceptin e saj mbi deklarimet e cashit.

“Cash-i është ai që mbetet në fund të vitit. Sa mbeten fizikisht pas diferencës së të ardhurave dhe shpenzimeve,” tha Zaimi, duke pranuar se në vitet e para nuk i ka deklaruar siç duhet.

Komici e shtyu më tej diskutimin, duke thënë: “më bën çudi që nuk e keni deklaruar pagesën 23 mijë euro [të blerjes së apartamentit] asnjëherë?

Zaimi u përgjigj se ndonëse mund të duket çudi, ajo nuk e ka mbajtur mend dhe se me t’u vënë në dijeni nga kompania e ndërtimit, i vuri dokumentet në dispozicion të Komisionit.

“Kjo nuk është deklarative, nga tërheqja e të gjitha depozitave del vlera ekuivalente. Unë nuk kam mbajtur mend veprimin,” tha Zaimi.

Në konkluzionet përfundimtare, prokurorja Marjeta Zaimi shprehu besimin se me shpjegimet dhe relacionet e dhëna, ajo ka arritur nivelin e besueshëm në kriterin e pasurisë dhe në dy kriteret e tjera. “Besoj se duhet të konfirmohem,” tha ajo.

Vendimi do të shpallet më 11 shkurt, në orën 10:00.

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkëshortiEuroFierFirdes ShuligjanicaGjermaniGjykataGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkredikrediaMarjeta ZaimiOlsi KomiciPamela QirkoParapasuriaPiSProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëPunaPunëSeancaSHTiranëVendimi
Tjetri
Shqipëria mbyllet në orën 8 pas rritjes së rasteve me COVID-19

Shqipëria mbyllet në orën 8 pas rritjes së rasteve me COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.