AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria mbyllet në orën 8 pas rritjes së rasteve me COVID-19

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë më 11 janar 2021. Foto: Malton Dibra/LSA

Qeveria shqiptare vendosi të mbyllë baret dhe restorantet në orën 20, ose dy orë më herët se sa kufizimi aktual ndërsa vendi numëron mbi 33 mijë të sëmurë me koronavirus dhe 1488 jetë të humbura.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë më 11 janar 2021. Foto: Malton Dibra/LSA

Qeveria shqiptare vendosi të zgjasë kohën e ndalimit të qarkullimit për qytetarët si dhe të kufizojë shkollat e mesme në mësim online në disa masa të ndërmarra pas rritjes dramatike të rasteve të identifikuara me COVID-19 të javëve të fundit.

Sipas urdhrit të ri, qytetarët do të duhet të mbyllen në shtëpi që në orën 8 dhe jo në orën 10 deri tani dhe ky kufizim do të zgjasë për së paku 14 ditë. Baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 8 me përjashtim të shërbimit delivery.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ishte e vetëdijshme për atë që ajo e quajti “lodhje” nga masat kufizueze por shtoi gjithashtu se masat ishin të nevojshme për shkak se “virusi nuk është lodhur”.

Sipas të dhënave të ditës së martë, mbi 33 mijë shqiptarë ose më shumë se një në 100 banorë është aktualisht e sëmurë me COVID-19 ndërsa së paku 1488 qytetarë janë humbur jetën.

Shumica dërrmuese e vendeve të botës janë duke përjetuar mbylljet e dyta dhe të treta kombëtare për shkak të  përhapjes së shpejtë të infeksionit të koronavirusit të ri, veçanërisht të disa varianteve të tij të njohura si varianti i Britanisë apo ai i Afrikës së Jugut, të cilat kanë forcë infektuese shumë më të lartë se sa variantet e tjera. Shqipëria nuk ka ndërmarrë mbyllje të dytë pas mbylljes së pranverës 2020.

Qeveria duket se është nën ethet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit. Gjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama duket se hoqi dorë nga pretendimi se vendimet e menaxhimit të situatës ndërmerren nga Komiteti Teknik kur paralajmëroi vetë masat shtrënguese ditën e martë, para se komiteti të mblidhej të mërkurën.

Edhe mjeku Tritan Kalo, i cili është kthyer në shërbim në spitalin infektiv pavarësisht se ka dalë në pension dhe që është anëtar i Komitetit të Ekspertëve, deklaroi të mërkurën në Facebook se komiteti nuk ka fuqi vendimmarëse.

“Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti  ekspertësh që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social përpara se mbi bazën e tyre të merren VENDIME nga EKZEKUTIVI,” deklaroi Kalo në Facebook.

Një paku një ekspert vuri në pikëpyetje efikasitetin e masës së re kufizuese të qeverisë duke argumentuar se virusi përhapet njësoj pavarësisht nëse qytetarët dalin të pinë kafe në orën 6 të mbrëmjes dhe jo në orën 8.

Etiketa: COVIDCOVID-19DibraEdi RamaFacebookkoronavirusKryeministri Edi RamaMASMasaOgerta ManastirliuOpozitaParaQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipëriashqiptareVendimVendimet
Tjetri
Mjedisorët kundër Klosit: Aeroporti në Nartë rrezik për zonën e mbrojtur

Mjedisorët kundër Klosit: Aeroporti në Nartë rrezik për zonën e mbrojtur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.