AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mjedisorët kundër Klosit: Aeroporti në Nartë rrezik për zonën e mbrojtur

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Deputeti Damian Gjiknuri, Kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli duke u pergatitur per te mbjelle fidane ne kuader te lancimit te iniciatives per mbjelljen e 10 800 pemeve ne Peisazhin e Mbrojtur Vjose-Narte. Fidanet jane siguruar ne saje te projektit A.C.A.P./r/n/r/nMinister of Tourism and Environment, Blendi Klosi, MP Damian Gjiknuri, Mayor of Vlora, Dritan Leli preparing to plant seedlings in the framework of the launch of the initiative for planting 10,800 trees in the Vjose-Narte Protected Landscape. Seedlings are provided thanks to the A.C.A.P.

Organizatat mjedisore kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mjedist dhe Turizmit, Blendi Klosi i cili e ka cilisësuar debatin rreth ndërtirmin të aeroportit të ri të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë si të pavarëtetë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Deputeti Damian Gjiknuri, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli duke u përgatitur për të mbjellë fidanë në kuadër të lançimit të iniciativës për mbjelljen e 10 800 pemëve në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë. | Foto : LSA

Nëpërmjet një njoftimi për median, 15 organizata mjedisore kanë kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi se zona ku do të ndërtohet aeroporti i ri i Vlorës ka qenë edhe më parë aeroport dhe debati rreth kësaj teme është i stisur.

“Debati mbi aeroportin e propozuar të Vlorës nuk është i pavërtetë,” u shprehën mjedisorët.

“Përkundrazi, ai është një nga debatet më të forta për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri që prej vitit 1990,” shtuan ato.

Në fund të nëntorit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli rihapjen e garës për tenderin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, projekt i cili sipas drejtuesve të qeverisë do t’i jepte Jugut të Shqipërisë nje aset kombëtar tejet të vlefshëm.

Ky projekt kundërshtohet me forcë nga organizatat mjedisore të cilat theksojnë se ndërtimi i këtij aeroporti do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë.

Nëpërmjet një deklarate të dhënë të enjten gjatë një aktiviteti pyllëzimi në Nartë, ministri Blendi Klosi tha se aeroporti i ri nuk do të cënojë zonën e mbrojtur.

“Të qënit zonë e mbrojtur në mbi 18% e sipërfaqes nuk do të thotë se nuk do të ketë zhvillime, por zhvillimet do të jenë të kontrolluara, siç është rasti i aeroportit të Vlorës,” tha Klosi.

“Kompania që do të zhvillojë projektin do të paraqesë një projekt mjedisor dhe një studim të plotë si do zhvillohet dhe do mbrohet biodiversiteti,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “kjo sipërfaqe ka qenë dhe vazhdon të mbetet një aeroport.”

Por sipas organizatave mjedisore ky krahasim i ministrit nuk qëndron, për faktin se aeroporti i vjetër i Akërnisë ka qenë jo-funksional që prej viteve 1990 dhe ndikimi në mjedis i aeroportit të propozuar të Vlorës është krejtësisht i ndryshëm dhe shumë më i fortë se ndikimi i një pistë jo-funksionale e avionëve luftarakë.

“Edhe përpara kësaj përiudhe, aeroporti në fjalë ka qenë vetëm një pistë fluturimesh me përdorim sporadik për një numër shumë të vogël fluturimesh jo civile,” deklaruan organizatat mjedisore, ndërsa theksuan se aeroporti i propozuar i Vlorës është i nivelit ndërkombëtar, mjaft më i madh se aeroporti i Rinasit.

“Për pasojë ndikimi i këtij aeroporti të ri është kryekëput i ndryshëm nga një pistë avionësh jo-funksionale”, përfunduan ato.

Etiketa: AeroportAeroporti i RinasitBlendi KlosiDamian GjiknuriDritan LeliMjaftMjedisMjedisiMjedisitNdikimi në mjedisOrganizatat mjedisorerrezikSHshqipShqipëriVlorë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Klajda Gjosha – ish-ministre e Integrimit Europian

Skeda e pasurisë së deklaruar –Klajda Gjosha – ish-ministre e Integrimit Europian

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.