AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Klajda Gjosha – ish-ministre e Integrimit Europian

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish deputetet e opozites, Genc Pollo, Klajda Gjosha, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi, duke folur per reporteret pas takimit me raportuesen e Parlamentit Europian per Shqiperine, Isabel Santos, ku kerkuan zgjedhje te parakohshme si zgjidhje per krizen politike te vendit./r/n/r/nFormer opposition MPs Genc Pollo, Klajda Gjosha, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi, speak to reporters after meeting with European Parliament rapporteur for Albania, Isabel Santos, demanding snap elections as the solution to country’s political crisis.

Ish-ministrja e LSI në kabinetin “Rama 1”, Klajda Gjosha deklaron pasuri familjare prej 11.9 milionë lekësh, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh.

Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u largua nga detyra në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI.

Klajda Gjosha është diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2005 në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2006, ajo kreu studimet Master në të njëjtin universitet për Studime Europiane.

Gjosha është kryetare e Forumit të Gruas në LSI si dhe anëtare e kryesisë. Ajo ka qenë gjithashtu nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përvojën e parë në administratën publike e ka pasur në vitin 2004 si specialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjosha ka punuar më pas në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 u zgjodh zv.ministre në kabinetin e kryeministrit Berisha.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Klajda Gjosha nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha për vitet 2008-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2008, Klajda Gjosha nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 11.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh.

Znj.Gjosha deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.2 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e znj.Gjosha dhe gati 23% nga paga e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave totale burojnë nga aktiviteti i biznesit privat të bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se përvse përveç pasurive në emër të saj dhe të bashkëshortit, Gjosha ka deklaruar edhe pasuri në emër të prindërve.

Në deklaratën e vitit 2009, ajo deklaron një apartament me sipërfaqe 96m2 dhe me vlerë 36 mijë USD në emër të prindërve, e cila nuk është përfshirë në analizën e pasurisë.

Në vitin 2015, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti dupleks me çmim 78,062 euro, me burim financiar një kredi bankare prej 8.8 milionë lekësh, të ardhura nga paga prej 1.5 milionë lekësh si dhe 600 mijë lekë hua nga aktiviteti i biznesit të bashkëshortit. Huaja është shlyer plotësisht në vitin 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2013 mungojnë të ardhurat nga biznesi të bashkëshortit në rubrikën përkatëse.

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNEdi RamaEurohuaILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKlajda GjoshakrediLSImasterParaPasuri të paluajtshmepasuriaPSPunëRamaraportreporterreporter.alSHSkedaSkeda e pasurisëTiranëuniversitet
Tjetri
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë mbetën në letër, vëren raporti

Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë mbetën në letër, vëren raporti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.