AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Lista të hapura, lista të mbyllura

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke hyrë me maskë në fytyrë në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Foto: LSA

Në një ndryshim madhor, Partia Demokratike në opozitë sfidoi propozimin e maxhorancës qeverisëse për “hapje të pjesshme” të listave zgjedhore, duke kërkuar “hapje të plotë” të tyre, gjë që nëse materializohet, mund të përbëjë një pikë kthese në mënyrën se si shqiptarët zgjedhin dhe qeverisen.

Kryeministri Edi Rama duke hyrë me maskë në fytyrë në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Foto: LSA

Edi Rama dhe Sali Berisha ranë dakord një natë në prill 2008 që të ndryshojnë Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor të vendit, duke krijuar sistemin aktual proporcional rajonal me lista të mbyllura, në të cilat, shqiptarët zgjedhin një parti, ndërsa partia zgjedh deputetët që do të dërgohen në parlament. Mbrojtësit e saj sugjerojnë se marrëveshja krijon një stabilitet në qeverisjen e vendit, duke i varur deputetët me partitë përkatëse dhe duke kufizuar nevojën për të akomoduar në tortën e pushtetit më shumë deputetë e grupime deputetësh, gjë që kishte shkaktuar destabilitet në qeverisjen e vendit, veçanërisht në vitet 1997-2005 me tre kryeministra që u ulën dhe u ngritën në karrigen e kryeministrit pesë herë. Marrëveshja e vitit 2008 që krijoi listat e mbyllura u argumentua në atë kohë edhe si një masë kundër përfshirjes së gangsterëve në garat elektorale. Të dyja argumentet duket se u rrëzuan nga historia e gati 12 vjetëve të qeverisjes së vendit nga sistemi i listave të mbyllura. Në vitin 2016, Shqipëria u detyrua të miratojë një “ligj për dekriminalizimin” e politikës, për shkak të numrit të stërmadh të personave me precedentë të rëndë apo të lehtë penalë që hynë në parlamentin e vitit 2013 pikërisht përmes së ashtuquajturave ‘lista të mbyllura”, kryesisht në ato të Partisë Socialiste.

Ndryshe nga sa argumentohej më 2008 se partitë do të prireshin në listat e tyre të mbyllura të kandidonin me mençuri intelektualë dhe jo gangsterë, rezultati ishte krejt i kundërt.

Edhe argumenti i stabilitetit në qeverisje të krijuar nga sistemi i listave të mbyllura vështirë se u vërtetua. Në vitet 2009-2013 kur vendi u qeveris nga koalicioni PD-LSI, ministrat u ndryshuan në vazhdimësi, qeveria u përfshi nga skandale të njëpasnjëshme dhe në fund, tre deputetë socialistë kapërcyen gardhin për të mbështetur qeverinë, pasi mësuan se kryetari i tyre i partisë nuk kishte në plan t’i rivendoste në listat e deputetëve.

Por problemi më i madh me listat e mbyllura është që Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që në një sistem demokratik duhet të kontrollojë qeverisjen, u kthye në një institucion të dobët dhe jopërfaqësues të publikut, të kontrolluar nga kryetarët e partive, të cilët, në të gjitha rastet, caktojnë vetë personalisht se kush do të jetë i pari e kush i fundit në listë.

Askush nuk e mohon dot faktin që Rama dhe Berisha ranë dakord më 2008 të krijojnë një sistem pushteti duopol, ku shanset për të bërë politikë jashtë partive të mëdha të ishin zero. Dhe kjo u vërtetua nga fakti që në tre palë zgjedhje, vendi nuk pati në asnjë rast, qoftë edhe një deputet të pavarur të vetëm.

Sistemi me lista të mbyllura nuk do të ishte ndonjë tragjedi për vendin, në rast se partitë politike do të kishin demokraci të brendshme, në rast se anëtarët e tyre do të kishin ndonjë rol në vendimmarrjen se kush do të dërgohet si përfaqësues në parlament e kush jo. Por fakti është që të trija partitë kryesore dukshëm nuk kanë kurrfarë demokracie të brendshme.

Kabllogramet e diplomacisë amerikane të zbuluara në vitin 2011 nga organizata Ëikileaks tregojnë se si, në zgjedhjet e vitit 2009, personat që ishin në listat e mbyllura të Partisë Socialiste nuk e dinin paraprakisht se ishin në këto lista, por e morën vesh pasi listat u dorëzuan nga kryetari i partisë në KQZ.

Në krahun tjetër të politikës, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi edhe një hap tjetër tallës me demokracinë po në ato zgjedhje: në atë kohë, gazetat (në Shqipëri ka pasur edhe gazeta), kishin vesin që të hartonin paraprakisht lista me kandidatë të mundshëm të partive përkatëse. Dhe dukshëm, gazetarët që publikonin “lista” kishin pak ose aspak informacion por mbështeteshin më shumë te hamendësimi. Për ta vënë në dukje këtë gjë, Berisha komentoi në një rast se ai kishte dëshiruar të bënte një palë lista që t’i nxirrte blof të gjitha listat e publikuara nëpër gazeta, por dështoi në këtë plan për shkak se gazetat kishin publikuar sakaq kaq shumë lista, sa njëra apo tjetra mund të dilte e përafërt me atë të tij.

Me pak fjalë, listat e kandidatëve nuk ishin ato të Partisë Demokratike, ishin ato të Sali Berishës.

Listat e kandidatëve nuk ishin ato të Partisë Socialiste, ishin të Edi Ramës.

Sistemi me lista të mbyllura pati edhe anët e veta tallëse me demokracinë. Partitë e mëdha i imponuan të gjithë të tjerëve që, nëse duan të garojnë, ato duhet të garojnë me lista të plota. Nuk ka rëndësi nëse një parti e vogël ka apo jo ambicie për të fituar vetëm një apo dy deputetë. Këto parti duhej të garonin 140 deputetë. Dhe a mundet të jesh kaq i çmendur sa të garosh, fjala vjen, në listë në numrin 34, në një listë ku mund të fitojë vetëm kandidati në numrin 1?

PD, PS dhe ndonjë parti tjetër e kishte kollaj të gjente idiotë të tillë të dobishëm për të garuar në zgjedhje me zero shans për të fituar. Partitë e vogla u detyruan të bëhen qesharake vetëm për të fituar të drejtën për të garuar. Zyrtarisht në Shqipëri për 140 mandate deputetësh garonin mijëra kandidatë, shumica dërrmuese e të cilëve dukshëm as nuk e dinin se pse emri i tyre ishte në listë.

Për shembull, Partia Republikane në vitin 2017 kishte 141 kandidatë në garë, por jo kryetarin e saj, i cili garonte në listat e Partisë Demokratike.

Është ende herët për të konkluduar nëse vendi do të kalojë në një sistem demokratik pas autokracisë të kryetarëve të partive të 12 viteve të fundit. Nëse listat hapen, pyetja është se si do të hapen dhe sa do të hapen. Nëse hapen, siç pretendon Partia Socialiste, në “jo më pak se dy të tretat”, kjo do të thotë se numri i deputetëve të zgjedhur realisht nga votuesit do të jetë jo më shumë se sa një e treta e të gjithë deputetëve të parlamentit.

D.m.th, le të supozojmë se në zgjedhjet e vitit 2017 do të kishte lista të hapura në dy të tretat. Në Tiranë u zgjidhën 34 deputetë nga të cilët, PS mori 18, PD 11 dhe LSI 5. Nëse listat hapen për dy të tretat duke lënë një të tretën ose 11 deputetë nga 34 te listat e mbyllura të partive, atëherë 11 të PS-së, 11 të PD-së dhe 5 të LSI-së do të jenë nga kandidatët e listave të mbyllura ndërsa shtatë deputetë të tjerë të PS-së do të jenë nga listat e hapura. Me këtë logjikën e listave të hapura siç argumentojnë socialistët, pjesën më e madhe të deputetëve do të vijojë t’i ketë partia, ndërsa votuesit do t’i mbesin kusuret.

Argumenti i socialistëve pro listave pjesërisht të hapura, konkretisht nevoja për të pasur kuota gjinore dhe për të mbështetur praninë e deputeteve femra në parlament nuk qëndron. Shembulli është Kosova, e cila ka një sistem të tillë me lista të hapura dhe gjithashtu me kuota gjinore.

Nga ana tjetër, për shkak se palët politike kanë shprehur vullnetin të ruajnë sistemin me lista proporcionale, atëhere ka gjasa që shqiptarëve do t’u vihet përpara një fletë votimi e ngjashme me atë të Kosovës, ku qytetarët zgjedhin një parti dhe më pas shënojnë numrin e deputetit të përzgjedhur nga lista e kësaj partie. Kjo do të thotë që votat do të duhet të numërohen dy herë, një herë për të marrë vesh se cila parti ka fituar zgjedhjet dhe herën e dytë, për të parë se cili prej kandidatëve të asaj partie do të shkojë në parlament. Procesi i numërimit të këtyre votave ka gjasa do të bëhet edhe më me shumë telashe nga sa ka qenë deri më sot.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre, qytetarët ka gjasa do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes kandidatëve që partitë kanë përcaktuar, ndërsa pragu i lartë prej 5% do të zhdukë sërish shanset për politikë jashtë partive të mëdha dhe gjithashtu, shanset që vendi të ketë ndonjë deputet të pavarur në të ardhmen e afërt, do të vijojnë të jenë të papërfillshme.

Etiketa: 1997demokracideputetEdi RamaEmrigazetagazetarGazetatkandidatëtKosovaKosovëKQZKryeministri Edi RamakryetarKuvendiLigjListat e hapuraLSILulzim BashaMASparlamentPartiaPartia DemokratikePartia RepublikanePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSQeveriaRamaReforma zgjedhorerepublikaneSali BerishaSHshqipShqipëriShqipëriastabilitetVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Altina Nasufi –Gjykata Administrative e Apelit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Altina Nasufi –Gjykata Administrative e Apelit

mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.