AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj përfundoi me paraqitjen e kërkesave paraprake të shumta në çështjen penale në ngarkim të tij lidhur me aferën e sterilizimit, duke kërkuar pavlefshmëri të provave dhe pushimin e gjykimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj përmbylli të martën më 9 qershor paraqitjen e kërkesave paraprake në çështjen penale në ngarkim të tij lidhur me aferën e sterilizimit, për të cilën po gjykohet me gjykim të zakonshëm, ku provat do të formësohen në gjykatë. U deshën katër seanca gjyqësore disaorëshe, që Beqaj të parashtronte në mënyrë të detajuar kërkesat e tij paraprake, duke kërkuar si përfundim pavlefshmërinë e provave të organit të akuzës dhe pushimin e çështjes.

Beqaj deklaroi se kishte edhe 22 kërkesa për të paraqitur, kur ndërkohë kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Rudina Palloj i solli në vëmendje se seancën parardhëse kishte deklaruar se kishte edhe 16 kërkesa paraprake për të paraqitur.  “Por sot janë 22”, tha Beqaj

Gjyqtarja Palloj evidentoi faktin se i pandehuri mbrohet nga dy avokatë dhe i sygjeroi se mund të këshillohej për të paraqitur ato çështje që kanë të bëjnë me kërkimet paraprake. “Kërkesat praprake mund të vijojnë nga një deri në pesë orë, jo me ditë të tëra”, hoqi vërejtje gjyqtarja Palloj.

Në vijim, Beqaj pretendoi se provat digjitale janë marrë në kundërshtim me ligjin procedural, me Konventën e Budapestit, me një vendim njehësues të Gjykatës së Lartë e dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi prapavepruese për çështjet që janë në shqyrtim, për të cilat nuk ka vendim të formës së prerë. Ai kërkoi përjashtimin e provave digjitale. Ai kërkoi po ashtu, të përjashtohet nga provat edhe një akt pa nënshkrim dhe pa vulë.

Beqaj pretendoi se çdo akuzë e ngritur në Shqipëri për nenin 134 të Kodit Penal, “Vjedhja”, nuk plotëson kriteret e ligjshmërisë. Sipas tij, në nen nuk është shënuar se çfarë është e ndaluar dhe solli në vëmendje të gjykatës 18 Kode Penale, nga të cilat 15 të vendeve të Bashkimit Evropian, të Britanisë së madhe, të Turqisë dhe Kosovës, në të cilët sipas tij, përcaktohet sjellja e ndaluar në rastin e vjedhjes. “Kur nuk di cila eshte sjellja e ndaluar, si do mbrohem unë”, tha Beqaj.

Tjetër pretendim kishte të bënte me kundërshtimin e vendimit të seancës paraprake, që e konsideroi si njoftim të akuzës, pasi SPAK kërkoi gjykimin për shpërdorim detyre, ndërsa nga gjykata u çmua se ai kishte konsumuar elementët e veprave penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe grup i “strukturuar kriminal”.

Sipas Beqajt, nuk ka shifër të vjedhjes dhe për rrjedhojë duhet rrëzuar. Ai tha se është akuzuar për profesionin që ka, pasi gjykata në vendim ka vlerësuar se duhej të ishte në dijeni për shkak të profesionit, si dhe për veprime pas njofftimit të akuzës.

Beqaj renditi në mënyrë të detajuar të gjithë pretendimet e tij, duke kërkuar në çdo rast pushimin e çështjes penale lidhur me aferën e sterilizimit.

Ai ka pretenduar edhe gjatë seancave të mëparshme se është cënuar procesi i rregullt ligjor gjatë hetimeve paraprake, si dhe akuza e ngritur ndaj tij është e paligjshme dhe e pavlefshme. Sipas Beqajt, akuza i është ngritur nga gjykata, pasi prokuroria ka pasur tjetër vlerësim e bindje.

Në vijim, paraqiti kërkesat paraprake me shkrim edhe avokati Ermal Yzeiraj.

Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan shtyrjen e seancës, për të pasur mundësi të njihen hollësisht me gjithë kërkesat paraprake dhe të paraqesin qëndrim. Seanca u shty për më datë 23 qershor, në orën 13:30.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim edhe për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC.

 

Etiketa: Afera e sterilizimitIlir BeqajRudina Palloj
Tjetri
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.