AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mungesa e fondeve mban peng ‘çlirimin’ e Amfiteatrit të Durrësit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Amfiteatri i Durrësit, pamje nga lart në vitin 2005 | Foto nga : Gëzim Kabashi

I zbuluar nga arkeologu Vangjel Toçi 50 vjet më parë, amfiteatri i Durrësit-ndër më të mëdhenjtë në Ballkan mbetet ende peng i mungesës së fondeve për çlirimin nga ndërtesat mbi arenë dhe shkallare. 

Amfiteatri i Durrësit në vitin 2005 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Amfiteatri i Durrësit në vitin 2005 | Foto nga : Gëzim Kabashi

Kur arkeologu i njohur Vangjel Toçi filloi të gërmonte 50 vjet më parë mbi një faqe kodre në qendër të Durrësit dhe nxorri në dritë pjesë të amfiteatrit antik, shtëpia aty pranë e familjes së Oni Simakut i shpëtoi për qime rrafshimit.

Burri në mesin e të 70-ave rikthen në kujtesë kohën kur ishte ende fëmijë dhe pa sesi  nga kodra në krah të bashkisë, që fshihte nën këmbët e saj monumentin madhështor u prishën 33 shtëpi dhe u larguan 50 familje të vjetra durrsake.

Pjestar i nëntë familjeve të fundit, shtëpitë e të cilëve gjenden brenda perimetrit të amfiteatrit, Oni Simaku është ende në pritje të shpërnguljes.

“Jam në pritje të lajmit për kompensimin për t’u larguar nga shtëpia,” i tha Simaku BIRN-it.

Amfiteatri antik në qendër të Durrësit nisi të zbulohej në vitin 1966 falë këmbënguljes së arkeologut Vangjel Toçi, që shfrytëzoi të dhënat e pakëta që ofronte Marin Barleti në librin “Historia e Skënderbeut” dhe të dhënat e banorëve të zonës.

Studiues dhe historianë bashkohen sot rreth idesë se amfiteatri mund të jetë ndërtuar gjatë periudhës Trojane 98-117 pas Krishtit dhe është ndër më të mëdhenjtë e llojit të tij në Ballkan.

Pavarësisht vlerave të padiskutueshme të tij, ky monumenti nuk i është kthyer tërësisht publikut. I nisur gjysmë shekulli më parë, projekti i çlirimit të arenës dhe shkallareve të amfiteatrit të Durrësit nga shtëpitë e banorëve ende nuk ka përfunduar.

Nëntë banesat e fundit që ndodhen mbi monument pritej të rrafshoheshin brenda 2016-s, por mungesa e fondeve e bën kapjen e këtij afati të pamundur.

Në maj 2015, Ministria e Kulturës premtoi rehabilitimin e plotë të amfiteatrit të Durrësit. Projekti do të realizohej në dy faza. Tre objektet e para u prishën dhe familjet u kompensuan. Faza e dytë parashikonte prishjen e 9 objekteve të tjera brenda vitit 2016, por mungesa e fondit 100 milionë lekë për kompensim e shtyn projektin në një kohë të pacaktuar.

Amfiteatri i Durrësit gjatë gërmimeve të vitit 1969
Amfiteatri i Durrësit gjatë gërmimeve të vitit 1969

Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare i tha BIRN se çlirimi i arenës dhe i shkallareve të amfiteatrit mbetet tanimë vetëm një çështje kohe.

“Gjatë vitit të kaluar prishëm tre shtëpitë e para mbi amfiteatër, pas kompensimit prej 50 milionë lekësh për familjet që banonin aty prej disa dhjetëvjeçarësh. Banesat u rrafshuan nga firmat e specializuara brenda disa javëve, duke i hapur rrugë edhe prishjes së grupit të banesave të fundit,” thotë Lako.

Lako ka besim se projekti i miratuar nga qeveria shqiptare do të realizohet së shpejti, megjithatë ai nuk flet për një datë të përafërt të financimit, që mund t’i hapë rrugë procedurës.

Kjo shtyrje reflekton ndërkohë historinë e gjatë të neglizhencës dhe zvarritjeve të autoriteteve shqiptare me amfiteatrin e Durrësit.

Në vitet 1966-1970, profesor Toçi për katër sezone ekspeditash radhazi arriti të nxjerrë mbi sipërfaqe rreth 60 për qind të monumentit, duke i dhuruar Durrësit një objekt arkeologjik të klasit të parë.

Punimet e tjera nisën 20 vjet më vonë dhe ishin tepër të zbehta. Në fund të viteve 1980, pranë amfiteatrit pati një përpjekje tjetër për të zbuluar nga jashtë faqen e mureve dhe hyrjen e galerisë veriore. Shtëpitë mbi monument u bënë sërish shkak për ndërprerjen e gërmimeve.

Edi Berdaku, një tjetër banor në zonë kujton vitin 1990, kur familjarët e tij u përgatitën të transferoheshin pasi shtëpia mbi amfiteatër do të prishej. Gjithçka u harrua në vitin e parë të tranzicionit dhe lulishtja u rimbush me dherat që ishin larguar në zonën pranë xhamisë së madhe të qytetit.

Në vitin 2000, forcat xhenjere të NATO-s me mision paqeruajtës në Kosovë mbështetën nismën e arkeologëve durrsakë për hapjen e arenës së amfiteatrit. Për afro 2 muaj, ushtarakët e huaj nën vëzhgimin e arkeologëve vendas larguan dhjetra metër kub dhera, duke zbritur drejt kuotës 0 të arenës. Pastrimi i përgjithshëm i monumentit u ndërpre sërish, për arsye ende të paqarta.

Tre vjet më vonë, një ekip tjetër shprehu interes për amfiteatrin dhe nisi punën mbi të.

Që nga viti 2003, në pjesën juglindore të amfiteatrit një grup studiuesish dhe studentësh italianë të Universitetit të Chieti – Pescarës, në bashkëpunim me Institutin shqiptar të arkeologjisë kanë realizuar një sërë studimesh të rëndësishme që kanë krijuar tashmë një ide të qartë mbi gjendjen e tij jo vetëm në pjesët e dukshme, por edhe në ato që ende nuk janë zbuluar.

Puna 10 vjeçare e këtij grupi studiuesish realizoi zbulime befasuese dhe një vëllim i veprës

“Dyrrachium”, i publikuar në Itali i kushtohet amfiteatrit.

Hapja e plotë e arenës është këshilluar edhe nga fondacioni “Europa Nostra”-një organizatë 50 vjeçare në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Ajo e konsideron amfiteatrin një monument të rrezikuar, ndërsa shtyn institucionet vendase për të bashkëpunuar me ato ndërkombëtare për rivitalizimin e tij.

Gërmime arkeologjike në amfiteatrin e Durrësit në vitin 2009 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Gërmime arkeologjike në amfiteatrin e Durrësit në vitin 2009 | Foto nga : Gëzim Kabashi

Megjithatë, apeli për rivitalizimin e plotë pritet t’i kushtojë edhe disa vite amfiteatrit.

Ledion Lako i tha BIRN se projekti i miratuar i Ministrisë së Kulturës parashikon vetëm rrafshimin e shtëpive mbi monument.

“Aktualisht gjithçka është përqendruar në rrafshimin e shtëpive. Projekti që do të paraqitet për çlirimin e mureve dhe arenën do të fillojë të zbatohet vetëm pasi të prishen plotësisht banesat e fundit mbi amfiteatër,” përfundoi Lako.

Etiketa: AmfiteatriAmfiteatri i DurrësitApeliarkeologBallkanBanorëbesimBIRNEuropaEuropa NostraFamiljeItalikompensimmbrojtjeMinistria e KulturësNATOParaPunaPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptareShtyrjestudentVangjel ToçI
Tjetri
“Teatri i Gjelbërimit” ekspozita protestë e artistëve në Shqipëri

“Teatri i Gjelbërimit” ekspozita protestë e artistëve në Shqipëri

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.