AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një Busull Strategjike për Evropën

Josep BorrellngaJosep Borrell
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: pepifoto/Getty Images

Bashkimi Evropian është në rrezik “tkurrjeje strategjike”, për shkak të presioneve gjeopolitike, ekonomike dhe ideologjike nga të gjitha anët. Ruajtja e qytetarëve, interesave dhe vlerave evropiane do të kërkojë një mënyrë të re të menduari për përgjegjësitë e sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së dhe kapacitetet që i nevojiten asaj për t’i përmbushur ato.

Foto ilustruese: pepifoto/Getty Images

Busulla na ndihmon të gjejmë rrugën dhe “Busulla Strategjike”, që kam hartuar nën drejtimin e Këshillit të Evropës, do të shërbejë si udhërrëfyes operacional për zhvillimin dhe vendimmarrjen e Bashkimit Evropian për sigurinë dhe mbrojtjen. Tani ajo po i kalon ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së për diskutime javën e ardhshme.

Busulla është krijuar për t’iu përgjigjur tri pyetjeve: Me çfarë sfidash dhe kërcënimesh përballemi? Si mund t’i bashkojmë më mirë asetet tona dhe t’i menaxhojmë ato në mënyrë efikase? Dhe cila është mënyra më e mirë për të projektuar ndikimin e Evropës si aktore rajonale dhe globale?

Analiza jonë e përgjithshme tregon qartë se Evropa është në rrezik. BE-ja rrezikon atë që unë e kam quajtur një “tkurrje strategjike”. Kjo mund të perceptohet nga tre këndvështrime. Së pari, shtrirja jonë ekonomike po bëhet gjithnjë e më e kufizuar. Tridhjetë vjet më parë, BE-ja përfaqësonte një të katërtën e pasurisë botërore; në 20 vjet, ajo do të jetë pak më shumë se 10 për qind. Tkurrja jonë demografike po zhvillohet ngjashëm: Deri në fund të këtij shekulli, Evropa do të përbëjë më pak se 5 për qind të popullsisë së botës.

Më në thelb, disa nga konkurrentët tanë ekonomikë mbajnë vlera që janë shumë të ndryshme nga tonat, duke paraqitur kështu një kërcënim për fuqinë tonë normative. BE-ja duhet ta integrojë këtë fakt në politikëbërjen e saj, duke pranuar se konkurrenca për standardet globale tashmë po luhet në garën për zotërim mbi inteligjencën artificiale, kompjuterizimin, gjysmëpërçuesit dhe bioteknologjinë.

Së dyti, teatri strategjik i BE-së po kontestohet gjithnjë e më shumë, për shkak të sfidave të aktorëve të rinj ambiciozë, demonstrimeve të forcës ushtarake dhe strategjive të destabilizimit të bazuara në luftën kibernetike dhe dezinformimin. Iku koha kur paqja dhe lufta përbënin dy gjendje qartësisht të dallueshme. Ne po përballemi dhe do të përballemi gjithnjë e më shumë me situata hibride që kërkojnë një gamë të gjerë mjetesh mbrojtëse.

Në fund, sfera politike e BE-së po shtrydhet dhe vlerat tona liberale po kontestohen gjithnjë e më shumë. Në “betejën e narrativave”, ideja se vlerat universale janë në të vërtetë vetëm konstruksione perëndimore ka fituar tërheqje. Supozimi i vjetër se prosperiteti ekonomik do të çonte gjithmonë në zhvillim demokratik është hedhur poshtë.

Në lundrimin në këtë mjedis strategjik gjithnjë e më konkurrues, BE-ja duhet të bëhet një ofrues sigurie për qytetarët e saj, duke mbrojtur vlerat dhe interesat tona. Por për ta bërë këtë, ajo do të duhet të veprojë më shpejt dhe me vendosmëri kur menaxhon krizat. Kjo do të thotë të parashikosh kërcënime që ndryshojnë shpejt dhe të mbrosh qytetarët kundër tyre; investim në aftësitë dhe teknologjitë e nevojshme; dhe bashkëpunimi me partnerët për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Masa të tilla do të rrisin kapacitetin tonë për të penguar sulmet dhe për të reaguar ndaj diçkaje të tillë, në rast se ndodhin. Vlera kryesore e forcës ushtarake nuk është se na lejon të zgjidhim problemet, por se mund të ndihmojë në parandalimin e zgjidhjes së problemeve në dëmin tonë. Kjo është arsyeja pse “Busulla strategjike” propozon një kapacitet të BE-së për vendosjen e shpejtë të forcës në të gjithë spektrin e veprimeve të parashikuara nga traktatet e BE-së.

Përpjekjet e kaluara për të krijuar forcat e BE-së kanë hasur vetëm me sukses të kufizuar. Mirëpo “Busulla strategjike” synon t’i bëjë dislokimet e tilla më lehtësisht operacionale dhe efektive në tri mënyra. Së pari, ajo do të ndiqte një qasje modulare, me përbërjen e saj të përcaktuar nga skenarë konkretë dhe të përforcuar nga trajnimi i përbashkët, në vend që të parapozicionohej si forcë e përhershme.

Së dyti, do të kishte udhëzime të qarta që do të deklaronin se është misioni ai që përcakton llojin dhe madhësinë e forcës dhe jo anasjelltas. Dhe, së treti, ne mund t’i shtojmë përpjekjet tona për të kapërcyer mangësi të ndryshme që kanë penguar prej kohësh aftësitë tona operacionale, me veprime të qarta që duhet të kenë përparësi.

E gjithë kjo do të kërkojë legjitimitet dhe fleksibilitet. Kush vendos dhe si duhet të zbatohen vendimet?

Pa vënë në pikëpyetje parimin e unanimitetit, është e mundur të veprohet në mënyrë krijuese duke aktivizuar disa dispozita si abstenimi konstruktiv ose Neni 44, i cili e lejon krijimin e koalicioneve të miratuara nga Këshilli Evropian. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për vullnet politik (pa të cilin asgjë nuk është e mundur) dhe efikasitet operacional (pa të cilin gjithçka është e kotë).

Mirëpo BE-ja natyrisht nuk duhet t’i kufizojë veprimet e saj në vendosjen e forcave ushtarake. “Busulla strategjike” fokusohet gjithashtu në sigurinë kibernetike, detare dhe hapësinore. Për të parashikuar kërcënimet, ajo propozon rritjen e kapaciteteve të inteligjencës dhe zgjerimin e grupit të mjeteve për të luftuar sulmet hibride dhe kibernetike, si dhe dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj. Ajo gjithashtu vendos objektiva për investime për të pajisur forcat tona të armatosura me aftësitë e nevojshme dhe teknologjitë inovative, për të mbushur hendeqet strategjike dhe për të reduktuar varësitë teknologjike dhe industriale.

Së fundi, më lejoni të theksoj se kjo përpjekje në asnjë mënyrë nuk kundërshton angazhimin e Evropës ndaj NATO-s, e cila mbetet në qendër të mbrojtjes tonë territoriale. Ky angazhim nuk duhet të na pengojë të zhvillojmë aftësitë tona dhe të kryejmë operacione të pavarura në lagjen tonë dhe më gjerë, sidomos në një kohë kur vëmendja e politikëbërësve amerikanë mund të përqendrohet diku tjetër. Përgjegjësia strategjike evropiane është mënyra më e mirë për ta përforcuar solidaritetin transatlantik. Ky koncept është në qendër të dialogut të ri për sigurinë dhe mbrojtjen midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

Por të gjithë evropianët duhet ta kuptojnë se “Busulla strategjike” nuk është një shkop magjik. U takon shteteve anëtare të BE-së që të përcaktojnë nëse ndryshimet e sotme gjeopolitike do të jenë një tjetër thirrje zgjimi e padëgjuar dhe një debat i rinovuar mbi mbrojtjen evropiane, një fillim tjetër i rremë. “Busulla strategjike” është një mundësi që Evropa të marrë drejtpërdrejtë përgjegjësitë e sigurisë përpara qytetarëve tanë dhe pjesës tjetër të botës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Strategic Compass for Europe

Etiketa: Bashkimi EvropianBEBusull strategjikeEvropainvestimeJosep BorrellKibernetikeLuftaMasaMjedisNATOProject SyndicaterrezikSHVendimetzhvillim
Tjetri
Ndryshimet klimatike janë një krizë shëndetësore

Ndryshimet klimatike janë një krizë shëndetësore

protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.