AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ndryshimet klimatike janë një krizë shëndetësore

Julia GillardngaJulia Gillard
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Efektet e dëmshme të një planeti që po ngrohet nuk kufizohen vetëm në mjedis. Ne duhet të kuptojmë se ngrohja globale është një krizë shëndetësore dhe se duhet të nxjerrim mësime nga reagimi ndaj pandemisë së COVID-19.

Foto ilustruese: Pixabay.

Kërcënimin që paraqet COVID-19 për shëndetin e njeriut tashmë e kuptojmë shumë mirë në të gjithë botën. Ndryshe nga kjo, kërcënimi i jashtëzakonshëm shëndetësor që përbën ngrohja globale, me gamën e gjerë të ndikimeve të vazhdueshme në mirëqenien tonë, është i panjohur dhe i kuptuar keq.

Megjithatë, ndryshimet klimatike po dëmtojnë shëndetin e njeriut tani. Gjatë sezonit të musoneve 2020 në Bangladesh, për shembull, uji përmbyti një të katërtën e vendit. Më shumë se 1.3 milionë shtëpi u dëmtuan dhe qindra njerëz vdiqën. Rritja e nivelit të detit e shkaktuar nga ndryshimet klimatike do t’i bëjë ngjarje të tilla më të shpeshta në vendet e ulëta si Bangladeshi. Kjo gjithashtu do të sjellë rrezikun e përmbytjeve në një shkallë të ngjashme për më shumë komunitete në mbarë botën.

Përmbytjet e mëdha bëjnë shumë më tepër sesa thjesht shkatërrojnë shtëpi. Ato bëjnë që ujërat e zeza të papërpunuara të derdhen në rrugë dhe të ndotin ujin e pijshëm, duke përhapur kështu infeksione. Ato gjithashtu shkatërrojnë të korrat, duke sjell si pasojë kequshqyerjen. Dhe rritja e nivelit të detit e bën ujin e pijshëm më të kripur, gjë që rrit shkallën e presionit të lartë të gjakut, pre-eklampsisë dhe lindjeve të parakohshme.

Këto nuk janë të vetmet rreziqe shëndetësore që nënkuptohen nga ndryshimet klimatike. Temperaturat më të larta çojnë në një incidencë më të lartë të goditjeve nga nxehtësia. Dhe thatësirat e zgjatura, ashtu si përmbytjet e rënda, ulin produktivitetin dhe prodhimin bujqësor.

Mënyrat e shumta se si ngrohja globale do të ndikojë në shëndetin tonë nuk janë kuptuar ende plotësisht. Por ndikimi i saj po bëhet më e qartë ndërsa ndryshimet në mjedisin tonë bëhen më dramatike.

Bota ka urgjentisht nevojë për një strategji globale për të minimizuar sëmundjet dhe vdekjet e lidhura me klimën në dekadat e ardhshme. Ashtu si me pandeminë e COVID-19, zhvillimi i zgjidhjeve efikase do t’u kërkojë qeverive të punojnë me shkencëtarët. Një pjesë e çdo qasjeje efektive do të synojë kufizimin e ngrohjes globale në të ardhmen, dhe një pjesë do të synojë përshtatjen ndaj një klime më të nxehtë. Por të dyja imperativat duhet të ndiqen në mënyra që mbrojnë – apo edhe përmirësojnë – shëndetin publik.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) që u zhvillua në Glasgou ishte një mundësi ideale që liderët botërorë të demonstrojnë se ata e kuptojnë se ngrohja globale është një krizë shëndetësore dhe se ata po mësojnë nga sukseset dhe mangësitë e reagimit ndaj pandemisë. Në më pak se dy vjet, COVID-19 ka shkaktuar miliona vdekje dhe ka prishur jetën tonë. Ne kemi parë shkencëtarë, qeveri dhe kompani të bashkëpunojnë për të zhvilluar diagnostikime, terapi dhe vaksina. Por kemi parë gjithashtu se si interesat e ngushta kombëtare dhe pabarazia socio-ekonomike mund të kufizojnë qasjen në opsione të përballueshme, duke e zgjatur krizën.

Liderët botërorë në COP26 kishin një mundësi të përsosur për të treguar se ata e kuptojnë se ndryshimet klimatike nuk janë thjesht një sfidë urgjente mjedisore, por edhe një nga sfidat më urgjente shëndetësore me të cilat jemi përballur ndonjëherë.

Qeveritë nuk janë vetëm në këtë luftë. Organizatat e shoqërisë civile duhet të mbështesin përpjekjet në dekadat e ardhshme për të adresuar sfidat shëndetësore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Ne duhet të ndërtojmë një proces global bashkëpunues që gjeneron, vlerëson dhe – më e rëndësishmja – përdor prova shkencore për të vepruar mbi ndryshimet klimatike dhe për të përmirësuar shëndetin për të gjithë. Në Ëellcome Trust, ne jemi të përkushtuar të financojmë kërkime që na mundësojnë të kuptojmë dhe adresojmë më mirë efektet negative të ngrohjes globale në shëndet. Ne gjithashtu do të mbrojmë fuqimisht që provat dhe kërkimet të jenë në qendër të politikëbërjes.

Ashtu si me çdo kërcënim për shëndetin, parandalimi është më i mirë sesa kurimi. Nuk do të ketë një vaksinë për të vaksinuar njerëzit kundër efekteve të valëve të të nxehtit, zjarreve, thatësirave ose përmbytjeve të rënda, kështu që ulja e shkallës me të cilën temperatura globale po rritet është masa më e mirë parandaluese që kemi në dispozicion. Kjo do të thotë reduktim i emetimeve të gazrave serrë.

Për fat të mirë, ulja e emetimeve mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në shëndet. Për shembull, tranzicioni global nga lëndët djegëse fosile në energjinë e rinovueshme mund të rrisë jetëgjatësinë mesatare globalisht me të paktën një vit. Në mënyrë të ngjashme, miratimi i gjerë i dietave të pasura me perime dhe me pak mish do të reduktojë gazrat serrë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe demencës.

Por ndërkohë që ulja e emetimeve të garzave serrë do të reduktojë dëmet në të ardhmen, ajo nuk do të eliminojë kërcënimet shëndetësore që tashmë nënkuptohen nga dekada e ngrohjes globale. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përshtatemi me jetën në një planet më të ngrohtë.

Në përgjigje të kërcënimit në rritje të përmbytjeve, për shembull, shumë komunitete bregdetare – përfshirë Kenia, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami – po mbjellin pyje rizoforë. Rizoforët mund të rriten në ujë të kripur dhe ato ofrojnë mbrojtje kundër përmbytjeve. Ata gjithashtu inkurajojnë biodiversitetin dhe mund të mbështesin peshkimin dhe kopshtet lundruese të perimeve.

Detyra tani është të hartojmë një sërë opsionesh krijuese që njerëzit në mbarë botën mund t’i përdorin për të vendosur se si të mbrojnë më mirë veten dhe komunitetet e tyre. Trajtimi i simptomave të pashmangshme të një planeti më të nxehtë dhe ndihma e komuniteteve për t’u përshtatur është përgjegjësi e qeverive vendore, por ne kemi nevojë gjithashtu për një nivel koordinimi ndërkombëtar dhe gjenerim të njohurive të reja që mund të ofrohen vetëm nga një strategji globale e dakorduar për klimën dhe shëndetin.

Nuk do të jetë e lehtë dhe koha nuk është në anën tonë. Por shkenca është, ama.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Climate Change Is a Health Crisis

Etiketa: AMABangladeshCOVIDCOVID-19Glasgouklimekrize shendetesoreMasambrojtjeMjedisndryshime klimatikeNdryshimet klimatikengrohja globalengrohje globalePabaraziapaktpërmbytjeProject SyndicatePYJeSHShkencaShtetet e BashkuaraUjërat e zezavaksinvaksinavdekjeVietnami
Tjetri
KLGJ dëgjon argumentet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu

KLGJ dëgjon argumentet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.