AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ dëgjon argumentet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një seancë e KLGJ-së për procedim disiplinor. Foto: ILD

Këshilli i Lartë Gjyqësor dëgjoi kërkesën e ILD për masë disiplinore me ulje 40 për qind të pagës ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu. Gjyqtarja kundërshtoi pretendimet se kishte bërë shkelje dhe këmbënguli se sjellja e saj ishte diktuar nga një provokim.

Nga seanca e KLGJ me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Foto: ILD

Këshilli i Lartë Gjyqësor dëgjoi të martën argumentet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe kërkesën e tij për masë disiplinore me ulje 40 për qind të pagës ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu. Inspektori Artur Metani tha në seancë se masa ndaj Fetahut kërkohej pasi ajo akuzohej se kishte “cënuar figurën e gjyqtarit” dhe “paanshmërinë në gjykim” duke komunikuar me palët në proces jashtë seancës gjyqësore.

Metani iu referua një video të transmetuar në emisionin “STOP” në TV KLAN, në të cilën Fetahu shfaqet duke diskutuar me një person që prezantohet si i afërmi i një personi që ajo kishte nën gjykim. Gjatë diskutimit Fetahu i thotë personit në fjalë se kishte prej saj “predispozitë pozitive” në lidhje me kohën kur do të zhvillohej gjyqi dhe mbi vendimin. ILD pretendon se shkelja është me dashje direkte.

Në prapësimet e saj gjyqtarja Fetahu ishte emocionale. Ajo tha se ndjehej shumë keq që ishte para KLGJ-së për procedim disiplinorë dhe pretendoi se kishte 5 vjet që intimidohej nga emisioni “STOP”. Ajo dha një version të ngjarjes që sipas saj nuk është transmetuar në televizion dhe këmbënguli se ishte provokuar nga personi që bëri regjistrimin. Gjyqtarja tha se kishte fiksuar se edhe pse pretendoi se ishte një çështje për vëllain, personi në fjalë përmendi emër tjetër. Ajo tha se ishte përpjekur të ishte e sjellshme dhe të ulte tensionin, pasi personat kishin krijuar rrëmujë në korridoret e gjykatës. Sipas saj vendimi janë të cilin i pandehuri i akuzuar për dhunë në familje nuk ishte favorizuar prej saj, tregonte se komunikimi kishte qenë vetëm për mos vijuar debatet me personin që bënte regjistrimin.

Fetahu tha se pavarësisht se kishte bërë kallëzim ndaj emisionit për intimidim e të tjera, kolegët e saj kishin vendosur mosfillim të çështjeve. “Kanë frikë kolegët e mi”, duke nënkuptuar prokurorët. Fetahu po ashtu pretendoi se çështja ishte parashkruar, por ia la në dorë KLGJ-së që të vendoste.  “Vlerësojeni (nëse është shkelje), më jepni dënimin e merituar”, tha ajo.

Ajo këmbënguli se cilado sjellje e saj në situatën e krijuar, edhe nëse do kishte thirrur policinë apo mbyllur derën do ishte përcjellë njësoj si shkelje etike.

Në të njëjtën seancë u mësua se ILD ishte duke e hetuar gjyqtaren edhe për një çështje tjetër. Metani tha se kjo çështje e dytë ishte ende në hetim. Ndërkohë në seancën e dytë u vendos shtyrja e procesit ndaj gjyqtarit Rexhep Karaj, pasi ky i fundit kishte raportuar pamundësi të ishte i pranishëm edhe për shkak se kishte një seancë dëgjimore në KPK.

Etiketa: Artur MetaniFamiljeGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHetimILDKëshilli i Lartë GjyqësorKlanKLGJKPKMASMasaParaprocedimProcedim disiplinorprokurorRexhep KarajSeancaTV KlanuljeVendimivideo
Tjetri
Gjyqtari Sokol Ngresi dhe “denoncuesi” i tij do të përballen në KPA

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Sokol Ngresit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.