AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas përgjimeve të reja të bandës së Shijakut

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Një numër përgjimesh të prokurorisë shqiptare, të publikuara nga tabloidi gjerman Bild zbulojnë përfshirjen e kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj në procesin zgjedhor si dhe futjen në listën fituese të një deputeti socialist. Opozita përsëriti kërkesat për rrëzimin e qeverisë, ndërsa mazhoranca shprehet e shetësuar për daljen e sekretit hetimor.

Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të disa përgjimeve të reja nga dosja e njohur si “339” në tabloidin gjerman BILD, ku kreu i një organizate kriminale me bazë në Shijak dëgjohet ndër të tjera të shpallë një kandidat socialist për deputet si të pëlqyer prej tij.

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës,” deklaroi Basha.

” Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili kërkoi largimin e qeverisë “brenda 24 orëve”.

“Shqiptarët panë sot sesi kriminelët telekomandojnë pushtetin, sesi kriminelët imponojnë pushtetin, sesi kriminelët komandojnë kryeministrin, kryetarët e bashkive, drejtorët e gjithë të tjerët,” deklaroi Vasili në Facebook.

“Kryeministri dhe as ministrat e tyre nuk mund të qëndrojnë dot as 24 orë në zyra”, shtoi ai.

Zyra e shtypit të kryeministrit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të BIRN të dërguar me email. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja doli në një deklaratë për mediat për të shprehur “shqetësimin për daljen në publik të sekretit hetimor”.

“Nuk do flas për hetimet dhe fatin e personave të përmendur. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor,” tha Manja. “Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD-së,” shtoi ai.

BILD publikoi të mërkurën gjashtë biseda të përgjuara nga prokuroria shqiptare gjatë hetimit të një grupi kriminal të trafikut të drogës me bazë në Shijak, me personazh kryesor Astrit Avdylajn. Më herët, biseda të ngjashme të publikuara në media kanë zbuluar lidhje mes Altin Avdylajt, me nofkën Niçja, me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Lexo më shumë:

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Në bisedat e zbuluara nga BILD, Astrit Avdylaj, i njohur si kreu i bandës kriminale të Shijakut përgjohet duke urdhëruar zyrtarë socialistë që të mos vendosin gjoba për ndërtime pa leje si dhe duke rekomanduar një person të caktuar si kandidat për deputet të socialistëve në zonën e Shijakut. [Link përgjimet]

Në disa biseda që përmendet edhe kryeministri Edi Rama, Astrit Avdylaj flet me persona të ndryshëm mbi kandidimin e një personi me emrin Ilir Ndraxhi si deputet socialist për zonën e tij, duke premtuar edhe se do të punonte fort për një rezultat të mirë zgjedhor për socialistët.

Nga përgjimi, Avdylaj duket se ka pasur ndikim në përcaktimin e Ndraxhit në listën  e deputetëve socialistë të Durrësit. Në një bisedë tjetër, drejtori i kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Durrësit urdhërohet të raportojë te Avdylaj se cilët nga punonjësit e ujësjellësit dyshohet se janë mbështetës të opozitës, me qëllim “shkundjen”e tyre për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa në një tjetër rezulton se zgjidh probleme me regjistrimin e pronave në hipotekën e Durrësit.

 

Përgjimi 1:

Astrit Avdylaj me Ivo Doçi, drejtor i Ujësjellës Kanalizime Durrës

Tema: Ndikimi i Astrit Avdylajt ku kërkon informacion mbi punonjës të ujësjellësit që mund të jenë mbështetës të opozitës për t’i bërë presion. Në bisedë, Avdylaj dëgjohet duke thënë: “Ose të ma japin votën, ose të ikin te shpija”. Drejtori i ujësjellësit shpreh gadishmëri të plotë për të bashkëpunuar duke njoftuar se i ka ndarë punonjësit siç kërkohet, në mbështetës të qeverisë dhe të opozitës.

Përgjimi 2:

Astrit Avdylaj me Ardian Kokomani, kryebashkiak i Shijakut

Tema: Astrit Avdylaj njofton kryetarin e bashkisë se do të organizojë një takim me krerët socialistë të zonës, përfshirë Vangjush Dakon, Arjan Ndraxhin, vëllai i Ilir Ndraxhit, dhe dikush me emrin Jupi, ku do të diskutohet për të bindur socialistët të kandidojnë Ilir Ndraxhin për deputet.

Përgjimi 3: Astrit Advylaj me Arjan Ndraxhi

Tema: Advylaj pyet Arjanin (vëllai i deputetit Ilir Ndraxhi), nëse e kanë marrë në telefon Ilirin për t’i njoftuar kandidimin për deputet në listat e Partisë Socialiste. Astriti i thotë më tutje se ata do të punojnë fort për të arritur rezultat të lartë zgjedhor për Partinë Socialiste. Pak ditë më vonë, Ilir Ndraxhi u emërua në vend të katërt në listën e kandidatëve të Durrësit për partinë Socialiste, duke e pasur postin e deputetit të sigurt.

Përgjimi 4: Astrit Avdylaj me Elton Arbanën

Tema: Avdylaj i kërkon Arbanës, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste të Shijakut dhe sot kandidat socialist për kryebashkiak të Shijakut, ku i kërkon të ndërhyjë pranë drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për Durrësin që të anulojë gjoba të vëna në zonën e tij të ndikimit.

Përgjimi 5: Astrit Avdylaj me Vangjush Dakon

Tema: Kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj telefonon kryebashkiakun Dako dhe e pyet për takimin e një nate më parë me kryeministrin Rama. Nga biseda duket se Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në praninë e drejtorit të zyrës. Ai i thotë Dakos që të ndryshojë axhendën e tij për të udhëtuar në Ishëm dhe kryebashkiaku i Durrësit pranon.

Përgjimi 6: Avdyli në bisedë me një qytetar për votat

Tema: Astrit Avdylaj telefon një person të paidentifikuar dhe i kujton premtimin e tij për t’i dhënë votën. Në bisedë, ai i kërkon që të mos shkojë te Gon Duka. I telefonuari premton për herë të dytë, duke thënë se ai kishte qenë gjithnjë me të, me Niçën dhe Çimin. Më pas, Astrit Avdyli i kërkon të flasë edhe me vëllanë e tij, Jarin.

Etiketa: Ardian KokomaniavdyliBashaBIRNburgjeDakoDurrësEdi RamaFacebookGjyqheroineHetimetkokaineKorrupsioniKryeministri Edi RamakryetarliraLSILulzim BashaMediandikimOpozitaParaPDPetrit VasiliPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPSRamashijakshqiptareTrafikUjësjellësUlsi ManjaVangjush DakoVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Marku raporton për punën e Llallës; lufta kundër korrupsionit në vendnumuro

Përgjimet indinjojnë Prokurorinë: Të hetohet nxjerrja e akteve sekrete

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.