AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

PD akuzon Gjiknurin se ka udhëtuar 17 herë me përfituesit e inceneratorëve

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi gjatë denoncimit në Kuvend. Foto: LSA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi e akuzoi ish-ministrin Damian Gjiknuri për udhëtime dhe pushime me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton dhe se ka pasur rol kyç në pasurimin e tyre. Gjiknuri tha se nuk pati rol në miratimin e koncesioneve të inceneratorëve dhe mohoi udhëtimet.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi gjatë denoncimit në Kuvend. Foto: LSA

Partia Demokratike denoncoi të enjten në Kuvend lidhjet e ish-ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri me atë që ajo e quan ‘afera e inceneratorëve’.

Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD, tha se disponon prova nga sistemi TIMS për të paktën 17 udhëtime me avion dhe autoveturë të Gjiknurit me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, dy personat e akuzuar si përfituesit e tre kontratave koncesionare prej qindra milionë eurosh  të qeverisë për trajtimin e mbetjeve urbane.

Sipas Bardhit, disa prej udhëtimeve janë bërë vetëm pak javë para vendimit të qeverisë për të firmosur këto kontrata, për të cilat PD ka ngritur padi në SPAK.

Ish-ministri Damian Gjiknuri, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, është ministri i dytë i qeverive “Rama” i akuzuar për marrëdhënie dhe udhëtime personale me koncensionarët e inceneratorëve pas Arben Ahmetajt – i ekspozuar për udhëtimin e tij me Mirel Mërtirin në korrik të vitit 2017.

Bardhi e akuzoi Gjiknurin se ka pasur “rol kyç në pasurimin e miqve të tij në skemën mafioze të inceneratorëve”.

“Ky nuk ka patur fatin e keq të bëjë aksident me Mirel Mërtirin si Arben Ahmetaj, por rezulton se ka udhëtuar 15 herë me përfituesit kryesorë të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ja ku janë të gjitha datat,” tha Bardhi, duke treguar një tabelë të përpunuar me datat e pretenduara të udhëtimeve nga nëntori i vitit 2013 deri në vitin 2019.

Bardhi tregoi edhe një dokument të TIMS, i cili nuk u vendos në dispozicion të mediave. BIRN nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur udhëtimet e denoncuara nga PD.

Sipas Bardhit, dokumentat tregojnë se personat në fjalë kanë udhëtuar “2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës”.  Bardhi ngriti dyshime se Gjiknuri ka bërë edhe pushime në Maltë tek shtëpia e Mërtirit.

Në replikën e tij me Bardhin në Kuvend, Gjiknuri mohoi rolin e ministrisë që ai drejtonte në dhënien e koncesioneve të inceneratorëve.

“Në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Nuk po them se janë të gabuara, meqë nuk kam firmosur unë e s’kam unë përgjegjësi… Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike,” tha Gjiknuri.

Ai tha se kishte bërë vetëm një udhëtim zyrtar në Maltë si ministër dhe sfidoi Bardhin: “Nëse gjen që unë e kam vizituar atë… po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë”.

Në një replikë të dytë, Gjiknuri tha se “nuk kam udhëtuar me ata persona” .

Tre kontratat koncesionare për trajtimin e mbetjeve urbane janë fituar nga kompani të lidhura me njëra-tjetrën. Në një investigim të publikuar shtatorin e kaluar, BIRN zbuloi se Mirel Mërtiri, i afërt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe me lidhje në të dy krahët e politikës qëndron në hijen e koncesioneve të mbetjeve përmes disa kompanive ‘satelite’.

Përveç Ahmetajt e Gjiknurit, një tjetër ish-ministër i kabinetit “Rama”, ai i Mjedisit Lefter Koka, është akuzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim se ka përfituar 3.3 milionë euro përmes një rrjeti kompanish fantazmë të paguara nga inceneratori i Elbasanit.

 

Etiketa: AhmetajaksidentArben AhmetajBIRNDamian GjiknuriEuroGazmend BardhiInceneratorinceneratoriInceneratori i ElbasanitInvestigimKlodian ZotoKuvendLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimMjedisitpadipaktParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDpushimeRamaSistemi TIMSSPAK
Tjetri
Lufta për ‘zemrën blu’ të Alpeve shqiptare

Amullia e inspektoriateve thellon pandëshkueshmërinë me prerjen e pyjeve

Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.