AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përfshirja në korrupsion, Vangjush Dakos i ndalohet hyrja në SHBA

Sekretari i Shtetit njoftoi publikisht se ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe familjes së tij i ndalohej hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës”. Dako: Rrufe në qiell të hapur.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama dhe ish-kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Foto: LSA

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, i cili është përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në biseda me persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh si pjesë e “Dosjes 339”, e cilësoi si “rrufe në qiell të hapur”, vendimin e Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës”.

Vendimi i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo i njoftuar publikisht të martën thotë se Dako penalizohej për shkak të përfshirjes në korrupsion. Sipas njoftimit ligji i lejon Sekretarit të Shtetit të vendosë këtë sanskion “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Këtyre personave dhe të afërmve të tyre, fëmijët dhe bashkëshortët, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i Shtetit ka të drejtë ta bëjë njoftimin në mënyrë private ose publike. Në rastin e Dakos, bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve vendimi është njoftuar publikisht.

Bashkë me Dakon në të njëjtën listë ndodhet edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili ka punësuar madje një kompani lobimi për të hequr emrin nga lista. Po ashtu publikisht në këtë listë është edhe deputeti i Shkodrës Tom Doshi. Një numër gjykatësish dhe prokuorësh po ashtu u është anulluar viza për në SHBA.

DASH e ka përshkruar vendimin për Dakon si “një sinjal i fortë i angazhimit të SHBA kundër korrupsionit”.

I pyetur nga BIRN Dako tha në një bisedë telefonike se nuk dinte çfarë të thoshte, ai tha se nuk ishte njoftuar më herët për këtë vendim, ndërsa shtoi se  “I respektonte vendimet e Departamentit të Shtetit”. “Nuk kam çfarë të them. Nuk është se prekem nga Lulzim Basha, prekem nga Amerika”, tha Dako në telefon.

Ish-kryebashkiak i Durrësit për tre mandate si kandidat i Partisë Socialiste, Dako është një ndër emrat më të akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017 duke përdorur krimin e organizuar. Ai po ashtu rezulton i përgjuar në një sërë bisedash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, të arrestuar dhë nën akuzë për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN dhe të publikuara në Janar të këtij viti ngrejnë dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të Dakos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.

Dako i ka mohuar akuzat. Në një intervistë televizive në emisionin ‘Opinion” ai pretendoi se ishte i pastër. “I shikon këto duar ti, janë akullore këto”, tha Dako duke iu drejtuar një prej bashkëbiseduesve gjatë një bisede në tetor 2018. Prokuroria ka bërë me dijes se kishte hetime për këtë çështje, por rezultati i hetimeve nuk është i qartë.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAmerikaavdyliBashaBIRNblerjeDakoDASHDosjaEdi RamaGjykatëhetimeKorrupsionKorrupsioniKrimKryebashkiakLobimiLulzim BashaMike PompeoNarkotiknarkotikëOpozitaPartisë SocialisteProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTom DoshiTrafikVangjush DakoVendimVendimetVendimiviza
Tjetri
Gjovalin Përnoca, gjyqtar, KPK

Shtyhet seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin Gjovalin Përnoca

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.