AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Privatizimi i ARMO-s në hetim nga Krimet e Rënda

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kombinati i thellë i përpunimit të naftës në Ballsh.

Privatizimi i shkuar keq i kompanisë së përpunimit të naftës ARMO dhe trasferimi i menaxhimit të saj nga një kompani private në një tjetër duke krijuar borxhe e probleme për punëtorët po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Kombinati i thellë i përpunimit të naftës në Ballsh

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranoi se ka nisur prej disja muajsh një hetim që ka si objekt mënyrën e privatizimit të komanisë së përpunimit të thellë të naftës, ARMO. Një prokuror, i cli kërkoi të mos identifikohej pohoi për BIRN se me anë të një shkrese zyrtare i është kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë  që të vërë në dispozicion gjithë praktikën e privatizimi, prej shitjes së rreth 85.3% të aksioneve të ARMO-s, kompanisë “Taçi Oil” në vitin 2008 dhe kalimet e pronësisë tek kompanitë e tjera gjatë viteve të mëpasshme.

Ndërkohë prokuroria nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme duke e cilësuar si sekret hetimor verifikimin e nisur për këtë privatizim dhe personat e përfshirë.

Në një investigim të mëparshëm BIRN zbuloi se privatizimi i ARMO-s ka sjellë keqmenaxhim të saj nga administratorët privatë, ku vetëm borxhet ndaj buxhetit të shtetit të krijuara ndër vite i kalojnë 700 milionë USD.

ARMO është ish-ndërmarrja shtetërore e përpunimit të thellë të naftës, e cila u krijua në vitin 1999 kur qeveria vendosi në atë kohë ndarjen e industrisë së naftës në tri kompani, shpimi, prodhimi dhe rafinim/shpërndarja. Fillimisht ARMO kishte tre rafineri, atë të Ballshit, të Fierit dhe të Cërrikut. Në vitin 2008, qeveria shqiptare e nxorri në shitje kompaninë pasi i hoqi asaj rafinerinë e mbyllur të Cërrikut duke i lënë efektivisht rafinerinë e Ballshit dhe atë të Fierit.

Fitues i tenderit për privatizimin e 85.3% të aksioneve të ARMO-s ishte Biznesmeni Rezart Taçi i cili i bleu këto aksione në këmbim të 128 milionë eurove, ndërsa 14.7% të kësaj kompanie vazhdojnë t’i mbeten shtetit shqiptar. Në bilancin e vitit 2007, kompania rezultonte se kishte rreth 15 miliardë lekë asete, nga të cilat,  3.3 miliardë qenë detyrime dhe pjesa tjetër, kapital i veti. Kompania pati 14.3 miliardë lekë të ardhura në vitin 2007 dhe në atë kohë raportohej se kontrollonte rreth 20 për qind të tregut shqiptar të hidrokarbureve.

Pas privatizimit, gjendja financiare e ARMO-s u përkeqësua ku në bilancin e vitit 2013, kompania regjistroi humbje të akumuluara prej 39 miliardë lekësh dhe borxhe ndaj të tretëve. ARMO, e cila në gusht të vitit 2013 administrohej nga kompanitë Deveron Oil dhe TP&D Oil, pati regjistruar humbje neto prej 12 miliardë lekësh në vitin 2012 dhe 24 miliardë të tjera në vitin 2013. Deri në vitin 2016, e këto kompani krijuan dhjetëra milionë euro borxhe ndaj tatimeve dhe doganave.

Në vjeshtën e vitit 2016, kur kompania IRTC nuk e kishte marrë ende në menaxhim rafinerinë e Ballshit,  kompania e përpunimit të hidrokarbureve, për shkak të borxheve të krijuara në vite, kishte një listë të gjatë urdhrash ekzekutimi përmbarimor për bllokimin e aseteve, në krye të së cilës qëndronin Tatimet, Doganat, Albpetrol, bankat dhe furnitorët.

Në shtator të vitit 2016 IRTC me administrator vëllain e pronarit të kompleksit “Taiëan” në Tiranë, Besnik Sulaj mori në administrim ARMO-n. Por një vit më vonë, qindra punonjës u ngritën në protesta për mosdhënien e pagave, përfshi edhe ato të prapambetura nga administratorët e mëparshëm.

Protestat e njëpasnjëshme dhe udhëtimi në këmbë drejt Tiranës i naftëtarëve në dhjetor të vitit 2017 solli tërheqjen e IRTC dhe kalimin e administrimit të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës kompanisë “Bylis Energy” në mars të vitit 2018. Ndërsa rafineria e Fierit administrohet nga kompania Al.Global Oil.

 

Etiketa: AlbpetrolAMPArmoBallshBankatBIRNBorxheEuroGjykatëGjykatësHetimhetimeInvestigimKrimenaftaprivatizimiprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProtestaProtestatPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptareRafineriRezart TaçisekretSHshqiptareshtatorTiranë
Tjetri

Rama ofron kompromis me kushte për studentët protestues

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.