AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Protestë për drejtësi për 21 janarin

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta më 21 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup aktivistësh të majtë akuzuan kryeministrin Edi Rama se është i interesuar vetëm për pushtetin e tij dhe jo për drejtësi.

Protesta më 21 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Protesta më 21 janar 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup aktivistësh të Organizatës Politike organizuan një protestë sot në Tiranë me rastin e katërvjetorit të 21 janarit 2011, kur gjatë një proteste të dhunëshme katër qytetarë mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës së Republikës.

Grupi i vogël i protestuesve të rinj, të cilët i përkasin një grupimi të së majtës, akuzuan kryeministrin Edi Rama se ka tradhëtuar vetë arsyen e daljes në protestë më 21 janar 2011 duke bërë aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Nuk jemi këtu sot për t’u bërë subjekte nostalgjikë dhe të themi se çfarë ndodhi atë ditë. Është ajo ditë që nuk na lë rehat dhe nuk ka për të na lënë rehat derisa të gjejmë drejtësi”, tha Arlind Qori, një prej aktivistëve të protestës.

“21 janari është dita kur shteti vret të varfrit që ngrenë krye dhe guxojnë t’i kërkojnë llogari qeveritarëve. 21 janari është dita kur shtetarët kërkojnë të vrasin për të mbrojtur interesat e tyre. Ajo që dihet më pak është se 21 janari vazhdon në forma më pak spektakolare, por po aq tragjike,”  tha Denisa Sanxhaku, një aktiviste tjetër.

Duke e lidhur këtë datë me kryengritjen paqësore popullore ndaj kushteve të këqija të jetesës dhe varfërinë, aktivistët kujtuan se 21 janari shtrihet në përditshmërinë shqiptare që nga minatorët që humbin jetën në miniera deri tek studentët që vazhdojnë shkollën në sistemin problematik arsimor shtetëror.

“Ne nuk kemi ndonjë shpresë te qeveria. Qeveria dhe ky pushtet është vetë problemi. E vetmja mënyrë që na jep shpresë është organizimi i ri politik,” u shpreh Jani Marka, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe njëkohësisht aktivist i Organizatës Politike.

Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Aktivistët i rikujtuan kryeministrit Rama se arsyeja e protestës së 21 janarit 2011 qe publikimi i një videoje të regjistruar nga ish ministri Dritan Prifti, ku paraqitej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm, duke urdhëruar manipulimin e një tenderi për hidrocentral me koncesion nën premtimin e një pagese korruptive prej 700 mijë eurosh si dhe punësimin e disa militantëve të partisë së tij.

Partia Socialiste organizoi një protestë pak javë pas publikimit të videos kundër korrupsionit në qeverinë e kohës. Protesta përshkallëzoi në dhunë me përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Katër protestues mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Prokuroria hapi hetime dhe ngriti akuzë ndaj dy punonjësve të gardës së Republikës, forcës ushtarake përgjegjëse për mbrojtjen e institucioneve kryesore të shtetit. Agim Llupo dhe Ndrea Prendi u akuzuan për vrasje me paramendim. Të dy u dënuan nga gjykata e Apelit me përkatësisht 3 vjet dhe 1 vit burg për vrasje nga pakujdesia dhe dolën të lirë pasi u konsiderua se e kishin ezauruar këtë masë dënimi në arrest shtëpie. Rekursi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë pret shqyrtimin që prej një viti e gjysmë.

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e viktimave të 21 janarit 2011 duke vendosur lule në përvjetorin e katërt më 21 janar 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e viktimave të 21 janarit 2011 duke vendosur lule në përvjetorin e katërt më 21 janar 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Ilir Meta dha dorëheqjen në atë kohë, ndërsa mori pafajësinë nga Gjykata e Lartë, e cila deklaroi se videoja e përgjimit nuk përbënte provë.

Ai nënshkroi një marrëveshje parazgjedhore me Edi Ramën më 1 prill 2013 dhe fitoi zgjedhjet bashkë me të në qershor 2013 kur mori edhe postin e kreut të Kuvendit të Shqipërisë. Organizata Politike është një grupim të rinjsh që ka protestuar për drejtësi çdo vit më 21 janar. Sllogani i tyre kryesor me rastin e protestës është: “Ne jemi kokëpalarë”, një term i përdorur nga Ilir Meta për të etiketuar Edi Ramën pas protestës së dhunshme të 21 janarit 2011.

Po sot, kryeministri Edi Rama vendosi një tufë me lule para zyrës së tij në përkujtim të katër të vrarëve. Ceremonia u zhvillua në heshtje. Pak më vonë, Ermonela Felaj, ministre për marrëdhëniet me parlamentin në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë për mungesën e drejtësisë.

Etiketa: aktivistArlind QoriArrestBIRNBurgDhunëEdi RamaErmonela FelajGjykataGjykata e ApelithetimeIlir MetaIvana DervishiKoncesionKryeministri Edi RamamarrëveshjeMASMetaMinatorMinieraOrganizata PolitikeParaPartiaPartia SocialisteProkuroriaProtestaprotesteprotestuesPunëQeveriaRamaSHshqipshqiptarestudentTiranëVeizivrasjeZgjedhjet
Tjetri
Gazetaria investigative nga hulumtimi i BIRN te videot e pornos

Gazetaria investigative nga hulumtimi i BIRN te videot e pornos

376989f9 a3fc 47aa 9050 eab8cee8b38b 1

Krijimi i aleancave ndërmjet aleatëve të SHBA-së

12:43 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

“Përvojë transformuese”: Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

08:29 | 09/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.