AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria “Rama” miliarda euro koncesione të reja më 2021

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folu ne nje konference shtypi me Ministrin e Jashtem Grek, Nikos Dendias, ku folen mbi ceshtjen e kufirit detar. /r/n/r/nPM Edi Rama speaks at a press conference with Greek Foreign Minister Nikos Dendias, to discuss the maritime border issue.

Qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjashtë kontrata të tjera koncesionare përgjatë vitit të ardhshëm me një vlerë të përgjithshme investimi prej 1.74 miliardë eurosh ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve mund të jetë disafish më e lartë.

Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias,

Gjashtë kontrata të reja koncesionare që qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjatë vitit të ardhshëm parashikojnë një vlerë investimi prej 218 miliardë lekësh ose 1.74 miliardë euro ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve përgjatë dekadave të ardhshme është thjeshtë e pallogaritshme. Një listë e publikuar nga Ministria e Financave si pjesë e ligjit për buxhetin e shtetit në vitin 2021 paraqet të cilat pritet të krijojnë monopole ose thuajse monopole afatgjata në disa segment të ekonomisë.

Kontrata më e madhe e planifikuar është ajo e koncesionit të rrugës Milot-Fier, vlera e investimit të së cils është 178.2 miliardë lekë por që pagesat e pritshme të shqiptarëve për përdorimin e kësaj rruge për 35 vitet e ardhshme do të jenë sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, së paku 4 miliardë euro.

Tenderi për këtë kontratë koncesioni është mbyllur sakaq që më 29 shtatorin e kaluar ndërsa rezultati i tenderit nuk është shpallur. Qeveria është akuzuar sakaq për paracaktim fituesi për këtë tender. Pavarësisht emrit Milot – Fier, ankandi ka në plan të akordojë një kontratë përmes të cilës, 56 kilometra autostradë ekzistuese falen për koncesionarin privat dhe 53 kilometra autostradë e re ndërtohen ndërsa shqiptarët do të paguajnë sa herë të kalojnë në këtë rrugë për 35 vitet e ardhshme. Në bazë të volumit të trafikut të pritshëm dhe tarifave, kostoja e përgjithshme e pagesave përgjatë këtyre 35 viteve është së paku 4 miliardë euro.

Tenderi tjetër i planifikuar nga qeveria ka vlerën 20 miliardë lekë (162 milionë euro) dhe mbart titullin “Dhënia me koncesion /PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Nuk ka të dhëna se çfarë do të bëjë ky koncesion.

Koncesioni i tretë mbart titullin Rritja e Sigurisë Rrugore dhe ka koston e investimit të planifikuar 5 miliardë lekë. Edhe për këtë koncesion nuk ka ndonjë të dhënë publike se çfarë është.

Koncesioni tjetër i madh është ai i aeroportit të Vlorës. Ëndrra e vjetër e kryeministrit dhe premtimi i tij i stërpërsëritur në fushatat e kaluara elektorale por që nuk është bërë realitet deri më sot sepse nuk është parë kurrfarë interesi ekonomik për ndërtimin e një aeroporti vetëm 120 kilometra larg aeroportit ekzistues te Tiranës, planifikohet të jepet me koncesion në të cilin vlera e investimit parashikohet 13 miliardë lekë ose 90 milionë euro ndërsa forma e koncesionit dhe se sa para do të paguajnë taksapaguesit, kjo mbetet për t’u parë.

Qeveria ka edhe dy koncesione më të “vogla” në plan. Njëri quhet: “Për përmiresimin e infrastruktures rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan” dhe ka vlerë investimi të llogaritur prej 882 milionë lekësh (6 milionë euro) ndërsa tjetri quhet “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik PKI”, dhe ka një kosto prej 208 milionë lekësh. Çelësat KPI janë kodet që përdoren për firmë elektronike dhe që aktualisht jepen nga AKSHI për pak persona të interesuar, përfshirë kompanive që u duhet të aplikojnë për tenderë apo inxhinierëve që bëjnë aplikime për leje ndërtimi. Por një program tjetër i qeverisë, ai i krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit fiskal elektronik, parashikon krijimin e një tregu me dhunë për këtë shërbim përmes detyrimit të një numri biznesesh që të pajisjen me një kod të tillë. 

Etiketa: AKSHIautostradEdi RamaelbasanEuroFierKoncesionKoncesionikostoKryeministri Edi RamaLeje ndërtimiMilotMinistria e FinancaveParaPPPQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqiptaretenderTiranëTreguVlorë
Tjetri
capture 30 1024x724

Si u bënë virale lajmet e rreme për pandeminë e COVID-19 në Shqipëri

33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.