AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Replikë me Andi Kananajn: Nga Erion Veliaj te të rinjtë në politikë

Adela HalongaAdela Halo
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj | Foto nga : LSA

Përpjekja për t’i zhvlerësuar kritikat ndaj Erion Veliajt si qesharake dhe kritikët e tij si ziliqarë, ngre më shumë pikëpyetje se sa jep përgjigje.

Erion Veliaj | Foto nga : LSA
Erion Veliaj | Foto nga : LSA

Më 25 maj, Andi Kananaj replikonte te Gazeta Dita me kritikët e Erion Veliajt. Kananaj përpiqet të satirizojë kritikat ndaj Veliajt për të zhvlerësuar si ato, si autorët e tyre. Kështu, duke i paraqitur kritikat ndaj Veliajt si qesharake, ai paraqet njëkohësisht vetë Veliajn si heroin që falë idealit dhe punës ngjitet nga fiqtë në ministër, dhe kritikët si ziliqarë të suksesit të tij. Nuk ka të diskutuar që Erion Veliajn e kanë zili. Patjetër që e kanë. Nuk ka të diskutuar edhe që ka të tjerë që e kanë idhull. E njëjta gjë vlen edhe për Tom Doshin, Ilir Metën, Chuck Norris, dhe motrat Vjollca – ca i kanë zili, ca i kanë idhuj. Pra, le të heqim kritikët militantë nga ky diskutim – ithtarë partish dhe shefash për të cilët ka dhe do të ketë përherë ithtarë të tjerë, partish e shefash të tjerë që do t’u përgjigjen me të njëjtën verbëri. Për jo-militantët mes nesh, pyetja nuk është a ka smirë ndaj Erion Veliajt, por a i shpjegon smira kritikat ndaj tij. Jo vetëm që mbrojtja e Kananajt nuk arrin t’i shpjegojë kritikat ndaj Veliajt nëpërmjet smirës, por ajo i keqkupton kritikat kryesore dhe hap pyetje të reja që ndoshta i thellon ato. Për më tepër – dhe përsëri për jo-militantët mes nesh – problemi real nuk është Veliaj, por farsa e të rinjve në politikë si lajm ndryshimi.

Keqkuptimi. Kananaj rreshton tre akuza kryesore për Erion Veliajn. Së pari, sipas tij, Veliaj kritikohet se ka shitur fiq në fëmijëri. Së dyti, kritikohet për dasmë pompoze të paguar nga e ëma. Dhe së treti – në fund të artikullit dhe më shumë e nënkuptuar kjo – Kananaj është i mendimit se Veliaj kritikohet për ngritjen e organizatës Mjaft dhe qëndrimet e saj kritike ndaj qeverive Nano dhe Berisha, dhe kalimin e mëtejshëm në politikë.

Për të parën, Kananaj shpreh indinjatë për ata që tallen me një fëmijë që shet fiq. Është e drejtë – tallja me varfërinë dhe punën është e ulët, dhe flet kryesisht për atë që tallet, dhe jo për punëtorin e varfër. Mirëpo kjo nuk është aspak akuza  ndaj Veliajt – aq më tepër ajo kryesore që të meritojë përgjigjen e para. Akuza madhore ndaj Veliajt – ku fiqtë, dasma dhe Mjafti janë thjesht ilustrime – është hipokrizia, falsiteti.

Në thelb, Veliaj akuzohet se shitet si shenjt kur veprimet e tij ngrenë dyshime për korruptim dhe arrivizëm pa ndonjë dallim nga garda e vjetër. Ndërkohë që rreket të ndërtojë imazhin gati religjoz të njeriut të varfër, por punëtor, këmbëngulës dhe të ndershëm që ngrihet nga vështirësitë e jetës dhe ia del – ia del, i papërlyer nga dhe duke e luftuar degjenerimin e shoqërisë ku jeton – Erion Veliaj akuzohet për korrupsion dhe nuk përgjigjet bindshëm për këtë akuzë.

Përgjigjet tipike të qeverisë në përgjithësi për pikëpyetjet që janë ngritur nga opozita për menaxhimin e fondeve publike, për akuza konkrete për favorizim familjarësh apo miqsh në dhënie kontratash – siç u ngritën për Trakufest dhe për vizitën e Papës – janë në një nga këto variante: 1) shpifje, pikë.; 2) shpifje dhe shihemi në prokurori/gjykatë; 3) shih kush flet, ju që vodhët shqiptarët dhe morët një milion shuplaka si përgjigje. Asnjë nga këto përgjigje nuk është bindëse dhe nuk mund të kënaqë publikun jo-militant.

Të kërkosh përgjigje bindëse për akuzat që ngre opozita dhe media e influencuar prej saj nuk do të thotë që po mbështet apo beson opozitën dhe median e influencuar prej saj, apo që u harrua keqqeverisja e djeshme. Jo. Do të thotë thjesht që as opozita, as media, dhe as qeveria nuk qëndrojnë mbi çdo dyshim, por nën detyrimin për tu përgjigjur. Sidomos në një vend kaq të plaçkitur nga politika, kaq të keqqeverisur sa Shqipëria, asnjë qeveri, asnjë forcë politike dhe asnjë politikan nuk gëzon prezumimin e pafajsisë. Në një vend ku korrupsioni është kaq i përhapur, edhe të pakorruptuarit mes elitës drejtuese mbajnë barrën e provës para publikut. Për këtë arsye, dyshimi që mbillet në publik nga akuzat për korrupsion – edhe kur ato vijnë nga njerëz që publiku i njeh si të korruptuar – nuk fashitet duke thirrur “shpifje”, “montazh”, “baltosje”. Por fashitet nëse argumenton bindshëm apo vërteton që akuza nuk qëndron.

Fatkeqësisht, në Shqipëri është e vërtetë se institucioni i denoncimit publik ka degjeneruar, keqazi, në shpifje apo denigrim publik. Kjo është veçanërisht e qartë sa herë përmenden gratë, motrat, apo aludime mbi burrërinë në debatin politik publik, përfshi atë parlamentar. Ka shumë shpifje, shumë shtrembërime dhe ofendime të ulta me synim zhvlerësimin e figurës publike të dikujt dhe turbullimin e ujërave – dhe kjo duhet patjetër të ndryshojë.

Në këtë këndvështrim, përgjigja “shihemi në gjykatë” mund të duket me vend si përpjekje për të ngarkuar me përgjegjësi denoncuesit abuzues, dhe për të shkurajuar kështu këtë abuzim. Dhe me vend do të ishte nëse, gjithsesi, do të përmbushej përgjegjësia politike për t’u përgjigjur, dhe mbi të gjitha, nëse gjyqësori dhe prokuroria shqiptare do të ishin të pavarur. Por publiku nuk mund të kënaqet dhe dyshimet legjitime nuk mund të fashiten nëse as përgjegjësi politike nuk merret – duke u përgjigjur në kohë dhe me fakte, me dokumente që duhet të jenë aty, gati, sidomos për akuzat që lidhen me kontrata publike – dhe as drejtësi nuk jepet. Nuk mund të na kërkohet të besojmë që edhe gjyqësori dhe prokuroria u rilindën pas 23 qershorit, thjesht sepse pati rotacion politik. Pandëshkueshmëria mbetet e plotë në nivelet më të larta të politikës. Prandaj, pa një reform të thellë të gjyqësorit dhe prokurorisë – një reformë që duhet të rishqyrtojë arkitekturën themeltare të shtetit – thirrja “shihemi nëprokurori/gjykatë” është ironi e hidhur, e pavend. Në kushtet e pabesueshmërisë së betejës ligjore, beteja publike për të na mbushur mendjen me fakte është edhe më e rëndësishme – sidomos për ata që duan ta dallojnë veten nga garda e vjetër.

Përgjigjet e deritanishme nuk kanë ofruar argumenta bindës që të na fashisin dyshimin që është mbjellë se ish-Ministri i Mirëqenies mund të mos jetë sjellë edhe aq ndryshe nga akuzuesit e tij me paranë publike. Jo vetëm kaq, por përgjigjet e Kananajt na sjellin në vëmendje një tjetër problem. Në lidhje me përballimin e kostos së dasmës së shumë-përfolur të Veliajt nga e ëma, Kananaj shkruan:

“Dasmën nuk ja pagoi mamaja e Erionit. Kushtonte kaq pak sa mund t’ja kishte paguar dhe ime më që se ka taku kurrë Velinë, (dhe meqë unë s’jam fans dasmash) por në fakt asnjë nga të ftuarit nuk erdhi me duar në xhepa. Mund t’ja paguante dhe e jëma që të ndihej ende zonjë e dasmës, po nuk lanë kohë miq dhe servilë që do të donin të shiheshin nga ylli i ri i radhës në politikë.”

Problemi me këtë mbrojtje nuk është pohimi që Veliaj paska gënjyer se dasmën ia pagoi e ëma. Fundja, këtë e kishim kuptuar vetë. Nuk është as fakti që si miqtë, si servilët, ftohen po njësoj nga të zotët e dasmës dhe nuk u zënë derën që të shihen me imponim nga ylli i radhës në politikë. Nuk është as që të ftuarit nuk kanë shkuar me duar në xhepa. Dhuratat, dhe sidomos në para të thata janë një traditë e njohur për dasma dhe hidherime. Problemi është se miqtë, dhe aq më pak servilët e një ylli të radhës në politikë nuk mund të merren a priori dhe tërësisht si të çinteresuar në pozicionin politik të tij. Prandaj ka edhe ligje, rregulla dhe parime mbi deklarimin e interesave dhe dhuratave nga ana e personave me poste publike – interesa që patjetër që ushqehen, edhe nëpërmjet dhuratave, edhe në gëzime personale si një dasmë.

Sakrifikimi i privatësisë për hatër të një detyre publike është parim gjerësisht i njohur dhe i promovuar (mjafton të shohim raportin e fundit të GRECO për Shqipërinë). Përveç deklarimit të interesave, ligjet shqiptare kërkojnë edhe deklarimin e dhuratave dhe mikpritjes mbi një vlerë të caktuar, të përftuara për shkak të detyrës. Cilësimi në ligj për deklarimin/regjistrimin e dhuratave “për shkak të detyrës” është subjekt kritikash dhe është rekomanduar të hiqet – edhe sepse është afërmendsh që do ftojmë në dasma dhe nuk do na vijnë me duar në xhepa edhe njerëz që na servilosen, edhe njerëz që iu servilosemi për shkak të detyrës. Politika është hidhërime e gëzime familjare po aq saç është edhe propagandë posterash e dritash, dhe tendera. Por për asnjërën nga këto nuk ka transparence. Kleçkat ligjore nuk kanë përse të përbëjnë pengesë për standarde të reja transparence për dhuratat dhe financimet e fushatave –sidomos nga ata që kanë hyrë në politikë me flamurin e ndryshimit të politikës së vjetër, për shkak se janë të rinj.

Në fakt, problemi nuk është Erion Veliaj dhe është e rëndësishme që duke u marrë me individët – një specialitet i shpurës së analistëve të partishëm – të mos na shpëtojë fenomeni. Erion Veliaj nuk është i vetmi që rreket të ndërtojë imazhin e të riut punëtor dhe idealist të hyrë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe që ndërkohë nuk përgjigjet bindshëm për akuzat për korrupsion. Shumica e të rinjve në politikë – përfshi Lulzim Bashën e shumë të tjerë në të gjithë krahët e politikës – akuzohen pikërisht për këtë. Akuzohen se janë thjesht dhe vetëm fytyrat e reja me diploma të huaja dhe buzëqeshje të politikës së vjetër të plaçkitjes dhe shfrytëzimit të parasë publike për interesa private, të politikës së vjetër të kriminalizuar – siç po na tregohet përsëri rishtazi.

Pra, problemi nuk është se po tallen njerëzit me fëmijën që shkoi nga fiqtë te Ministria e Mirëqenies Sociale, por sepse nuk po i bindni që nuk ka ndodhur, në fakt, një gjë krejt e rëndomtë – kalimi nga fiqtë te tenderët. Po ashtu siç nuk u bindën që Lulzim Basha kaloi nga puna patriotike në Kosovë te ajo në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i varfër – dhe një vend që për gati gjysmë-shekulli e luftoi pasurinë. Rrjedhimisht, nuk është aspak e padëgjuar që shumë politikanë dhe njerëz të tjerë të suksesshëm ta kenë nisur nga hiçi, nga shitja e fiqve, bananeve, cigareve, etj. Problemi është se fillesat modeste nuk janë garanci për integritet drejt apo në karrigen e pushtetit. Problemi është se të rinjtë në politikë, të paktën që prej vitit 2005, i kanë përdorur intensivisht argumentet e fillesave modeste, shkollave perëndimore, përvojës në shoqëri civile dhe mosndotjes nga sistemi i korruptuar për të na bindur që do të qeverisnin më mirë – dhe kjo thjesht nuk ka ndodhur. Nuk kemi sot në politikë masën kritike të të rinjve që do të na qeverisnin më mirë. Dhe kjo është afërmendsh, sepse të jesh i ri maksimumi mund të thotë që je i pakorruptuar – ende – por jo i pakorruptueshëm.

Partitë shqiptare ia dalin fare mirë të përthithin të rinj, energjikë, me shkolla perëndimore. Por ata me integritet dhe të aftë mes tyre nuk përbëjnë, në asnjërën nga partitë, masën kritike që mund të ndryshojë funksionimin e partive, për të ndryshuar vendin – një temë që meriton të diskutohet më vete, më imtësisht.

Etiketa: abuzimAkuzaBashaErion VeliajGardagazetaGjyqIMTInteresa PrivateKeqqeverisjaKorrupsionKorrupsioniLigjLulzim BashaMASMbrojtjambrojtjeMediaMjaftOpozitapaktParaposte publikeProkuroriProkuroriaPunaPunëPunëtorQeveriaSHshkollaShpifjeshqipShqipëriShqipëriashqiptaretenderTendera
Tjetri
Farmacitë “fantazmë” përfituan miliona lekë nga fondi i rimbursimit të ilaçeve

Farmacitë “fantazmë” përfituan miliona lekë nga fondi i rimbursimit të ilaçeve

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.