AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Farmacitë “fantazmë” përfituan miliona lekë nga fondi i rimbursimit të ilaçeve

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Fondi i Kujdesit Shëndetësor në Tiranë është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, duke rimbursuar 56 milionë lekë për katër farmaci të parregullta, të cilat paraqitën receta të falsifikuara.

Medikamente mjekesore ne nje farmaci.
Medikamente mjekesore ne nje farmaci.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve që kurojnë tumorin, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh të reja.

Një hetim i Prokurorisë rreth këtij abuzimi u mbyll me shtatë urdhër-arreste, mes të cilëve dy zyrtarë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm dhe 5 drejtues farmacish.

Këshilltari për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani tha përmes një deklarate se njësia Task-Forcë po vazhdon hetimet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, në kundërshtim me ligjin, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve,” tha Serani në një deklaratë për shtyp.

Zyrtarët e arrestuar janë E.Mara, juriste e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë dhe K.Mahmutaj, punonjëse në të njëjtin institucion. Paraditen e së premtes është shoqëruar në polici edhe drejtori i Fondit, Pjerin Xhuvani.

Sipas Prokurorisë, në skemën e mashtrimit janë përfshirë 4 farmaci, të cilat ndodhen në zonat periferike të Tiranës si Lundër apo Bërzhitë.  Farmacitë me emrin “Bërzhita”, “Lundër”, “Adelina” dhe “Nutrimed” kanë përfituar gjatë periudhës shtator 2014-mars 2015 rreth 56 milionë lekë të reja.

Sipas Prokurorisë, skema e mashtrimit është realizuar përmes recetave të falsifikuara, kryesisht në medikamente të shtrenjta që kurojnë tumorin. Hetuesit kanë verifikuar emrat dhe firmat e mjekëve në fund të recetave, prej nga ka rezultuar se ato janë të falsifikuara.

Dokumentet e siguruara nga hetimi kanë mundur të zbulojnë se në këtë skemë janë përdorur emrat e 80 mjekëve të ndryshëm në zonat periferike të Tiranës, përmes falsifikimit të recetave.

Ndërkohë, një burim i Prokurorisë i tha BIRN se farmacitë e përfshira në skemë dyshohet se ishin biznese “fantazmë”.

Sipas hetimit, farmacitë “Lundër” dhe “Bërzhita” kishin të njëjtin NIPT në QKR dhe të njëjtën adresë, që pas verifikimit rezultoi të ishte shtëpi banimi dhe jo biznes farmaceutik. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar zyrtarët e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të lidhnin kontrata me to.

Prokuroria thotë se skema e mashtrimit ka vazhduar për 6 muaj, kohë kur në llogaritë bankare të drejtuesve të farmacive janë derdhur miliona lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor të Tiranës.

I pyetur për këtë skemë mashtrimi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha nga Korça se kallëzimi në Prokurori u krye nga auditi i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

“Kërkoj hetim të thellë dhe të gjerë për këdo që është përfshirë,” tha ministri Beqja.

Etiketa: BIRNFondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit ShëndetësorHetimHetimetIlir BeqjaLundërMjekmjekëPjerin XhuvanipoliciProkuroriProkuroriaSHshtatorTiranë
Tjetri
Kryeministri rumun nën hetim për korrupsion

Kryeministri rumun nën hetim për korrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.