AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri rumun nën hetim për korrupsion

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri rumun Victor Ponta. (AP Photo/Vadim Ghirda, File)

Presidenti Klaus Iohannis i ka kërkuar kryeministrit rumun të japë dorëheqjen pasi kundër tij janë ngritur akuza për korrupsion.

Kryeministri rumun Victor Ponta. (AP Photo/Vadim Ghirda, File)
Kryeministri rumun Victor Ponta. (AP Photo/Vadim Ghirda, File)

Presidenti Klaus Iohannis të premten tha se kryeministri  Victor Ponta duhet të japë dorëheqjen pasi prokurorët startuan një hetim kriminal anti-korrupsion për çështjet e tij.

“Teksa kryeministri po akuzohet për korrupsion, kjo është një situatë e vështirë për Rumaninë. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani në Rumani është një krizë politike. Në një kontekst të tillë, e nxis kryeministrin Ponta të japë dorëheqjen,” tha Iohannis.

Ponta nuk pranoi t’i bindej kërkesës duke thënë në Facebook se ai e respektonte mendimin e presidentit, por sipas tij ishte caktuar me detyrë nga parlamenti dhe vetëm ky mund ta shkarkonte”.

Drejtoria Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, të premten lajmëroi procedimin kundër Pontës për 17 akuza ndër to për falsifikim, evazion fiskal, pastrim parash dhe konflikte interesi.

Akuzat lidhen me aktivitetin e mëparshëm të Pontës si avokat në një firmë ligjore të zotëruar nga një ish-ministër, Dan Sova, një mik i afërt i tij.

Prokurorët pretendojnë se Ponta mori rreth 40 mijë euro nga firma ligjoe Sova nga viti 2007 dhe 2008 edhe pse ai nuk punoi për firmën. Ata thonë se firma sajoi raporte aktiviteti për punën e supozuar të Pontës.

Hetuesit thonë se Ponta përdori paratë që mori për të blerë dy apartamente në Bukuresht. Në vitin 2009, ai mori një makinë luksoze nga firma ligjore Sova, pa e paguar.

Drejtoria Anti-korrupsion e akuzoi Pontën për konflikt interesi si kryeministër, sepse ai e bëri Sovan një ministër në 2012, kur më parë kishte qenë në listën e pagesave të tij.

Opozita të premten ngriti një mocion mosbesimi kundër qeverisë.

Sova që herët këtë vit u dorëhoq si ministër transporti, është në hetim për abuzim me pushtetin përfshirë kontratat e nënshkruara nga 2007 dhe 2009 mes firmës së tij ligjore dhe dy firmave energjetike në vend.

Prokurorët thonë se ai falsifikoi dokumente për të provuar pafajësinë e tij dhe gjithashtu se shkatërroi korrespondencën mes tij dhe menaxhimit të kompanive. Sova mohon ta ketë bërë këtë.

Të martën deputetët votuan kundër arrestimit të Sovas. Vendimi u kritikua ashpër nga presidenti Iohannis.

Etiketa: abuzimAkuzadeputetEuroFacebookHetimkonfliktkonflikt interesiKorrupsionOpozitaPastrim parashprokurorPunëRumaniVendimi
Tjetri
800 vjet Magna Carta

800 vjet Magna Carta

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.