AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkatërrimi nga tërmeti, prokuroria nis procedime penale për ndërtimet e prishura

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasojat e tërmetit në Thumanë.

Prokuroritë në Durrës, Krujë dhe Tiranë nisën procedim penal kryesisht për veprat “shpërdorim detyre”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë në Kavajë e Lezhë vijojnë verifikimet.

Ekipet e shpetimit gjate operacionit ne Thumane te Krujes. Foto: LSA

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të hënën se prokuroritë në Durrës dhe Tiranë kishin nisur hetimet për godinat që u shembën pas tërmetit të datës 26 nëntor. Prokuoritë në dy qarqet më të prekura nga tërmeti, bënë me dije se procedimi penal kryesisht kishte nisur për veprat penale të “Ndërtimit pa leje”,  “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella i tha BIRN se prokuroria kishte filluar hetimet në godinat në të cilat pati viktima dhe po ashtu do të hetoheshin edhe ndërtesat e tjera që pritej të prisheshin. Jella tha se policët gjyqësorë ishin të pranishëm në prishjen e godinave, po merrnin mostra të betonit dhe prova të tjera në ngrehina, ku kishte pasur viktima dhe do të ishin të pranishëm dhe bënin mbikqyrjen edhe të godinave të tjera që do të prisheshin.

“Pa tjetër që po marim mostra betoni dhe po bëhet kqyrja. Oficerët e Policisë Gjyqësore po mbajnë procesverbale në çdo pallat që po prishet”, tha Jella, duke theksuar se kjo kishte nisur me godinat në të cilat pati viktima. Jella tha se prokuoria kishte mungesë të ekspetëve për shkak të situatës së emergjencës, por tha se kjo do të menaxhohej.

Në njoftim për shtyp prokuroria bëri me dije se dyshohej që pasojat e tërmetit të kishin “ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve”.

Hetimet po ashtu kanë nisur edhe në kryeqytet. “Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës. Prokuroria tha se në vijim të veprimeve të kryera, do i kërkohej informacion “Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga termeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore”.

Hetimet pas tërmetit po kryen edhe prokuroria e Krujës, ku pas tërmetit u shkaktuan 24 viktima në pallate që sipas banorëve kishin qenë të dëmtuara më parë. Në Krujë po hetohet edhe për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në njoftim prokuroria e Krujës bën me dije se i është kërkuar policisë që t’i trajtojë tre pallatet e shembura si skena krimi. “Po ashtu është vijuar puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë të cilët janë urdhëruar që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura në vendgjarje, duke i orientuar t’i trajtojnë si vendngjarje ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore perkatese”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Krujës njoftoi po ashtu edhe shtrirje të hetimit në ndërtesa të tjera të dëmtuara. Prokuroria bëri me dije se i është kërkuar Policisë Gjyqësore që të bëjë kqyrjen e vendgjarjeve dhe “Të marrin me cilesinë e provës një kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.  Të sekuestrojnë menjëherë me cilesinë e provës, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime (Projekt, leje ndertimi, akt kolaudimi etj.), në çdo institicion shtetëror ku ato ndodhen. Të merren vendime për kryerje të aktit të ekspertimit vlerësues për dëmin ekonomik në çdo rast”.

Ndërkohë në Lezhë dhe Kavaja prokuroritë bënë të ditur se nuk kishin filluar procedime kryesisht. Në komunikatat sqaruese bëhej me dije se nga verifikimet e para rezultonte se “pallatet e dëmtuara janë të ndërtuara gjatë viteve 70”. “Deri në këto momente nga Policia nuk rezulton se ka patur ndonjë akt konstatimi që ndonjë nga pallatet të jetë shpalluar i pabanueshëm pas tërmetit të datës 21.09.2019”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Lezhës.

Ndërkohë në Kavajë mësohet se nuk ka përfunduar ende verifikim. Prokuroria thotë se 4 pallate të dëmtuara janë të vjetra, ndërsa po kryehet verifikimi në 20 objekte të tjera.

Pallati i shkaterruar ne Thumane te Krujes, ku humben jeten pjesa me e madhe e viktimave. Foto: Vladimir Karaj
Etiketa: Anita JellaBanorëBIRNDurrësGjyqHetimetKrimkrimiKrujëLezhëNdertimiPallatpallateParaPoliciaprocedimProcedimeProcedimiProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunaQarqetShpërdorim detyreTermetiTiranëverifikimviktima
Tjetri
Lirohet 25-vjeçarja e arrestuar për përhapje paniku

Lirohet 25-vjeçarja e arrestuar për përhapje paniku

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.