AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria në vështirësi për të mbledhur taksa ndërsa kontrabanda po rritet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tregtar në Berat duke tregtuar fshehurazi duhan të hapur më 30 prill 2015. Një numër i madh shqiptarësh po konsumon duhan të dredhur duke reduktuar importet e taksueshme dhe duke rrënuar të ardhurat e qeverisë. Foto: BIRN

Qeveria po përpiqet të luftojë kontrabandën në shkallë të vogël të cigareve dhe karburanteve ndëra taksat më të larta duket se kanë dështuar dhe kanë sjellë një rritje alarmante në kontrabandë në vend që të rrisnin të ardhurat e qeverisë.

Një tregtar në Berat duke tregtuar fshehurazi duhan të hapur më 30 prill 2015. Një numër i madh shqiptarësh po konsumon duhan të dredhur duke reduktuar importet e taksueshme dhe duke rrënuar të ardhurat e qeverisë. Foto: BIRN
Një tregtar në Berat duke tregtuar fshehurazi duhan të hapur më 30 prill 2015. Një numër i madh shqiptarësh po konsumon duhan të dredhur duke reduktuar importet e taksueshme dhe duke rrënuar të ardhurat e qeverisë. Foto: BIRN

Cigaret DS nuk janë parë prej kohësh në Shqipëri, që kur fabrika që i prodhonte në Durrës falimentoi gati dy dekada më parë. Ato u rishfaqën kohët e fundit nëpër rrugët e Tiranës me një çmim prej vetëm 80 lekësh për paketë, ndërkohë që paketat e tjera kushtojnë së paku 200 lekë.

Arsyeja e çmimit kaq të ulët është se kjo paketë është prodhuar ilegalisht dhe pa paguar taksat. Çdo paketë cigareje në Shqipëri taksohet së paku 110 lekë akcizë plus Tatim mbi Vlerën e Shtuar mbi çmimin final. Në vitin 2014, qeveria e rriti çmimin me 24 lekë për paketë dhe në vitin 2015 e rriti me 24 lekë të tjera, gjithsej 48 lekë.

Vlerësohej se këto dy rritje do të mjaftonin për të shtuar të ardhurat e buxhetit të shtetit me gati 100 milionë euro në vit.

Por në vend që të shihte rritjen e të ardhurave, qeveria po ankohet se i është rritur prodhimi ilegal i cigareve si dhe konsumi i duhanit të hapur të prodhuar në vend.

Sot, Ministria e Financave bëri të ditur se do të krijojë një regjim të rreptë të importimit të letrave të duhanit duke kërkuar garanci për pagesën e akcizës mbi cigaret që mund të prodhohen me këto letra.

Një paketë kontrabandë e tregtuar në Tiranë për 80 lekë. Foto: BIRN
Një paketë kontrabandë e tregtuar në Tiranë për 80 lekë. Foto: BIRN

“Ministria e Financave bën të ditur se gjatë analizimit të importeve të cigareve për periudhën katër mujore Janar- Prill 2015, u konstatua një ulje e importeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga analizimi i situatës së tregut të cigareve, u konstatua se gjatë kësaj periudhë 4-mujore është rritur importi i lëndës së parë që përdoret për prodhimin e paketave të cigareve, ku konstatohet se vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2015 janë importuar rreth 74% e gjithë sasisë vjetore të vitit 2014”, deklaroi Ministria e Financave.

Por importi i letrës për prodhim cigaresh me punishte është vetëm një pjesë e problemit. Një numër gjithnjë e më i lartë shqiptarësh rezulton se po zëvendëson paketat e importuara dhe të taksueshme me duhan të hapur të prodhuar nga vetë fermerët.

Gjatë kohëve të fundit janë shtuar njoftimet kur punonjësit e doganave kanë dalë nëpër tregjet e vendit për të konfiskuar duhanin e hapur të treguar nga fermerët. Por ndalimi i duhanit të hapur në kushtet kur Shqipëria ka 40 për qind të popullsisë që jeton në fshat duket një punë gati e pamundur.

Ndërsa taksimi më i rëndë i cigareve nuk po sjell të ardhura shtesë, qeverisë i ka dalë një problem i ngjashëm me karburantet. Në vitin 2014, qeveria i rriti taksat mbi karburantet me 12 lekë për litër dhe këtë vit i rriti me 12 lekë të tjera. Shqipëria sakaq i kishte taksat e karburantit nga më të rëndat në Ballkan por rritja e re krijoi një diferencë shumë të madhe me çmimin e karburantit në vendet fqinje. Rrjedhimisht, një numër i madh automjetesh, veçanërisht mjetet për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, zgjedhin të furnizohen në vendet fqinje duke ulur sasinë e karburantit të taksueshëm në Shqipëri.

Ministria e Financave njoftoi të mërkurën se ka vendosur të kufizojë sasinë e importit të karburantit të pataksuar nëpër serbatorë makinash në më pak se 200 litra për udhëtim. Udhëzimi sanksionon gjithashtu që për banorët e zonave kufitare, të cilët blejnë karburant në vendet fqinje për ta konsumuar në Shqipëri, të mos mbajnë serbatorë të lëvizshëm.

“Nuk lejohet përjashtim nga detyrimet e importit për karburantin që mbahet në serbatorë të lëvizshëm, që transportohet nga automjete private dhe motoçikleta që i përkasin banuesve të zonës kufitare”, thuhet në vendimin e Financave.

Taksat shtesë mbi karburantin presupozohej se do t’i sillnin buxhetit të shtetit afro 200 milionë euro të ardhura shtesë në vit.

Sipas planit të rënë dakord mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, taksat shtesë mbi konsumin dhe të ardhurat e shqiptarëve qenë të domosdoshme për të ulur borxhin publik, ose detyrimet që qeveria ia ka bankave të nivelit të dytë, në mënyrë që bankat të kishin para të disponueshme për të kredituar sektorin privat të ekonomisë. Në këtë mënyrë, kreditimi i shtuar i ekonomisë do të sillte edhe rritjen ekonomike.

Asgjë nga këto nuk ndodhi përveç rritjes së taksave. Në vend që Shqipëria të shihte përshpejtim të rritjes ekonomike, ajo po sheh thjeshtë rritje të evazionit fiskal.

Etiketa: BallkanBankatBanorëBeratBIRNduhanDurrësEuroFinalImportetKarburantKarburantetKonsumikontrabandëMinistria e FinancaveParaprodhimQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriataksaTaksatTiranëulje
Tjetri
Serbia rehabiliton liderin çetnik të Luftës së Dytë Botërore

Serbia rehabiliton liderin çetnik të Luftës së Dytë Botërore

Komente 2

  1. Marjus Qose says:
    11 years më parë

    Kush ble cigare DS? C’ia fusin kot keta. lol DS ka qene gjithnje me cmim jashtezakonisht te ulet.

    • Gjergj Erebara says:
      11 years më parë

      E bleme sa per ta pas per koleksion. Nuk e pime 🙂

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.