AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia rehabiliton liderin çetnik të Luftës së Dytë Botërore

Marija RisticSven MilekicngaMarija RisticdheSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dragoljub Mihailovic.

Një gjykatë në Beograd rehabilitoi liderin çetnik Dragoljub Mihailovic, i cili u ekzekutua për tradhti dhe bashkëpunim me nazistët në vitin 1946, pas seancash dëgjimore që theksuan ndarjet e vjetra në Serbi.

Dragoljub Mihailovic.
Dragoljub Mihailovic.

Ditën e enjte Gjykata e Lartë në Beograd rehabilitoi Mihailovicin, i njohur si Draza, duke anuluar vendimin e kohës së komunizmit nga viti 1946, i cili e dënoi atë me vdekje.

Gjykata vendosi se gjyqi i Mihailovicit pas Luftës së Dytë Botërore ishte “politik dhe ideologjik” dhe bëri korrigjime serioze ligjore.

Ajo tha gjithashtu se gjyqi nuk ishte i drejtë sepse ai nuk kishte kontakt me avokatët e tij mbrojtës dhe nuk kishte as të drejtë të apelonte. Ajo vuri më tej në dyshim vërtetësinë e provave të paraqitura në gjyq.

Për të treguar se si kjo çështje ka reflektuar ndarjet e vazhdueshme midis shoqërisë dhe admiruesve dhe kundërshtarëve të Mihailovicit, policia u vendos jashtë gjykatës për të parandaluar ndonjë incident midis mbështetësve të çetnikëve dhe protestuesve anti-nacionalistë të cilët ishin mbledhur për të mësuar vendimin e gjykatës.

Oliver Antic, një këshilltar i presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe një nga ata që propozoi rehabilitimin, tha se kjo ishte një arsye për të festuar.

“Serbia duhet të festojë, por ka arsye për të festuar në Kroaci dhe në vende të tjera në rajon,” tha Antic.

Princi i kurorë së Serbisë Aleksandar Karadjorjevic, pretendenti aktual i fronit të rrëzuar, tha gjithashtu se kjo ishte një ditë pozitive për vendin.

“Kjo nuk ishte vetëm një padrejtësi ndaj një njeriu patriotik, por ishte një padrejtësi ndaj vendit dhe popullit tonë. Ky vendim është shumë i rëndësishëm për pajtim kombëtar,” tha Karadjordjevic për mediat.

Por Aleanca e Shoqatave të Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare të Serbisë, SUBNOR, tha se vendimi “po rishkruante historinë e Luftës së Dytë Botërore” dhe po shkatërronte kontributin e Serbisë për të luftuar kundër fashizmit.

Mihailovic ishte udhëheqësi i parë jugosllav i kryengritjes popullore kundër pushtimit gjerman në vitin 1941 dhe u bë shpejt gjeneral dhe ministër i luftës nga qeveria mbretërore në mërgim në Londër.

Nga fundi i 1942, Mihailovic ishte i bindur se komunizmi paraqiste një kërcënim më afatgjatë për Jugosllavinë sesa pushtimi i Boshtit nazist, dhe kërkoi t’i ruante forcat e tij për një përballje me partizanët e Josip Broz Titos.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat e tij, të njohura gjithashtu si çetnikët, u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera. Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Çetnikët gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët si edhe komunistë.

Pasi komunistët e Titos morën pushtetin në Jugosllavi, ata e përndoqën Mihailovicin dhe e nxorën atë para gjyqit në Beograd në vitin 1946. Ai u akuzuar për bashkëpunim me Forcat e Boshtit dhe se kishte negociuar një armëpushim midis forcave të tij dhe ato të Gjermanisë.

Ai u shpall fajtor dhe u ekzekutua dy ditë më vonë. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Çetnikët u ndaluan gjatë kohës së komunizmit, por fituan popullaritet në Serbi në fund të viteve 1990.

Në vitin 2004, qeveria serbe miratoi një ligj, i cili i jepte partizanëve dhe çetnikëve një vend të barabartë nderi në histori, pasua nga një tjetër ligj në vitin 2006 për rehabilitimin e ish-çetnikëve.

Ligjet e reja shkaktuan më shumë se 2,000 kërkesa për rehabilitim në gjykata. Nipi i Mihailovicit Vojisllavi paraqiti një kërkesë në vitin 2006.

Por Hrvoje Klasic, një profesor historie në Zagreb, tha për BIRN se rehabilitimi do të jetë “një nga vendimet e shumta gjyqësore në rajon që do të merren jashtë kontekstit”.

“Me këtë gjykim, Draza Mihailovic shpallet i padënuar, por jo domosdoshmërisht i pafajshëm,” tha Klasic.

“Asnjë deklaratë për çështjen e fajit të tij nuk u mor në shqyrtim nga gjykata në Beograd, dhe as nuk përcatoi se Draza Mihailovic nuk ka kryer veprat për të cilat u akuzua,” shtoi ai.

Vendimi për rehabilitimin është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.

Etiketa: ArmëBeogradBIRNGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiJugosllavikomunizmiKrimekrime lufteKroaciLigjLondërLuftenazistortodoksParaPoliciaQeveriarajonrehabilitimSerbiSerbiaSHvdekjeVendimVendimetVendimiZagreb
Tjetri
Jabllanoviçi paditet për gjuhë urrejtje

Jabllanoviçi paditet për gjuhë urrejtje

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.