AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Jabllanoviçi paditet për gjuhë urrejtje

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri për Komunitetet dhe të Rikthyerit
Aleksandër Jabllanoviç. Foto: Una Hajdari.

Një ish-ministër serb i Kosovës është paditur për nxitje “intolerance kombëtare, racore dhe fetare’ – tre muaj pasi një valë protestash çuan në shkarkimin e tij.

Në zyrën e prokurorit në Gjakovë janë ngritur akuza kundër ish-ministrit Aleksandër Jabllanoviç, duke e akuzuar atë për nxitje “intolerance

Ish-ministri për Komunitetet dhe të Rikthyerit Aleksandër Jabllanoviç. Foto: Una Hajdari.
Ish-ministri për Komunitetet dhe të Rikthyerit
Aleksandër Jabllanoviç. Foto: Una Hajdari.

kombëtare, racore dhe fetare”, si edhe për “intolerancë”.

Jabllanoviç duhej të paraqitej për t’u marrë në pyetje nga prokurorët më 11 maj, por nuk u paraqit, sepse ishte me pushime, kështu që ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë më 22 maj.

Ish-ministri tha se ai ishte një viktimë kanosjeje. “Këtë e shoh si një mënyrë presioni ndaj serbëve në Kosovë, e cila ka për qëllim të trembë dhe disiplinojë përfaqësuesit e tyre politikë,” tha Jabllanoviç.

“Ne nuk jemi fajtorë për asgjë dhe nuk kemi arsye për të vërtetuar pafajësinë tonë, dhe sidomos jo para prokurorisë në Gjakovë,” vazhdoi ai, duke e quajtur padinë një mënyrë për të larguar vëmendjen nga trajtimi i përgjithshëm që i bëhet serbëve në Kosovë.

Jabllanoviç ishte Ministër për Komunitetet dhe të Rikthyerit deri në çastin që një deklaratë që ai bëri në mbrëmjen e Krishtlindjes Ortodokse mbi protestuesit që nuk i kishin lejuar serbët të vizitonin një kishë ortodokse në Gjakovë shkaktoi zemërime.

Ministri i quajti protestuesit “të egër” se qëlluan me gurë autobusin që transportonte pelegrinët drejt kishës. Më vonë ai u detyrua të jepte dorëheqjen.

Driton Caushi, kreu i partisë nacionaliste Vetëvendosja në Gjakovë, e cila kryesoi protestat, tha se nëse Jabllanoviçi do të dënohej, kjo do të vendoste një precedent të rëndësishëm.

“Kjo është një mundësi e mirë për të vërtetuar se deklarata të tilla janë të papranueshme,” tha ai për BIRN.

Megjithatë, ai tha se çështja kishte gjasa të mos përfundonte me sukses për shkak të “natyrës së saj të lartë politike”.

“Sistemi ynë ligjor është i dobët kështu si është, jo më kur përfshihet edhe politika,” tha Caushi.

Deklarata e Jabllanoviçit më 6 janar shaktoi zemërim te shqiptarët e Kosovës dhe shkaktoi protesta në disa qytete të Kosovës.

Ministri kërkoi ndjesë për zgjedhjen e tij të fjalëve, por pakënaqësia ishte e madhe dhe një tubim i organizuar në kryeqytetin e Kosovës më 24 janar u konsiderua si protesta më e madhe e organizuar që kur vendi shpalli pavarësinë e tij nga Serbia në vitin 2008.

Një tjetër protestë e madhe pasoi më 27 janar dhe shënoi nivele të larta dhune midis policisë dhe protestuesve.

Më 3 shkurt, kryeministri Isa Mustafa lajmëroi se e shkarkonte Jabllanoviçin nga kabineti i tij.Që atëherë, vendin e tij e ka zënë Dalibor Jevtic.

Jabllanoviçi është anëtar i partisë “Srpska”, e krijuar para zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit 2013 me qëllim për të nxjerrë kandidatë “në një platformë të mbështetur nga Beogradi”.

Vetëm ky fakt më vete ka rritur mosbesimin te partia dhe përfaqësuesit e saj midis shumicës shqiptare të Kosovës.

Etiketa: AkuzaBIRNGjuhë urrejtjeIsa MustafaKishëKosovëLokaleParaPartiaprokurorProtestaProtestatpushimeSerbiaSHshqiptare
Tjetri
Kërkime të reja për varre masive në Serbi

Gjyqi i masakrave të Kosovës: Të kuptojmë lirimin nga akuzat

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.