AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Strazburgu i kërkon pronarëve të ndjekin procedurat e ligjit të ri të pronave

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Strasburgut. Foto: Wikimedia Commons

Në një vendim kyç të ndërmarrë së fundmi, Gjykata e Strazburgut deklaroi se pronarët që deri më sot i janë drejtuar kësaj gjykate për moszbatim nga shteti shqiptar të vendimeve për kthimin e pronave, duhet të ezaurojnë fillimisht procedurat e përcaktuara në ligjin e vitit 2015 para se të ngrenë pretendime të mëtejshme në Strazburg. Rrëzohet pjesërisht edhe kompensimi i qeverisë me çmime të vitit 1947.

Gjykata e Strasburgut. Foto: Wikimedia Commons

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli 12 çështje pronash të paraqitura para saj nga shtetas shqiptarë “të papranueshme” duke i kërkuar pronarëve që të ezaurojnë mjetet ligjore të përcaktuara nga shteti shqiptar në një ligj të viti 2015, para se të fitojnë të drejtën t’i drejtohen kësaj gjykate.

Vendimi, i shpallur në një njoftim për shtyp sot (7 Maj) thotë se gjykata “shqyrtoi me imtësi skemën e re për shqyrtimin e shumë kërkesave të pazgjidhura për mosekzekutim të vendimeve të kompensimit të cilat nuk ishin ekzekutuar prej disa dekadash” dhe se doli në konkluzionin se “skema e ofruar me Ligjin për Trajtimin e Pronës ishte një mjet ligjor efektiv i cili duhej shteruar nga kërkuesit, edhe pse kërkesat e tyre ishin regjistruar shumë kohë përpara hyrjes në fuqi të ligjit.”

Gjykata duket gjithashtu se rrëzoi pjesërisht përcaktimin ligjor të vendosur nga qeveria aktuale, e cila dëshiron të kompensojë pronat sipas statusit të tyre në kohën e kompensimit dhe jo gjendjes së tyre aktuale, gjë që përbën ulje deri në shifra qesharake kompensimi të pronave të zëna nga zgjerimi i qyteteve gjatë kohës së komunizmit. Sipas ligjit, këto prona në periferi të qyteteve do të kompensohen me çmimet e tokës bujqësore, pemishteve apo kullotave dhe jo si tokë urbane.

Gjykata deklaroi se ka vendosur si kusht që kompensime të tilla të mos rezultojnë në asnjë rast në vlera kopensimi më pak se sa 10% e vlerës së pronës që “ish-pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësuar.”

Ky duket se është një ndryshim domethënës, për shkak se, fjala vjen, tokat përreth Tiranës, të cilat si toka urbane vlerësohen me 300 apo më shumë euro për metër katror, si toka rurale vlerësohen me më pak se sa 5 euro për metër katror.

Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2015 u miratua nga maxhoranca aktuale nën premtimin se do të akordonte 5 miliardë lekë në vit për 10 vjet me rradhë për të kompensuar një pjesë të pronave të sekuestruara gjatë kohës së Komunizmit. Gjatë viteve të para të zbatimit të këtij ligji, shuma prej 5 miliardë lekësh nuk është parë kurrë.

Etiketa: EuroGjykataGjykata e StrasburgutIMTLigjMaxhorancaParapronaQeveriaSHStrazburgTiranëTokauljeVendimVendimi
Tjetri
Me orë të zgjatura dhe paga të ulëta, fëmijët shfrytëzohen nga industria fason

Punonjëset e fasonerisë në Krujë protestojnë për “pagën e luftës”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.