AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

Lehtësia me të cilën aktorët politikë të organizuar janë në gjendje të induktojnë në ndërgjegjen e shoqërisë teori komploti, me rrjedhojë potenciale ushqimin e urrejtjes, po shfaqet këto ditë si problem madhor në shoqërinë shqiptare. Përgjegjësi për këtë duket se është, nga njëra anë, regjimi totalitar dhe nga ana tjetër, dështimi i shoqërisë së tranzicionit për të edukuar qytetarët me mendimin kritik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 hours më parë
në Blog, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani
“Revolucioni i flamingove” po mbulohet nga mediat e mëdha ndërkombëtare. Foto: Nensi Bogdani.

Deputetja socialiste, Evis Kushi foli të hënën me shqetësim për “gjuhën e urrejtjes” në sferën online, që sipas saj, ka shënjestruar persona publikë, politikanë dhe këdo që mendon ndryshe.

Shqetësimi i Kushit është një shqetësim i drejtë, i dalë nga goja e gabuar. Kushi, si shumë deputetë dhe deputete të tjera, socialiste apo demokrate, kanë dëshmuar gjatë shumë viteve paaftësinë për të pasur mendim ndryshe, mungesën e kurajës qytetare për të pasur mendim ndryshe nga kryetari, dhe, larg qoftë, për të votuar ndryshe nga kryetari në ndonjë nga temat e nxehta me të cilat është përballur vendi gjatë gjithë këtyre viteve.

Shqetësimi i Kushit për mendimin ndryshe nuk ka se si të mos na sjellë ndër mend kolegen e saj, Marjana Koçeku, e cila, për të pasur mendim ndryshe, u detyrua njëkohësisht të mos jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Jo vetëm kaq, por sulmet publike dhe private ndaj Koçekut, nga zyrtarë të ndryshëm socialistë, normalisht që bien në këtë kategorinë e shqetësimit të Kushit, gjuhës së urrejtjes ndaj mendimit ndryshe.

Kushi gjithashtu është politikania që nuk vëren gjuhën e urrejtjes dhe ushqimin e urrejtjes që propaganda e shefit të saj, Edi Rama dhe e gjithë socialistëve të tjerë po ushqen çdo ditë, përmes teorive të pabaza për armiq imagjinarë të brendshëm dhe të huaj, me agjentura greke, serbe, ruse e të tjera, të cilat, duket se e kanë halë më sy Edi Ramën dhe po ushqejnë protestuesit me zemëratë të paqenë.

Rrjedhojë e kësaj gjuhe urrejtjeje është shënjestrimi i minoritetit grek të Shqipërisë si “armik”. Ndoshta Kushi nuk e ka vënë re, por ishte kryeministri Edi Rama i pari, ai që përhapi teoritë me armiq grekë që ndezin protestat kundër projektit të Zvërnecit. Dhe ishte gjithashtu Rama ai që u kap pas një detaji të parëndësishëm, kur media greke përshkroi protestuesin e dhunuar si “shtetas grek”, duke supozuar në mënyrë të pavërtetë se Greqia po shpallte pretendime territoriale, e përkatësi etnike greke të banorëve të Zvërnecit.

Seria e gjatë e aludimeve me komplot grek vijoi me foto të falsifikuara dhe pretendime të pabaza për autobuzë me protestues, e pastaj u pasua me aludime të pabaza nga vetë Taulant Balla për protestues nga Serbia dhe pastaj u pasua me shkrime në median proqeveritare që rrekeshin të bindnin protestuesit se flamingoja është simbol i gejve (nënkupto, armiqtë komplotistë gej kundër familjes). Shto këtu pretendimet se qytetarët nga Maqedonia apo nga Kosova apo nga Presheva nuk kanë të drejtë të protestojnë në Shqipëri. Të gjitha këto janë shqetësime reale, të cilat Kushi nuk i ka, sepse shqetësimi i saj nuk duket se është gjuha e urrejtjes, por protesta qytetare. Gjuha e urrejtjes është thjesht një alibi tjetër që shërben për të shmangur përgjigjet për protestat qytetare kundër shkatërrimit të mjedisit, kundër korrupsionit, kundër abuzimit me pushtetin, pro Shtetit të së Drejtës, pro demokracisë përfaqësuese.

Lehtësia me të cilën aktorët e organizuar politikë, aktualisht PD e PS, përhapin urrejtje dhe dizinformim në mendjen e shqiptarëve mund të konsiderohet si litari i lënë jashtë te fabula me priftin. Fabula flet për një prift fshati që, për t’u hakmarrë ndaj fshatarëve, u la porosi që kur të vdiste, t’i vinin një litar rreth qafës dhe ta linin njërën anë të litarit jashtë varrit. Kur autoriteteve u ra rruga nga fshati, litari u interpretua sikur fshati e kishte varur priftin.

Litari që na ka lënë ne jashtë regjimi komunist është kultura e mosbesimit ndaj tjetrit dhe politika e sundimit përmes teorive të komplotit.

Shumë dhe shumë vite më parë, Papa Gjon Pali i Dytë, i cili e njihte komunizmin sepse ishte nga Polonia, deklaroi se dëmi  më i madh që regjimet totalitare komuniste i kanë shkaktuar njerëzimit, nuk është shkatërrimi i besimit në Zot, por është shkatërrimi i besimit të njeriut te njeriu. Regjimet totalitare ia dalin të shkatërrojnë besimin e njeriut te njeriu duke i detyruar ata, siç shpjegon Hannah Arendt, të zgjedhin mes alternativave që janë njësoj kriminale. Dhe regjimet totalitare gjithashtu sundojnë gjerësisht falë shpikjes së një armiku, të jashtëm, të brendshëm apo thjeshtë imagjinar, i cili duhet të shërbejë si fantazma përballë së cilit, shoqëria duhet të shtrëngojë radhët përreth kryetarit dhe rrjedhimisht, të mos vërë në diskutim se çfarë pune e si po e bën punën kryetari, sepse çdo diskutim i tillë shkakton përçarje dhe na dobëson përkundrejt këtij armikut imagjinar.

Kjo shpjegon faktin se teoritë e komplotit janë instrumente politike që kanë prodhuar më shumë rezultat në vendet post-komuniste se sa në vendet e Evropës Perëndimore.

Nevoja për armik të jashtëm si faktor unifikues është diskutuar që në kohën e Romës së Lashtë përballë Kartagjenës. Një nga argumentet në senat ishte që Kartagjena nuk duhej të shkatërrohej, sepse përndryshe, Roma do të humbte elementin që e mbante bashkë.

Teoria e komplotit të hebrenjve kundër botës ishte politika që ushqeu cari i Rusisë apo nazizmi, ndërsa teoria e komplotit nga armiku i klasës ishte ajo që ushqyen regjimet totalitare komuniste gjithkund, përfshirë edhe Shqipërinë.

Teoritë e komplotit të kësaj natyre ndihmojnë regjimet jo vetëm që të shmangin goditjen ballore nga ankesat e shoqërisë, por edhe për të zhdukur dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës dhe për ta bërë atë dallim të parëndësishëm. Diskursi politik transformohet në pseudoreligjion. Sepse nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca e, fjala vjen, një agjenti grek ndaj turizmit shqiptar dhe as nuk mund të vërtetohet dhe as të hidhet poshtë supozimi se dikush është “sorosian”. (Për hir të fakteve, duhet të themi se “sorosianët” ekzistojnë po aq sa ekzistojnë kuçedrat dhe kafshët e tjera mitologjike). Politika, e cila duhet të jetë fushë e kushtëzuar nga arsyetimi logjik, kthehet në këtë mënyrë në një religjion, në të cilin, nuk është e mundur as të vërtetohet dhe as të rrëzohet me argumente shterruese ekzistenca e qenies supreme.

Dhe rrjedhimisht çdokush mund të jetë agjent ose sorosian, kështu që, çdokush është i dyshuar. Shoqëria humbet në këtë mënyrë aftësinë për t’u organizuar, pasi gjithkush dyshon gjithkënd ndërsa autokrati fërkon barkun me lehtësinë me të cilën, përrallat me armiq përhapen mes qytetarëve që normalisht duhet të bashkohen për ta rrëzuar.

Teoritë e komplotit shërbejnë gjithashtu për të zëvendësuar atë që është komplese dhe në ndryshim të vazhdueshëm me një recetë të thjeshtë. Njeriu është agjenci komplekse. Njeriu ka mendime komplekse. Njeriu ka identitete të ndryshme. Askush nuk mund të jetë thjeshtë “socialist” apo “demokrat” dhe çdokush ka të drejtë të ndryshojë opinion, të kalojë nga një identitet politik te një tjetër. Përkundrejt kësaj, supozimi se njeriu është thjeshtë një kukull drejtuar si marionetë nga një dorë e padukshme, është një zgjidhje më e lehtë, dhe tërësisht e pavërtetë.

Lehtësia me të cilën teoritë e komplotit po përhapen në shoqëri, nga njëra anë dobësojnë forcën e protestës qytetare dhe nga ana tjetër, janë tregues i dështimit të sistemit shkollor shqiptar për të pajisur qytetarët me aftësinë për të gjykuar çështjet në mënyrë komplekse dhe përmes arsyetimit kritik.

Etiketa: Edi RamaEvis KushiGjuha e urrejtjesHannah ArendtMarjana KoçekuTeoritë e komplotit
Tjetri
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.